• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koronavirusi/ Vasili: Qeveria po fsheh numrin e vdekjeve, shifrat më të larta

13:22 : 02/03/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili reagoi sot në një deklaratë për mediat lidhur me situatën e pandemisë Covid-19 në vend. Vasili u shpreh se shifrat e vdekjeve, humbjes së jetës së shqiptarëve në raport me ato të raportuara nga qeveria janë shumë më të larta.

“Kjo është një përgjegjësi shumë e rëndë që bie mbi qeverinë, e cila fsheh vdekjet, nuk bën analizën e tyre, nuk nxjerr përfundimet, nuk orienton masat në këtë drejtim. Por niset vetëm nga një ide: propagandë, propagandë, propagandë, duke fshehur vdekjet në njërën anë, e duke fshehur edhe mijëra infektime nga ana tjetër. Çfarë ka prodhuar kjo?

Kjo ka prodhuar një dëshpërim të jashtëzakonshëm, sepse në mënyrë të përditshme infektimet vazhdojnë të mbeten shumë të larta. Vetëm ditën e djeshme, megjithëse numri i testimeve u ul 30% në një kohë piku, pra gjëja më e papranueshme që mund të ndodhte, ulen testimet në një kohë që është piku i pandemisë. Incidenca/pozitiviteti ka qenë në masën 28%. Pra këto shifra janë tepër katastrofike.”- u shpreh Vasili, ndërsa theksoi se përgjigjja për qeverinë nuk do të mungojë më 25 prill.

“Përgjigja më 25 prill nuk do mungojë. Do të jetë një përgjigje e tmerrshme referendare, sepse ata që fshehin vdekjet, ata që nuk u qëndrojnë afër shqiptarëve në këto ditë kaq të vështira, kritike për ta, ata meritojnë vetëm ndëshkim të rreptë e të pa mëshirshëm.”- përfundoi Vasili.

Deklarata e plotë:
Jemi në këtë komunikim së bashku në këtë moment vërtetë kritik për pandeminë dhe do doja të ndaja me ju një shqetësim shumë të rëndë dhe madhor. Sërish shifrat e vdekjeve, humbjes së jetës së shqiptarëve në raport me ato të raportuara nga qeveria janë shumë më të larta. Vetëm muaji shkurt ka pasur thuajse një dyfishim të vdekjeve, në raport me mesataren e të gjitha viteve. Dhe mesatarja vjetore nga shkurti në shkurt për 12 muaj, është rreth 8 mijë vdekje më shumë, të ndodhura në raport me mesataren vjetore, e ku numri i vdekjeve të raportuara zyrtare për Covid është 6-7 herë më e pakët.
Kjo është një përgjegjësi shumë e rëndë që bie mbi qeverinë, e cila fsheh vdekjet, nuk bën analizën e tyre, nuk nxjerr përfundimet, nuk orienton masat në këtë drejtim. Por niset vetëm nga një ide: propagandë, propagandë, propagandë, duke fshehur vdekjet në njërën anë, e duke fshehur edhe mijëra infektime nga ana tjetër. Çfarë ka prodhuar kjo? Kjo ka prodhuar një dëshpërim të jashtëzakonshëm, sepse në mënyrë të përditshme infektimet vazhdojnë të mbeten shumë të larta. Vetëm ditën e djeshme, megjithëse numri i testimeve u ul 30% në një kohë piku, pra gjëja më e papranueshme që mund të ndodhte, ulen testimet në një kohë që është piku i pandemisë. Incidenca/pozitiviteti ka qenë në masën 28%. Pra këto shifra janë tepër katastrofike.

Lexo edhe:

“Ristani”/ Këlliçi: Etika e gazetarit, shembull i profesionalizmit! Bashkia e Tiranës është kthyer në grup kriminal

Gjendet një person i pajetë në shkurre në kryeqytet! Dyshime e para

Shqiptarët po vuajnë një mungesë absolute nga shteti. Nuk ekziston rimbursimi i barnave dhe mijëra shqiptarë ndërkohë që janë në momente tragjike, detyrohen të qajnë të dashurit e tyre që humbin jetën, të nesërmen e kësaj tragjedie janë të detyruar për të qarë pamundësinë absolute për të larë borxhet shumë të mëdha ku kanë hyrë, për të trajtuar të dashurit e tyre, të cilët nuk kanë pasur as ndihmën më të vogël nga qeveria e këtij vendi. Ndërkohë që vazhdon parada e mashtrimeve dhe e gënjeshtrave, propaganda që fillon nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës, një pacipësi e padëgjuar, mijëra shqiptarë dergjen dhe nuk kanë asnjë lek të vetëm mbështetje nga qeveria. Dhe këta sharlatanë, këta maskarenj në kuptimin më të plotë të fjalës, vazhdojnë e bëjnë propagandë nëpër Shqipëri.

Mijëra familje kanë hyrë në borxhe shkatërrimtare për të bërë të mundur për të mbajtur në jetë familjarët e tyre. Ata që kanë dalë nga Covidi jo pak prej tyre vuajnë pasojat, të cilat kërkojnë trajtime afatgjata mjekësore. Por të gjithë këta janë lënë në mëshirë të fatit. E gjithë propaganda e këtyre maskarenjve është një zero e vërtetë. Është një turp kriminal, se pra ndërkohë që këta njerëz vuajnë pasojat shëndetësore, por vuajnë edhe tragjedinë ekonomike. Le të dalin në të gjithë Tiranën, le të dalin në të gjithë Shqipërinë, që janë dhjetëra mijëra ata, të cilët janë zhytur në mjerim financiar vetëm e vetëm se kurrkush nga shteti nuk i ndihmoi, e ndërkohë që lumi i parave për koncesione, për inceneratorë e lulishte imagjinare, për zyra e të tëra turpet e Bashkisë së Tiranës e me radhë, vazhdojnë të shpenzohen pafundësisht.

Ky është një faj kriminal i cili po konsumohet në sytë e të gjithë shqiptarëve, që nga fshehja e infektimeve apo e vdekjeve. SPAK më së fundmi le të hapë njëherë sytë e të bëjë detyrën e tij. Bëhet fjalë për mijëra vdekje. Çfarë të presim më, kë do hetojmë? Boll i hetuan 50 e 10 mijë lekshat e gjobave të policisë. Le të merren me mijëra shqiptarë që kanë humbur jetën e nuk dihet njeri, e kurrkush nuk është interesuar se pse kjo ndodhi dhe në cilat përfundime duhet të dalin. Por i kanë fshehur më ndërgjegje të plotë.

Shqiptarët kërkojnë përgjigje të qartë e të prerë e kërkojnë fajtorët të shkojnë atje ku e kanë vendin. Nuk mund të pranojnë më që fajtorët të dalin rrugëve e bëjnë propagandë, e vazhdojnë i mashtrojnë, ndërkohë që humbasin shëndetin, jetën e ato pak shpenzime financiare që kanë, pa asnjë mundësi për t’i shlyer ato, pasi mijëra e mijëra kanë humbur e humbin vazhdimisht punën, e nuk kanë mundësi si të përballojnë jetesën dhe janë në kufijtë e dëshpërimit dhe mjerimit. Sigurisht ky faj do të shpaguhet, por sa më parë aq më mirë do të ishte për shqiptarët, e aq më nder do t’i bënte SPAK-ut që të respektonte njëherë të vetme ligjin.

Megjithatë, përgjigja më 25 prill nuk do mungojë. Do të jetë një përgjigje e tmerrshme referendare, sepse ata që fshehin vdekjet, ata që nuk u qëndrojnë afër shqiptarëve në këto ditë kaq të vështira, kritike për ta, ata meritojnë vetëm ndëshkim të rreptë e të pa mëshirshëm.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ristani”/ Këlliçi: Etika e gazetarit, shembull i profesionalizmit! Bashkia e Tiranës është kthyer në grup kriminal

14:51 : 07/06/2025
AKTUALITET

Gjendet një person i pajetë në shkurre në kryeqytet! Dyshime e para

14:39 : 07/06/2025
AKTUALITET

Ristanja e Bashkisë si pasqyrë e asaj që po vjen

14:30 : 07/06/2025
AKTUALITET

Ish kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, i proceduar penalisht disa herë!

14:24 : 07/06/2025
AKTUALITET

Fyerjet e Anuela Ristanit sulm i mirëllogaritur ndaj gazetarisë kritike

14:18 : 07/06/2025
Lajmet e Dites

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

14:13 : 07/06/2025
Para

Humbi të atin nga Covid-19, Çiljeta Xhilaga rrëfen momentet e fundit me të

TË GJITHA

“Ristani”/ Këlliçi: Etika e gazetarit, shembull i profesionalizmit! Bashkia e Tiranës është kthyer në grup kriminal

14:51 : 07/06/2025

Gjendet një person i pajetë në shkurre në kryeqytet! Dyshime e para

14:39 : 07/06/2025

Ristanja e Bashkisë si pasqyrë e asaj që po vjen

14:30 : 07/06/2025

Ish kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, i proceduar penalisht disa herë!

14:24 : 07/06/2025

Fyerjet e Anuela Ristanit sulm i mirëllogaritur ndaj gazetarisë kritike

14:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

14:13 : 07/06/2025

Asnjë masë parandaluese/ Zjarr masiv në fushën e mbetjeve, Vlora turistike mbulohet nga tymi kancerogjen

14:05 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com