• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kamatëvonesat, shqiptarët paguan 900 milionë lekë më shumë tek faturat e energjisë

23:26 : 02/03/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Në vitin 2020 të paktën 900 milionë lekë (rreth 7.2 milionë euro) janë arkëtuar si kamatëvonesa në faturat e energjisë.

Kjo është shuma që është paguar ekstra nga familjarët apo bizneset që nuk kanë shlyer në kohë faturën e lëshuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Çdo konsumator ka të drejtë që faturën e muajit korrent ta paguajë pa penalitete deri në ditën e fundit të muajit pasardhës. Pas kësaj sistemi automatikisht fillon të përllogarisë kamatëvonesa e cila mund të arrijë në maksimalisht deri në 50 për qind të vlerës së faturës. Të dhënat zyrtare nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike tregojnë se gjatë vitit 2020 në total ishin 4.8 milionë fatura që kishin vonesa në pagesë.

Mesatarisht numri i faturave mujore të likuiduara me vonesë përllogaritet mes 350-400 mijë në muaj ku kulmi duket se është arritur në muajin prill me 566 mijë fatura. Kjo duket se lidhet edhe me situatën e pandemisë kur nga mesi i marsit e deri në fund të prillit Shqipëria u vendos nën karantinë për të nisur më pas me masa lehtësuese nga prilli e në vazhdim. Gjatë asaj kohe duke pasur parasysh situatën e vështirë pagesa e energjisë u mundësia edhe përmes disa kanaleve online ku një prej tyre ishte edhe portal E-albania.

Pavarësisht gjetjes së alternativave nga ana e kompanisë publike të shpërndarjes së energjisë por edhe ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve u raportua për rënie të nivelit të arkëtimeve. Kjo u lidh drejtpërdrejt me kufizimin e lëvizjeve si dhe pamundësinë në disa raste të familjeve për të përmbushur nevojat e tyre financiare në kushtet kur një pjesë humbën edhe punën.

Lexo edhe:

Impianti nuk punon, por pagesat do bëhen! Inceneratori i Tiranës do “djegë” edhe 30 mln € deri më 2028

Pagesa deri në 60 mijë euro nata, kush janë këngëtaret më të paguara

Të dhënat e OSHEE tregojnë gjithashtu se numri i faturave të raportuara me dëm ekonomik në vitin 2020 ishte pak më shumë se 4 mijë dhe më shumë se gjysma e tyre ishte në muajin dhjetor. Në vlerë shuma e faturuar në këto fatura ishte 31 milionë lekë.

Aktualisht OSHEE po bën faturimin në terren çdo dy muaj duke pasur parasysh konsumin referencë të vitit të kaluar për çdo muaj. Kjo praktikë është lënë në fuqi nga Enti Rregullator i Energjisë deri në qershor të këtij viti më pas OSHEE do të duhet që të bëjë faturim në terren për të parë gjendjen reale të sahatit./Monitor/

Etiketa: energjiakamatvonesapagesa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Impianti nuk punon, por pagesat do bëhen! Inceneratori i Tiranës do “djegë” edhe 30 mln € deri më 2028

08:11 : 13/11/2025
SHOW BIZ

Pagesa deri në 60 mijë euro nata, kush janë këngëtaret më të paguara

11:29 : 10/11/2025
AKTUALITET

Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave i mban sekret

11:20 : 28/10/2025
BOTA

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025
AKTUALITET

Vdes tragjikisht një grua në Lezhë, e zë korenti në oborrin e shtëpisë

17:13 : 27/09/2025
AKTUALITET

Perplasja/ Celibashi vë në dyshim shërbimin e DHL-së për votat e diasporës

13:20 : 08/09/2025
Para

Manchester City “vrapon” drejt titullit, fitore me “poker” ndaj Wolverhampton

TË GJITHA

Protestë në Strasburg në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

14:59 : 16/11/2025

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com