• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rregullorja e re, si mund të ndryshojë indeksi për interesat e kredive

23:55 : 01/03/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Banka e Shqipërisë ka parashikuar disa ndryshime në rregulloren “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare”, që parashikojnë mundësinë e ndryshimit të indeksit orientues, në rastet kur norma e interesit të kredisë është e përbërë.

Në kontratat e kredisë afatgjatë zakonisht norma totale e interesit ndërtohet mbi një indeks orientues, si për shembull bonot e thesarit, libori apo euribori, të cilit i shtohet një marzh interesi fiks. Me ndryshimet e propozuara nga Banka e Shqipërisë, bankat do të mund të vendosin në kontratat e kredisë një klauzolë të ndryshimit të indeksit orientues.

Ndryshimi në rregullore do t’i japë bankës të drejtën të zëvendësojë indeksin orientues, nëse ndodh një ndërprerje e kuotimit të këtij indeksi për monedhën e kredisë. Kjo klauzolë aplikohet vetëm me kusht që të ketë një përcaktim të qartë të datës së ndërprerjes së kuotimit të indeksit orientues për monedhën dhe zëvendësimin e tij me një indeks orientues alternativ të publikuar nga autoritetet rregullatore.

Dispozitat e reja nuk do të zbatohen për marrëveshjet e kredive të miratuara përpara datës së hyrjes në fuqi të rregullores së re, me përjashtim të rasteve kur banka merr masat e nevojshme për përfshirjen, me miratimin e kredimarrësit, të klauzolës së ndryshimit të indeksit orientues në kontratat ekzistuese.

Funksioni i indekseve orientuese të interesit në huadhënie është që të mbrojnë institucionet financiare nga rreziku i ndryshimit të normave për periudha të gjata kohore. Normat e interesit mund të ndryshojnë në varësi të cikleve të ekonomisë, politikave monetare të bankave qendrore dhe apo faktorëve të tjerë që ndikojnë ecurinë e tregjeve financiare. Kontratat e kredisë mund të kenë një kohëzgjatje deri në 30 vjet dhe për periudha të tilla një normë interesi fikse i ekspozon bankat ndaj humbjeve në të ardhmen.

Lexo edhe:

Buxheti 2026/ Banka e Shqipërisë: Rishikoni skemën e pensioneve dhe kujdes me koncesionet

Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

Sot normat e interesit janë pranë niveleve më të ulëta historike dhe kjo pasqyrohet edhe në ecurinë e indekseve orientuese. Kur ekonomia dalë nga kriza e gjatë që nisi pas vitit 2008, presionet për rritjen e çmimeve do të rriten dhe bankat qendrore do të rrisin normat bazë të interesit, me qëllim mbajtjen e inflacionit pranë objektivit. Ndryshimi i kahut normave të interesit do të sjellë rritje të interesave të depozitave apo instrumenteve të tjera me anë të të cilave bankat sigurojnë fondet. Por, kjo rritje e interesave do të reflektohet edhe në ecurinë e indekseve orientuese, si euribori apo bonot e thesarit. Në këtë mënyrë, edhe interesi total i kredive do të rritet, duke reflektuar rritjen nga komponenti i indeksit orientues dhe duke iu lejuar bankave të ruajnë marzhet e tyre të ndërmjetësimit në huadhënie. /Monitor/

Etiketa: Banka e Shqiperiseindeksinorma interesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Buxheti 2026/ Banka e Shqipërisë: Rishikoni skemën e pensioneve dhe kujdes me koncesionet

12:03 : 10/11/2025
AKTUALITET

Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

09:09 : 15/10/2025
AKTUALITET

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025
AKTUALITET

BSH: Indeksi i çmimit të banesave u rrit me gati 42%. “Fluturojnë” edhe qeratë

15:08 : 24/09/2025
AKTUALITET

Banka e Shqipërisë i vendos masa kufizuese UBA Bank të Kadri Morinës, pezullon dhënien e kredive

13:04 : 17/08/2025
AKTUALITET

Paraja jashtë banke u rrit me një rekord prej 107 milionë eurosh përpara zgjedhjeve

08:03 : 02/07/2025
Para

12 thënie nga Kurt Cobain, lideri i grupit legjendar i grupit “Nir vana”

TË GJITHA

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025

Reuter zbulon skenarin: Ja ndarja ‘de facto’ që mund ti bëhet Rripit të Gazës

22:14 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com