• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lubonja: Marrëveshja PD-LSI, një mesazh për elektoratin

18:12 : 01/03/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, marrëveshjen e arritur sot mes dy partive të mëdha opozitare, PD dhe LSI, për zgjedhjet e 25 prillit.

Lubonja tha se kjo marrëveshje ishte një mesazh që nënkupton angazhim moral para elektoratit, por sipas tij, do të ishte më mirë që të kishte një koalicion të madh opozitar.

“Është një mesazh që nënkupton një angazhim moral përpara elektoratit, që nuk do të bëjnë lojëra nesër me Edi Ramën. Unë kam qenë i idesë që do duhej të kishte pasur një koalicion tamam me një listë dhe me një program, që do duhet të tregonte pikat e përbashkëta që këto kanë, që për mua është rivendosja e një normaliteti në Shqipëri, rikthimi i pluralizmit, pra themelet e kërcënuara të shtetit nga kapja prej një partie të vetme.

Sa i përket politikave të ndryshme që mund të kenë PD dhe LSI, këto duhet të ishin sekondare. Ky mesazh që japin e tregon pak a shumë atë shqetësimin e parë, por ndoshta jo në forcën e duhur, ndonëse mbetet e hapur se sa efikas është, dhe këtë do ta tregojë rezultati i zgjedhjeve.

LSI mund të marrë votat e majta dhe PD mund të marrë votat e djathta dhe maksimalizohet zona kështu, duke qenë dy koalicione. Mbetet për t’u parë sa efikase është kjo dhe sa mund të ishte koalicioni i vërtetë me një listë, ku sipas mendimit tim, duhet të ishte punuar më shumë në atë koalicionin e madhe, përtej PD dhe LSI, me një sakrifikim më të madh”, tha Lubonja.

Lexo edhe:

Urdhri i Rubios që të mos komentohen zgjedhjet, Lubonja: Mbyllja e USAID një nga shkaqet

Lufta Izrael-Iran/ Lubonja: Ndërhyrja e SHBA në konflikt, me përmasa botërore

Ndërsa shtoi se “asnjëherë nuk mund ta thuash me bindje që marrëveshja PD-LSI u jep fund spekulimeve për ndërrim kahu në varësi të rezultateve, më e sigurt do të ishte koalicioni i përbashkët. Kështu që nuk i jep fund, do të ketë përpjekje nga mazhoranca. Por mbetet ende e paqartë, nëse PD dhe LSI do të konsiderohen koalicion pas zgjedhjeve”.

Më tej, analisti Lubonja foli dhe për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, duke thënë se situata në vendin tonë është katastrofike.

“Gjëja e parë që mund të them është se unë personalisht jetoj në dy shtete, meqë kam familjen në Itali, shkoj e vij, edhe në Shqipëri padyshim. Ndjek lajmet e të dy shteteve, ndjeshmërinë që transmetojnë lajmet, emisionet, debatet.

Ajo që vë re është se ndërkohë që në Itali është lajm i parë, shqetësim i parë, në Shqipëri mbetet lajm i tretë, përpara luftës për pushtet që bëjnë partitë. Më duket se është në traditën tonë që politika ka uzurpuar gjithçka, uzurpon kulturën, jetën artistike, etj.

Pastaj për të hyrë më konkretisht te çështja e pandemisë, unë kam ndjesinë se menaxhimi te ne ka qenë një test stres i qeverisë, një test që tregon gjendjen katastrofike. Është si të bësh analizat e gjakut dhe të dalin të gjitha të zhbalancuara. Në Itali jepet përditë numri i testeve, që është deri në 300 mijë, ne kemi 3-4 mijë teste dhe na dalin 1 mijë të infektuar, që tregon se shkalla e infektivitetit është 25% te ne.

Kjo nuk është e vërtetë, sepse ne testojmë vetëm ata që janë të sëmurë. Kjo tregon një mungesë shtrirjeje, kontrolli, menaxhimi. Ka dhe diçka tjetër, që ne nuk e kemi atë që nxjerr mutacionet e koronavirusit. Kur ka kaq shumë gënjeshtra, kjo është t’i kesh lënë njerëzit në mëshirë të Zotit. Unë e gjykoj që ne jemi komplet zonë e kuqe, nëse do të ishim në Itali.

Kjo do të thotë komplet mbyllje në shtëpi. Kjo është përsëri shenjë e katastrofës. Për të mos folur pastaj për numrin e vdekjeve, për sa kurohen në shtëpi, që të gjitha janë të panjohura. Është katastrofë, është si gjendje lufte, ku sa ka mbaruar lufta. Imagjino sa njerëz kurohen në shtëpi, sepse njerëzit nuk kanë besim të shkojnë në spital, pasi thonë vdes aty”, u shpreh ai.

Etiketa: lubonja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Urdhri i Rubios që të mos komentohen zgjedhjet, Lubonja: Mbyllja e USAID një nga shkaqet

22:05 : 21/07/2025
AKTUALITET

Lufta Izrael-Iran/ Lubonja: Ndërhyrja e SHBA në konflikt, me përmasa botërore

15:43 : 23/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi i votave, Lubonja: Kutitë tregues se si veprojnë rivalitetet dhe grupet brenda partive

22:28 : 12/06/2025
AKTUALITET

Lubonja për ndërhyrjet në Spaç: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha

21:34 : 06/06/2025
AKTUALITET

Lubonja kundër restaurimit: Godinat e rrënuara të Spaçit flasin më tepër se muret e lyera me suva

18:57 : 05/06/2025
AKTUALITET

Kritikat ndaj PD, Lubonja: Zgjedhjet i tjetërson partia në pushtet, ne merremi me opozitën

22:09 : 03/06/2025
Para

‘A ka vdekur apo është gjallë?’/ Pesë ditë pa lajm për nënën e shtruar, burri qan përpara Infektivit

TË GJITHA

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

“U kërcënova me jetë nga Lapaj, babai dhe kushërinjtë”/ Shabani: Po përgatis dosje, grupe kriminale…

21:51 : 27/07/2025

E rëndë/ Gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës një 26-vjeçar

21:33 : 27/07/2025

Gjermani/ Treni me rreth 100 persona në bord del nga shinat, raportohet për disa të vdekur

21:25 : 27/07/2025

“Më shumë se 3 fëmijë të vrarë çdo ditë”/ OKB bën bilancin e luftës Izrael–Hezbollah

21:09 : 27/07/2025

Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

20:55 : 27/07/2025

Rusia “rrëzon nga froni” Gjermaninë, bëhet prodhuesi më i madh i birrës në Europë

20:34 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com