Një tjetër teori konspirative ka protagonist miliarderin amerikan Bill Gates. Këtë herë themeluesi i Microsoft, sipas teorisë së re është përgjegjës për situatën dramatike nga moti i keq në Teksas, ku reshjet e borës goditën vendin disa ditë më parë dhe u morën jetën 70 njerëzve.
Sipas The Sun, përdoruesit e TikTok ngarkuan një video në mediat sociale dhe shoqëronin atë me hashtagun #govermentsnoë dhe pretenduan se bora ishte e rreme.
Në fakt, disa prej tyre mbanin topa bore në duar dhe përpiqeshin t’i digjnin në mënyrë që të provonin pretendimet e tyre. Kur flaka prek borën dhe ajo nuk shkrihet, përdoruesit e TikTok pretendojnë se kjo tregon se reshjet e borës janë të rreme dhe ishin planifikuar nga qeveria e Biden.
Në një video një vajzë është në vaskë dhe mban një top dëbore dhe një çakmak në dorë, ndërsa thotë: ‘Kjo i shkon qeverisë sonë dhe Bill Gates. Faleminderit Bill Gates që u përpoqët të na mashtroni duke thënë se kjo është bora e vërtetë. Do të shihni që nuk shkrihet dhe do të digjet. Bora nuk digjet, por shkrihet’.
Në një video tjetër, një vajzë mbledh borën nga toka dhe pasi e bën atë top, e vendos mbi një qiri dhe vëren se nuk shkrihet. Sipas saj, diçka tjetër fshihet pas borës që nuk shkrihet. Ajo madje shkon një hap më tej duke pretenduar se nëse e vendos atë në një furrë me mikrovalë atëherë ajo do të marrë flakë pasi një metal është përzier brenda.
Megjithëse komuniteti shkencor nuk ka dyshime, përdoruesit e TikTok vazhdojnë të përhapin lajme të rreme me teoritë e tyre të komplotit. Ata pretendojnë se ish-bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates, i cili ka studiuar ndryshimet klimatike për vite me radhë fshihej pas kësaj që e quajnë dëborë ‘false’.