• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Çfarë forme ka Universi?

23:28 : 28/02/2021
në NDRYSHE

Teoria e Relativitetit të Përgjithshëm, sipas së cilës hapësira mund të lakohet, lejon që Universi të marrë njërën nga 3 format: e sheshtë si një fletë letre, e mbyllur si një sferë, apo e hapur si një shalë kuajsh. Kjo gjeometri astronomike nuk është çështje e parëndësishme, pasi prej saj varet fati i kozmosit.

Siç thotë kozmologu i Universitetit Prinston, Dejvid Shpergel“forma e universit na tregon mbi të kaluarën dhe të ardhmen e saj”. “Nëse universi do të zgjerohet përgjithmonë apo përfundimisht do të shkatërrohet, dhe nëse është i fundmë apo i pafundmë, që të gjitha këto janë pyetje që lidhen me formën e tij”-thekson ai.

Për një çështje që mbart pyetje kaq të mëdha, përbërësit e saj janë jashtëzakonisht të thjeshtë. Struktura përfundimtare e Universit varet vetëm nga dy faktorë:dendësia dhe shpejtësia e zgjerimit. Afro 68 për qind e Universit është energji e errët, dhe 27 për qind është lëndë e errët.

Pjesa e mbetur është lëndë normale, ku futen planetët, yjet dhe trupat e tjerë qiellorë. Dendësia e Universit, ka të bëjë me faktin sesa kjo lëndë është e paketuar në një vëllim të caktuar hapësire. Nëse dendësia e Universit është mjaftueshëm e madhe që graviteti i saj të kapërcejë forcën e zgjerimit, atëherë Universi do të shndërrohet në një top.

Ky njihet si modeli i mbyllur, me një lakim pozitiv që i ngjan një sfere. Një veti shqetësuese e këtij Universi është se ai është i fundmë, e megjithatë nuk ka kufij. Nga ana tjetër, nëse dendësia e Universit është e ulët, dhe nuk është në gjendje ta ndalojë zgjerimin, hapësira do të shpërbëhet në drejtimin e kundërt.

Lexo edhe:

Gjinekologu që la shtatzënë fshehurazi 21 gra, historia me pacientet e tij

A jeni inteligjent? Ja shenjat që e tregojnë këtë

Kjo do të formonte një Univers të hapur me lakim negativ që i ngjan një shale kuajsh. Për Universin ekziston edhe një skenar “Goldilocks”, për të cilin shkencëtarët thonë se është më i besueshmi.

Shumica e provave kozmologjike, tregojnë se dendësia e Universit është ekuivalenti i rreth gjashtë protoneve për 1.3 jardë kub, dhe se ai zgjerohet në çdo drejtim pa u lakuar pozitivisht apo negativisht. Pra, Universi është i rrafshët. Por çfarë do të thotë kjo?

Kjo rrafshësi nuk është lloji 2-dimensional që hasim shpesh në jetën e përditshme, por mund ta imagjinoni përmes disa analogjive. Imagjinoni sikur po qëndroni në cepin e një dhome katrore. Ecni 10 hapa përgjatë murit në këndin tjetër, pastaj kthehuni 90 gradë.

Ecni edhe 10 hapa të tjerë, dhe kthehuni sërish 90 gradë. Bëjeni 2 herë këtë gjë, dhe do të gjendeni sërish aty ku nisët, pra keni bërë një rreth të plotë. Kjo është gjeometria standarde euklidiane që kemi mësuar të gjithë në shkollën e mesme, dhe nëse shtoni një dimension më shumë, ju do të keni një Univers të sheshtë.

Të dhënat më të mira për formën e universit gjenden në sfondin e mikrovalëve kozmike (CMB), nga rrezatimi i Big Bengut që rrezaton drejt nesh nga çdo drejtim. Gjatë dekadave të fundit, shkencëtarët kanë matur në mënyrë të përsëritur luhatjet e temperaturës në CMB, duke mos gjetur gati asnjë lakim.

Një Univers i sheshtë, është një pjesë kryesore e modelit standard kozmologjik, i njohur gjithashtu si Modeli i Errët i Ftohtë Lambda (ΛCDM). (Λ është gërma greke për lambda, që tregon energjinë e errët.) Por në fundin e vitit vitit 2019, Alesandro Melkiori i Universitetit La Sapienza në Romë dhe kolegët e tij,arritën në përfundimin se matjet e CMB nga vëzhguesi hapësinor “Planck” tregojnë një Univers në formë të mbyllur.

Nëse kjo do të ishte e vërtetë, do të përmbyste dekadat e gjetjeve astronomike. Por përveç këtyre të dhënave, nuk ka më të voglën arsye për të dyshuar se universi është i rrafshët. Të gjitha matjet e tjera të CMB, si ato nga Teleskopi i Kozmologjisë Atmama (ACT) në Kili dhe Sonda Anisotropi me Mikrovalë Uilkinson, janë në përputhje me hipotezën e Universit në formë të rrafshët.

Edhe të dhënat nga burime të tjera, mbështesin më së fundmi teorinë më tradicionale. Në një studim të botuar më dhjetor të vitit të kaluar, Shpergel dhe dhjetëra studiues të tjerë të lidhur me ACT, kombinuan të dhënat e tyre dhe grupe të tjera të dhënash, me të dhënat e marra nga teleskopi Planck.

Ata nuk gjetën asnjë provë të devijimit nga hipoteza e rrafshësisë së Universit, duke theksuar se devijimi që ka treguar Planck, është vetëm një luhatje statistikore. Por nëse Universi është i lakuar, ai duhet të jetë aq i stërmadh saqë 93 miliardë vitet e dritës që mund të shohim nuk janë një pjesë e madhe e mjaftueshme për të zbuluar lakimin e tij.

Etiketa: ndryshe boldnews host domain

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Gjinekologu që la shtatzënë fshehurazi 21 gra, historia me pacientet e tij

20:27 : 04/02/2022
NDRYSHE

A jeni inteligjent? Ja shenjat që e tregojnë këtë

22:37 : 23/01/2022
BOTA

Gruaja nxjerr shëtitje burrin e lidhur si qen, rrjeti ‘shpërthen’ me kritika (Video)

18:33 : 14/01/2022
NDRYSHE

Mbushi 119/ Ja sekretet e Tanakës, gruas që jetoi nëpër histori

21:34 : 03/01/2022
NDRYSHE

Pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve/ Çfarë duhet të bëni në 2022, nga telefoni, te ish-i

16:40 : 31/12/2021
BOTA

Çmenduri! Ndalohet për 11 ditë e qeshura dhe alkooli në Korenë e Veriut

16:49 : 16/12/2021
Para

Ndryshime të papritura/ Njihuni me parashikimin e motit për javën e parë të marsit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Çudira shqiptare/ 49 kandidatë për deputetë s’i besojnë as vetes, dalin me 0 vota!

16:54 : 15/05/2025

Pak muaj para merkatos, FIFA “bllokon” 4 ekipet shqiptare

16:53 : 15/05/2025

Bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, shkon në 103 numri i viktimave

16:45 : 15/05/2025

Komisioni Evropian: Reklamat në TikTok shkelin Aktin e Shërbimeve Dixhitale!

16:44 : 15/05/2025

Me pasaportë europiane, por pa fonde IPARD për bujqësinë

16:43 : 15/05/2025

Mbrojtësi i Real Madrid në telashe, ndiqet penalisht për shpërndarje pornografie me fëmijë

16:36 : 15/05/2025

Tifozët e Milanit humbasin durimin, “Curva Sud”: Të dielën ju lëmë vetëm, me turpin tuaj!

16:20 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com