• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha: Rama po i trajton pronarët si në kohën e Enverit, PD ju del zot

10:07 : 28/02/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi sot programin për pronat. Basha tha se Qeveria Rama po i trajton pronarët si në kohën e kmunizmit, ndërsa shtoi se “ne ju kemi dalë zot dhe ne duhet t’ju dalim zot deri në fund pronarëve dhe të përndjekurve politik”.

“Qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe i prerë, dhe në nisje të debatit politik për këtë çështje, unë e kam thënë publikisht dhe dua ta përsëris sot edhe një herë publikisht, ju lutem të nderuar pronarë të Shqipërisë pranojeni këtë dhe si një ndjesë, në emër të Partisë Demokratike për vonesat, për problemet me të cilat jeni hasur në rrugën tuaj në kalvarin tuaj 30-vjeçar edhe për shkak të përgjegjësive tona të papërfunduara.

E them këtë me gjithë vetëdijen që jam drejtuar edhe përndjekurve politik, me vetëdijen se as të përndjekurit dhe as pronarët nuk kishin dhe nuk kanë ku ta kërkojnë drejtësinë e munguar këto 30 vite përveçse tek shtëpia e lirisë, kjo është Partia Demokratike. Edhe sikur disa prej gabimeve dhe shtrembërimeve dhe mosveprimeve mos të kishin ndodhur gjatë qeverisjes tonë, që në fakt kanë ndodhur gjatë disa viteve të qeverisjes tonë, prapë se prapë kjo do të ishte një ndjesë e merituar sepse ne ju kemi dalë zot dhe ne duhet t’ju dalim zot deri në fund pronarëve dhe të përndjekurve politik”, tha Basha.

Ai shtoi se këtë ndjesë natyrisht e kemi shoqëruar me gatishmërinë tonë për të hedhur të gjitha hapat e nevojshëm politikë dhe pas 25 prillit ligjor dhe financiar për të korrigjuar dhe zgjidhur problemet e shkaktuar gjatë këtyre viteve dhe të akumuluara e të shumëfishuara gjatë qeverisjes së padrejtë dhe grabitqare të këtyre tetë viteve.

“Jam po kështu i vetëdijshëm se koha që ka rrjedhur jo vetëm që nuk i ka shëruar plagët por për vetë natyrën e plagës së pronës së tjetërsuar i ka bërë ato më komplekse, kurorat brenda familjeve janë shtuar, proceset e lëvizjeve demografike kanë shkaktuar ndryshime qoftë të hapësirave urbane po kështu dhe atyre rurale. Ndërkohë që babëzia e pa kufi për të grabitur pronën e pronarëve legjitim nuk ka kursyer as majat e maleve e as bregdetin shqiptar.

Lexo edhe:

Rama do të mbledhë kryetarët e bashkive më 9 korrik

Rama “de facto” edhe kryebashkiak i Vlorës, tjetër takim në Bashki, nuk i shtrëngon dorën askujt

Po unë ju siguroj sot ju dhe të gjithë ata përfaqësues të pronarëve që nuk na ndjekin dot për shkak të masave anti-Covid, jemi të detyruar ta bëjmë në një format të ngushtë, dhe çdo pronar shqiptar dhe çdo pronare shqiptare, se pas 25 prillit, qeveria e zgjedhur me votën tuaj dhe e kryesuar nga Partia Demokratike dhe unë, do të kemi vullnetin që ndjesën për problemet e pazgjidhura dhe problemet e shtuara ta kthejmë në angazhime konkrete me një plan konkret i cili do të nisë nga zbatimi menjëherë. Unë nuk kam marrë dhe nuk mund të marr zotime të parealizueshme apo të realizueshme pas 30, 40, apo 50 vjetësh por vetëm ato të cilat ne e dimë se me vullnet politik mund dhe duhet të kryhen, duke iu parë në sy dhe duke rakorduar bashkërisht, gjithçka, deri në finalizimin e secilit prej angazhimeve të parashikuara në planin tonë.

Do të ishte plotësisht e pasinqertë t’iu thoja se ndjeshmëria ndaj pronës mungon në këtë parti, se në fakt shumica dërrmuese e individëve që përfaqësojnë partinë Demokratike në çdo nivel politik ndajnë me pronarët e shpronësuar ndjeshmërinë e çështjeve të pronësisë dhe rëndësisë që kjo çështje ka për jetën dhe dinjitetin e individëve dhe familjes por dhe për paqen sociale dhe për një zgjim të ri kombëtar ekonomik të Shqipërisë”, theksoi Basha.

Etiketa: BashapronaRama

Lajme të lidhura

Në foto: Kryeministri Edi Rama
AKTUALITET

Rama do të mbledhë kryetarët e bashkive më 9 korrik

10:51 : 07/07/2025
AKTUALITET

Rama “de facto” edhe kryebashkiak i Vlorës, tjetër takim në Bashki, nuk i shtrëngon dorën askujt

09:51 : 07/07/2025
AKTUALITET

“Ideja i ka ardhur Ramës nga jashtë”/ Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri qëndron Izraeli

20:50 : 06/07/2025
AKTUALITET

Revista amerikane: Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

17:13 : 06/07/2025
AKTUALITET

“Tokë e xanun”/ Pas ultimatumit, Rama publikon foto nga bizneset që kanë “zaptuar” hapësirat

13:33 : 05/07/2025
AKTUALITET

Në kulmin e vapës/ Treshja Rama-Karakaçi-Dalipi lënë pa drita Beratin

13:11 : 05/07/2025
Para

Sistemi VAR “zbarkon” në Shqipëri, FSHF tregon ndeshjen e parë kur do nisë të përdoret

TË GJITHA

Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi Ibër

11:15 : 07/07/2025

EMRI/ Në kërkim nga Italia për drogë, shqiptari kapet në Kroaci pas “spiunimit” nga policia shqiptare

11:12 : 07/07/2025

Drejtimi i paduhur

11:10 : 07/07/2025
Në foto: Kryeministri Edi Rama

Rama do të mbledhë kryetarët e bashkive më 9 korrik

10:51 : 07/07/2025

Berisha: Kur isha unë në pushtet, ‘Bankers’ paguante të gjitha taksat

10:49 : 07/07/2025

Shkëlqeu sezonin e fundit, Parma kërkon sulmuesin e Kombëtares Shqiptare

10:41 : 07/07/2025

“Krime të rënda dhe të dhunshme”, detaje nga arrestimi i Noizy-t në Zvicër

10:35 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com