Shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë, në pranga 2 persona (Emrat)

1 kg e 117 gramë kokainë janë sekuestruar nga policia pas një operacioni në kryeqytet.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Urur”, Luan Nexhipi dhe Euklid Celmeta kanë rënë në pranga, pasi shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme në Tiranë.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u sekuestrua automjeti me të cilin këta shtetas qarkullonin për të shitur lëndën narkotike, 6 aparate celular dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

LEXO EDHE  Urdhri për sekuestrimin e Lapsi.al/ A po veprojnë prokurorja Millonai dhe gjyqtarja Olldashi si kamikaze të Rilindjes?

Sakaq në  momentin e ndërhyrjes nga ana e punonjësve të policisë për kapjen e tyre, Nexhipi dhe Celmeta janë përpjekur të largohen me vrap për ti shpëtuar kapjes së tyre, por nuk kanë mundur dot pasi janë vënë në pranga nga Policia.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia.