Ndryshe nga Rama/ Angela Merkel refuzon të vaksinohet! Ja arsyeja

Për të dalluar liderin nga pushtetari, mjafton të shohësh dallimin mes kryeminsitrit të Shqipërisë edi Rama dhe kancelares gjermane Angela merkel.

I pari edhe pse ende nuk i ka mbushur 60-vjeç nxitoi të bënte i pari vaksinën kundër koronavirusit, ndërsa kancelarja merkel e ka refuzuar diccka të tillë duke dhënë shpjegime shtetareje dhe jo pushtetareje.

Angela Merkel refuzoi që të marrë vaksinën kundër Covid-19. Ajo i la radhë më të moshuarve apo kategorive të tjera, të cilët janë më të rrezikuar.

Gjatë një interviste për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine” Merkel tha: Unë jam 66 vjeçe dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar për Astra-Zeneca. Por është  një vaksinë e besueshme, efektive, e sigurt dhe është aprovuar.

Ndonëse në vendet e tjera, krerët e qeverive vaksinohen për t’i treguar popullit se vaksina është efektive, Merkel ka zgjedhur që të mos bëjë të njëjtin veprim.

E pyetur nëse është e frikësuar nga infektimi ajo thotë se po bën çdo gjë që të mos infektohet.

“Unë nuk dua të infektohem me koronavirus dhe po bëj gjithçka për ta parandaluar atë. Personalisht njoh njerëz që janë goditur rëndë, të cilët mezi e kanë e përballuar sëmundjen”.

“Njerëzit e tjerë gjithashtu mund të pësojnë dëme të rënda afatgjata. Së pari duhet të vaksinohen të moshuarit, ata me sëmundje të tjera dhe gjithashtu njerëzit që janë në kontakt të ngushtë me njerëz të infektuar. Ky është një urdhër i arsyeshëm të cilit dua t’i përmbahem.”– thotë ajo.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se nuk do të marrë vaksinën COVID-19 të AstraZeneca, sepse ajo është shumë e vjetër.

Ritmi i përdorimit të vaksinave në Evropë është ngadalësuar pas atij të Mbretërisë së Bashkuar.

LEXO EDHE  Tabaku: Vetëm një qeveri normale rikthen shpresën

Disa kanë refuzuar të marrin vaksinën e AstraZeneca, pasi udhëheqësit evropianë hedhin dyshime mbi efektivitetin e saj.

Merkel, e cila është 66 vjeçe, u pyet nga gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine nëse ajo do të merrte një dozë të vaksinës AstraZeneca, për të kundërshtuar një perceptim në Evropë se vaksina është joefektive.

Kancelarja tha se ajo nuk do ta bënte vaksinën sepse nuk ishte aprovuar për njerëzit mbi 65 vjeç në Gjermani.

“Unë jam 66 vjeçe dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar për AstraZeneca,” i tha ajo gazetës.

Provat e fundit në Skoci kanë lidhur vaksinën e AstraZeneca me një rënie dramatike të rrezikut të shtrimit në spital tek njerëzit e moshuar.

Më shumë se 1.4 milion doza të vaksinës AstraZeneca janë në depot e Gjermanisë, ndërsa punonjësit e kujdesit shëndetësor kanë administruar vetëm 240,000 doza, tha këtë javë Thomas Mertens, i cili kryeson komisionin e përhershëm të Gjermanisë për vaksinat, njoftoi Neë Scientist.

“Ne jemi duke punuar në këtë pikë dhe po përpiqemi të bindim njerëzit të pranojnë vaksinën si dhe të fitojnë besimin në vaksinimin e  popullatës,” i tha Mertens programit “Sot” të BBC Radio 4.

“Por siç mund ta dini, edhe ky është një lloj problemi psikologjik dhe, për fat të keq, do të duhet pak kohë për të arritur këtë qëllim,” tha ai.

Gazeta gjermane Handelsblatt kohët e fundit publikoi një raport, duke cituar zyrtarë anonimë shëndetësorë gjermanë, që thanë se vaksina e AstraZeneca ishte vetëm 8% efektive mes njerëzve të moshuar. Faqja e internetit për kontrollimin e fakteve “Full Fact” tha se raporti i Handelsblatt ishte “jo i besueshëm”, por qeveria gjermane dhe AstraZeneca e mohuan atë.