Ekskluzive/ Video e plotë e ngacmimit seksual, zbardhet dëshmia e vajzës, nënës dhe drejtorit të TV ALPO

Nga BoldNews.al

Një postim në rrjete sociale nga një gazetar ka trazuar gjithë Gjirokastrën. Në qendër të akuzave është Aristotel Petro, pronari dhe drejtori i TV ALPO.

BoldNews ka siguruar videon e plotë të këtij ngacmimi seksual, ku në pamje duket z.Petro teksa ngacmon një vajzë të re në ambientet e televizionit. Video 30 sekondëshe, të cilën po e publikojmë të plotë, është realizuar në muajin qershor 2020 në ambientet e televizionit.

Në këto pamje duket z.Petro dhe një vajzë e re. Në një moment, vajza i afrohet dhe ai i hedh dorën në qafë. Pak më vonë, dora e tij shkon te të pasmet e vajzës. Dhe, disa sekonda më vonë, në pjesët intime të vajzës së re.

BoldNews ka mësuar se, në qershor 2020, vajza ka qenë vetëm 15 vjeçe. Aktualisht është në vit të parë gjimnaz. Redaksia ka mësuar se në datën 24 shkurt 2021, vajza është paraqitur për dëshmi në Policinë e Gjirokastrës, ku është marrë në pyetje në prani të nënës.

LEXO EDHE  Për herë të parë në dy dekada, pensioni mesatar në qytet pësoi ulje me 3,2% më 2020

Vajza ka mohuar se është ngacmuar nga Petro, teksa ka pohuar se “më ka përkëdhelur si vajzë të vogël”. Në pyetie është marrë edhe nëna e vajzës, e cila ka firmosur edhe kallëzimin penal. Ajo ka këmbëngulur që të fillojë procedimi penal ndaj drejtorit të televizionit me akuzat e ngacmimit seksual, pasi video është mjaft e qartë.

Nëna, e shqetësuar së tepërmi, u ka vënë në dispozicion hetuesve edhe videot e plota të ngacmimit. Ndërkohë, më datë 25 shkurt 2021, nëna është paraqitur sërish në Polici, teksa asaj i është bërë një kqyrje të telefonit.

Në polici është shoqëruar edhe Aristotel Petro, i cili ka mohuar akuzat, duke pohuar se “më ka shkarë dora, s’kam pasur qëllim të keq”. Hetimet, sipas burimeve nga Policia e Gjirokastrës, do të realizohen në gjendje të lirë për z.Petro, teksa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës me akuzën e ngacmimit.