• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BSH rifillon ankandet për blerjen e valutës, bleu 6.8 milionë euro javën e kaluar

08:34 : 25/02/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Javën e kaluar Banka e Shqipërisë rifilloi pas pothuajse një viti programin e ankandeve për blerjen e valutës. Shuma e parashikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 4 dhe 6 milionë eurove.

Banka e Shqipërisë vendosi të blejë në këtë raund 4.5 milionë euro, me një kurs që ishte në intervalin mes 123.65 dhe 123.8 lekë, ndërsa ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë të një shume prej 2.3 milionë eurosh, me një kurs 123.74 lekë. Në total, në ankandin e parë të vitit 2021 Banka e Shqipërisë bleu gjithsej 6.8 milionë euro. Kjo sasi është më e ulët krahasuar me ankandin e parë të vitit 2020, kur banka qendrore pati blerë 9.7 milionë euro.

Shpërthimi i krizës së Covid-19 në mars të vitit të kaluar solli një zhvlerësim të shpejtë të lekut në kursin e këmbimit me euron, me rreth 7% në dy javë. Banka e Shqipërisë ndërhyri duke shitur 20.4 milionë euro me qëllim stabilizimin e kursit dhe paralelisht vendosi të pezullonte të gjithë ankandet e planifikuara vjetore, për të mos krijuar kërkesë shtesë për euro në tregun valutor.

Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë rezultoi e efektshme dhe kursi i këmbimit nuk pësoi luahtje të mëdha. Banka qendrore vendosi të rifillojë këtë vit ankandet e blerjes së valutës, në funksion të menaxhimit të rezervës valutore. Për këtë qëllim janë planifikuar 14 ankande, ku shuma totale e parashikuar për t’u blerë në raundin e parë është midis 56 dhe 84 milionë eurove. Por, shuma totale mund të jetë edhe më e madhe, sepse në shumicën e rasteve Banka e Shqipërisë ushtron opsionin e blerjes në një raund të dytë.

Shumat e blera në ankande nga Banka e Shqipërisë u rritën ndjeshëm pas vitit 2017 dhe arritën shifrën rekord të gati 155 milionë eurove në vitin 2019. Për vitin e kaluar, banka qendrore zhvilloi vetëm dy ankande me një shumë totale të blerë prej 13.7 milionë eurosh.

Lexo edhe:

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

Në 24 orët e para të Trump si president, çmimi i Bitcoin pëson ulje nga vlerat rekord të aritura

Në fund të vitit 2020, rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë kishte vlerën e 3.94 miliardë eurove, në rritje vjetore me 17.3%. Në pjesën dërrmuese, rezerva valutore mbahet në obligacione dhe në depozita, ndërsa një pakicë konsiston në rezerva ari dhe të drejta tërheqjeje (SDR) në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Qëllimi kryesor i mbajtjes së rezervës valutore është mbulimi i nevojave emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj, por edhe shmangia e çrregullimeve të tregut të brendshëm valutor, si edhe përmbushja e objektivave të politikës monetare ose të stabilitetit financiar. Me vlerat aktuale, madhësia e rezervës valutore të vendit është plotësisht e mjaftueshme në raport me objektivat kryesorë të saj, ku më kryesorët janë mbulimi i katër muajve importe dhe i 100% të borxhit të jashtëm afatshkurtër. /Monitor/

Etiketa: ankandetBSHvaluta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025
BOTA

Në 24 orët e para të Trump si president, çmimi i Bitcoin pëson ulje nga vlerat rekord të aritura

17:51 : 21/01/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 28 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

08:22 : 28/12/2024
AKTUALITET

Europol “godet” grupin kriminal, sekuestrohen 25 mln euro kriptovaluta, 9 të arrestuar

12:21 : 18/12/2024
AKTUALITET

Këmbimi valutor 16 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

08:01 : 16/12/2024
AKTUALITET

Abuzimet e përmbaruesve me ankandet, VOA: Kanë sjellë pasoja të mëdha sociale

21:12 : 04/10/2024
Para

Në kërkim nga policia, Fjolla Morina shijon pushimet në Dubai me partnerin biznesmen

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com