• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurori i antimafies italiane: Ndrangheta furnizohet me kokainë nga shqiptarët

23:35 : 23/02/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Kreu i Departamentit të Prokurorisë së Antimafias Italiane të Reggio Calabrias, Giovanni Bombardieri, në një intervistë për RTV Ora, u shpreh se marrëdhëniet e mafias kalabreze me kriminalitetin shqiptar janë të hershme.

Ai shtoi se ka raste që vetë Ndrangheta furnizohet me kokainë nga shqiptarët.

Prokuror cili është niveli i rrezikshmërisë së krimit të organizuar shqiptar në territorin tuaj?

Prokuror Giovanni Bombardieri – Territori i Reggio Calabrias që unë mbuloj si dhe ai i Catanzaros janë vendet ku ka lindur mafia kalabreze Ndrangheta, për t’u projektuar më pas jo vetëm në Itali e në Evropë, por në të gjithë botën.

E marrëdhëniet e mafias kalabreze me kriminalitetin shqiptar janë të hershme, sidomos në pjesën e sipërme të Kalabrisë, në Katanzaro ku ka zona të banuara nga shqiptarë e ku janë kryer hetime të shumta që kanë zbardhur trafiqe ilegale armësh e droge të lehtë nga grupet kriminale shqiptare.

Lexo edhe:

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

Edhe në territorin e Reggio Calabria në hetimet e fundit janë zbardhur lidhje të ngushta mes klaneve ndranghetiste të pjesës së Terrenit e kriminalitetit shqiptar dëshmuar nga operacioni Magma, operacioni Pollino, apo dhe ekstradimi që kemi kryer pak ditë më parë të një eksponenti shqiptar në lidhje të ngushtë me Ndranghetan e protagonist në ndërmjetësimin e blerjes së kokainës.

Kjo është fytyra e re që shfaq kriminaliteti shqiptar në territorin tonë. Shqiptarët nuk janë më trafikantë vetëm të lëndëve narkotike të lehta që prodhojnë në territorin e tyre si hashash e marijuane, por janë protagonist të trafikut të kokainës. Ndrangheta është një lojtar botëror i saj, me një rol të rëndësishëm në trafikun botëror me Amerikën e Jugut.

Në Itali e në Evropë, mafia shqiptare po imponohet dhe si një bashkëpunues i rëndësishëm në këtë trafik. Edhe hetimet e operacionit Polino të kryer nga departamenti i antimafias së Reggio Calabrias, në bashkëpunim me autoritetet gjermane të Duisburg e ato hollandeze e belge, zbardhën lidhjet e rolin e trafikantëve shqiptarë me një aftësi kriminale e organizative mjaft të rëndësishëm në trafikun e heroinës.

E të gjitha hetimet kanë konfirmuar se shqiptarët kishin në dispozicion sasi të mëdha kokaine po ashtu dhe në vende të tjera të Evropës si në Spanjë. Përgjimet e një operacioni të antimafias zbardhën se si ndranghetistët mes tyre i konsideronin trafikantëve shqiptarë si zotërues të sasive të mëdha kokaine. Madje kemi raste që vetë Ndrangheta furnizohet me kokainë nga shqiptarët. Kjo është një e dhënë mjaft e rëndësishme e kuptimplote që tregon se si mafia shqiptare ka arritur sot të ketë një rol të rëndësishëm në kriminalitetin evropian.

Etiketa: BombardieriNdraghetaShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025
AKTUALITET

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

08:16 : 28/10/2025
AKTUALITET

Raporti ngre alarmin: 75% e ujërave në Shqipëri të ndotura! Zonat më problematike

19:46 : 25/10/2025
AKTUALITET

I dyshuar për akte terroriste, predikuesit të njohur fetar i ndalohet hyrja në Shqipëri

18:46 : 23/10/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri vdekshmërie nga ndotja e ajrit gati 3-fish më e lartë se mesatarja e BE-së

15:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Klanet në Tiranë marrin tendera në këmbim të votave”/ Il MATTINO: Si u kthye Shqipëria në narko-shtet

12:31 : 23/10/2025
Para

Irlanda shtrin bllokimin deri në prill, por do të rihapë shkollat pjesërisht

TË GJITHA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025

Me skenarë në duar, publikohen pamjet nga përgatitjet e filmit të Luizit dhe Kiarës

18:09 : 30/10/2025

Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

18:04 : 30/10/2025

Zyrtarja e “Bankers Petroleum” me cigare në dorë zgërdhihet duke parë nga lart naftëtarët e varfër që protestojnë

17:54 : 30/10/2025

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën këmbësori

17:52 : 30/10/2025

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com