Të shtëna me armë në Lezhë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen Gurra në Lezhë, këtë të Martë.

Burime policore bëjnë me dije se ka pasur disa denoncime nga qytetarë të cilët janë shprehur se kanë dëgjuar të shtëna.

LEXO EDHE  Nis sot shpërndarja e fletëve të votimit në komisionet zonale

Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të plagosur.

Policia nuk ka ende një informacion zyrtar lidhur me ngjarjen, që deri më tani mbetet e paqartë.