• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal/ 350 mijë lekë një varr! Ja si bëhet ‘Pazar’ me vdekjen në Tiranë

21:09 : 22/02/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Me 350 mijë lekë të vjetra mund të blesh “banesën e fundit” dhe pa e kuptuar njeri që brenda varri është bosh.

Fiks Fare denoncoi skandalin me zë e figurë në varrezat e Tufinës, në Tiranë, duke sjellë fakte sesi bashkëpunojnë punonjësit, të cilët kanë rrethuar vende, duke i kamufluar si varre, por që në të vërtetë janë bosh dhe u jepen atyre që paguajnë bakshish.

Në adresën e Fiks Fare mbërriti një video nga një qytetar, i cili tregonte dhjetëra varre të rrethuara, madje edhe me emra sipër, por që ishin bosh. Këto vende ishin shitur nga punonjësit e përgjegjësit e varrezave, duke i kamufluar si varre të vërteta.

Pas këtij informacioni, gazetarët e Fiksit kontaktuan me një punonjës të varrezave të Tufinës, i cili tregoi se në varreza ka vende të rrethuara me beton si varre, të cilat janë bosh, por kundrejt ryshfetit janë blerë nga qytetarë të ndryshëm. Edhe bashkëpunëtori i Fiksit u hoq sikur donte një vend për varr. Punonjësi i varrezave ia merr përsipër gjetjen e vendit, por për këtë ai duhet të paguante 350 mijë lekë të vjetra. 300 mijë lekë ishin për vendin dhe 50 mijë lekë për vendosjen e një kornize betoni për t’i dhënë formën e një varri. Lekët, sipas punonjësit, nuk i donte vetëm për vete, por për shefat.

Për ta bërë edhe më të besueshëm varrin, sipër do i vendosej edhe një emër i sajuar. Punonjësi i varrezave i tregon një vend që sapo e kishte rrethuar bashkëpunëtorit të Fiksit. “Sot në mëngjes e rrethova atë (varrin). Mbyll muhabetin se dhe burri huaj do lekët, më tha dhe sot nëse është dakord me çmimin të vij nalt” shprehet punonjësi, duke iu referuar se njëri prej shefave donte pjesën e tij të pagesës. Në këto kushte bashkëpunëtori i Fiksit i lë kapar 50 mijë lekë të vjetra, edhe pse punonjësi i varreve nuk është i kënaqur me këtë shumë. “Mos ma lë varur këtë muhabet, se mua më ngusin të tjerët për paret” shprehet punonjësi. Madje ai tregon se dikush tjetër që kishte blerë një vend për varr i kishte kërkuar ulje çmimi.

Lexo edhe:

‘O zyshe je super p****, të kam …’/ Skandal në shkollë, minorenët flasin me gjuhë vulgare para mësueses (Video)

Skandal/ Dokumentat sekrete Britanike gjenden në një stacion autobusi

“Ulje nuk bëj, se ato 5 lekë që janë për mua dua t’i marr. Të pres një, dy ja tre muaj, por ulje nuk ka” i thotë ai. Të dyja palët bien dakord të marrin dy vende për varre me çmimin prej 350 mijë lekë një vend, në total 700 mijë lekë të vjetra.

Në takimin e dytë që bashkëpunëtori i Fiksit ka me punonjësin e varrezave të Tufinës, ky i fundit i tregon një varr të dytë, të cilin e ka blerë dikush tjetër, por që blerësi e kishte ndërruar si vend. Punonjësi i varreve pohon se do flasë me shefin e tij për ta marrë vesh më saktë nëse vendi është apo jo i lirë dhe më pas do e njoftojë. Madje ai shton se nëse do binin dakord për vendin e përgjegjësi do të jepje “ok”, do i bënte një kornizë të bardhë për t’u kuptuar që ishte tamam varr. Por fjala e fundit ishte e përgjegjësit dhe çfarë të vendoste ai do të bëhej. “Unë do të marr në telefon direkt sa të më japi ai ‘ok’, por nuk do flas gjatë në telefon. Ose do të them duku nesër ose shkurt ma la atë makinën kaq lekë” shprehet punonjësi i varreve.

Në takimin e tretë midis palëve, punonjësi varreve edhe për vendin e dytë të rezervuar kërkon paradhënie. Edhe për këtë vend ai merr 50 mijë lekë të vjetra kapar, duke i kërkuar bashkëpuntorit të Fiksit ta likujdojë sa më shpejt edhe me pjesën e mbetur prej 300 mijë lekëve të vjetra. Më pas ai i shpjegon se edhe me këtë vend do të ndiqej e njëjta procedurë si me vendet e tjera, do t’i vihet korniza dhe për ta bërë edhe më të besueshëm i kërkon të zgjedhë edhe një emër për ta vendosur në pllakën e varrit.

“Më thuaj edhe çfarë emri se një emër e do, një emër kot duam. Po s’e gjete ti, do ia vë unë” shprehet punonjësi i varrezave. Me dorëzimin e kaparit filloi dhe nisja e punimeve për varrin e dytë, duke rënë dakord që në datën 22 shkurt do paguhej edhe pjesa tjetër e lekëve. Pasi sipas punonjësit të varrezave nëse nuk likujdoheshin lekët varri do shitej. Gazetarët e Fiks Fare shkuan në varrezat e Tufinës për të parë dy vendet e varreve të rezervuara. Vendet ishin gati, madje të rrethuara edhe me një kornizë betoni. Gati për “dorëzim”, kundrejt ryshfetit prej 700 mijë lekësh në total.

Etiketa: skandal boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘O zyshe je super p****, të kam …’/ Skandal në shkollë, minorenët flasin me gjuhë vulgare para mësueses (Video)

20:40 : 15/09/2021
BOTA

Skandal/ Dokumentat sekrete Britanike gjenden në një stacion autobusi

23:46 : 27/06/2021
AKTUALITET

Skandali në spitalin Covid/ Infermierja akuzon drejtorin e morgut se ka vjedhur të vdekurin (Foto)

20:58 : 26/02/2021
AKTUALITET

Skandal/ Komshiu 51-vjeçar ngacmon seksualisht 15-vjeçaren

22:30 : 10/11/2020
AKTUALITET

Skandal/ Drejtori i Drejtorisë Arsimore në Londër, rrogën e merr në Shqipëri

23:11 : 09/09/2020
AKTUALITET

SKANDAL/ Laboratori nxjerr pa baktere pulën e larë me ujin e ndotur të Lanës (Video)

21:53 : 08/09/2020
Para

Vaksinimi i personaliteteve/ Bushati: Pjesë e fushatës, jemi vend i varfër, i vogël me b***kë nëpër këmbë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com