• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama fyen emigrantët shqiptarë, qëndrimi në azil është shkëmbim kulture!

11:08 : 21/02/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pas shtatë vitësh e gjysmë pushtet, Rama po i bien kryq e tërthor vendit për të kërkuar një mandat të tretë, por edhe vetë e ka kuptuar se nuk gjen më në masë të rinj, as familje të reja, sepse i ka detyruar të ikin në emigrim, shumica në kërkim të azilit.

Për Ramën janë thjesht disa shifra, madje duket një strategji e mirëmënduar për të zbrazur vendin pikërisht me kategorinë më vitale të shoqërisë që është e aftë për punë, por edhe në kërkesa.

Nga varfëria, mungesa e konkurencës së ndershme, korrupsioni në çdo hallkë të pushtetit dhe administratës publike, papunësia dhe mbi të gjitha arroganca qeverisëse, janë detyruar të ikin, duke mos parë më asnjë fije shpresë. Tashmë Rama kërkon vota dhe këtë largim masiv e quan si një “trend botëror”, madje arrin deri në fyerje duke e konsideruar si “shkëmbim kulturash” qëndrimin në kampet e azilit të mijëra emigrantëve shqiptarë.

Ikin të rinj, madje edhe familje me fëmijë të mitur dhe ngjeshen ne çadra dhe kapanone ku bashkë me ta ndodhen edhe emigrantët e luftës nga Siria, Afganistani apo Afrika. Qëndrojnë me shpresën se do të pajisen me leje qëndrimi dhe kërkojnë azil ekonomik. Shpesh u është refuzuar dhe kryesisht të rinjtë ikin duke qëndruar ilegalisht dhe bërë një jetesë mizarabël, pa strehë mbi kokë, pa të ardhura dhe gjithnjë me frikën se do i deportojnë në Shqipëri, aty ku
nuk duan të kthehen më, pikërisht mbi padrejtësinë e madhe që kanë lënë këtu.

Lexo edhe:

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

Por kryeministri ynë ka një tjetër “këndvështrim” mbi këto largime masive, duke kapërcyer kufirimin e malinjitetit dhe përbuzjes për atë shtresë të shoqërisë që u largua dhe po largohet gjithnjë e më shumë çdo ditë.
“Sot jetojmë në një kohë tjetër. Skandaloze këtu është propaganda që bëhet se ikën 500 mijë vetë kur erdhi Rama. Këto janë çmenduri. Mos harrojmë që ka shumë shqiptarë që janë kthyer në këto periudha. Vajtja jashtë është eksperiencë, shkëmbim kulturash, Nuk është fundi i botës. Trendi historik do kthehet, por këtë nuk e vendos dot unë. Po ata që lëvizin nga Kroacia, Bullgaria e Rumania? Nuk i regjistron kund njeri si azilantë se ata lëvizin në një treg të përbashkët”-tha Rama.

Është “shkëmbim kulturash” qëndrimi në kampet e azilit për kreun e qeverisë. Merret “kultura” nga emigrantë fatkeqë të luftës, ku mes tyre janë edhe individë që vinin nga bota e errët e ISIS. Nga ana tjetër, Rama kërkon të mbulojë këtë fenomen nga më të rëndët në vend duke u justifikuar se ikin edhe në Rumani, Kroaci apo Bullgari.

Po, të dhënat e EUROSTAT tregojnë se ka emigrim edhe nga këto vende, por ata ikin për punë me dokumenta të rregullta dhe pa asnjë pengesë në lëvizjet e tyre, sepse që të treja shtetet që përmend kreu i qeverisë janë pjesë e Bashkimit Europian.

Ndërsa shtetasit shqiptarë, Europën si process integrimi, po e shohin gjithnjë e më larg, madje edhe kushtet për qeverinë shqiptare janë shtuar nga 3 në 16 kritere, ku përfshihen edhe zgjedhjet e lira dhe ndershme dhe mbi të gjitha dënimin e krimit elektoral për tu hapur negociatat me BE-në. Paradoksalisht, Rama e bëri këtë deklaratë për emigrimin në krah të Damian Gjiknurit, ish-ministrit dhe kanakarit të përjetshëm të tij i cili u kap në përgjime duke folur për ndikim në zgjedhje me “çuna problematic” apo kontakte me botën e krimit të cilin e zbarkoi në Dibër në zgjedhjet e pakohëshme lokale të vitit 2016.

Ai as nuk është proceduar, jo më të ketë shpresë se do të përgjigjet për fenomenin e rëndë të shitblerjes së votave. Përkundrazi, Damiani thjsht ka zhvendosur “vvunat problematic” duke i mbledhur aty në Vlorë ndërsa mban edhe drejtimin politik të PS-së në këtë qark.

Damiani i tij nuk e ka provuar azilin, as Beni dhe Beli që të fundit udhëtim që kanë jashtë vendit e regjistruan pak javë më parë në Dubai, ndërsa hanin darkën e shtrenjtë me biftekët e artë të Nusretit. Pikërisht prej tyre Rama mund të ketë marrë indicin se emigrimi sjell shkëmbim kulturash. Beni dhe Beli, dy ministrat e tij i kanë rrëfyer se kultura e konsumit të biftekëve të artë, apo luksi në Dubain e sheikëve, është një “kulturë” që i shkon kupolës së pushtetit, por jo azilantit fatkeq që sot edhe fyhet!

Etiketa: emigranteRamatallje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025
Para

Prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës që po presin Arbenita dhe Fero

TË GJITHA

Nga indiferenca tek shtyrja e gazetarëve, arroganca e Belinda Ballukut para futjes në SPAK

15:32 : 31/10/2025

Paraqitet në SPAK Belinda Balluku

15:19 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025

Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme?

14:53 : 31/10/2025

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com