• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plaga që qelbet

19:05 : 18/02/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE
Marrë nga fb i autorit

Marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Dy nga problemet e mbartura nga çdo qeveri kanë qenë sistematikisht drejtësia po më saktë padrejtësia që buronte nga pushteti gjyqësor dhe shëndetësia e çalë. E para nuk ka funksionuar asnjëherë si hallkë e tretë pushteti që do të shërbente për të korrektuar ekseset e pushteteve ekzekutivë dhe legjislativë, e dyta është parë gjithnjë si barrë dhe lëmsh i pazgjidhshëm nga thuajse çdo mazhorancë në pushtet.

Të dyja kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë jo pak peng i korrupsionit të përhapur si metastazat, të dy pushtetet kanë qenë shpesh peng i pazareve, rryshfeteve, zvarritjeve kafkeske dhe i kanë rezituar reformimit të tyre në mënyrë kokëfortë. Kur duket se të paktën reforma në drejtësi që nisi para tre vjetësh më në fund ka filluar të japë disa rezultate mikse, shpesh të kontestuara, një reformë sa e idealizuar në letër aq problematike në praktikë, ajo në shëndetësi i ka rezistuar për rreth tre dekada çdo reformimi të mundshëm. Në thelb, të dyja kanë një të përbashkët që është modeli korporatist i drejtimit të tyre.

Pa u zgjatur më tej te reforma në drejtësi për të cilën shumë është shkruar dhe debatuar, ajo në shëndetësi që prek dhe një pikë nevralgjike vençarisht përgjatë gjithë 365 ditëve të fundit nga fillimi i pandemisë deri tani, ka nevojë të pakontestueshme për t’u risjellë përtej hosanave apo kritikave pa fre alla-Tire në thelbin e problematikës së saj. Me një vëzhgim qoftë dhe të përciptë të tregut sheh që të vetmet hallka të shëndetësisë që funksionojnë shkëlqyeshëm përsa i përket raportit çmim/cilësi janë ato të cilat u liberalizuan qysh në krye të herës duke rritur konkueshmërinë dhe për rrjedhojë dhe cilësinë e shërbimit duke ruajtur njëkohshëm përballueshmërinë e çmimeve.

Të tilla janë së pari stomatologjia apo shërbimi dentar i cili në raportin çmim/cilësi konkurron jo vetëm me Italinë dhe Greqinë, por edhe Slloveninë, Kroacinë madje dhe Malin e Zi apo Maqedoninë e Veriut. Pra duke qenë një nga vendet më joshëse në këtë drejtim edhe në rajon, ku manifestimi më i dukshëm është jo vetëm përballueshmëria e cmimeve nga pacientët vendas por edhe atraktiviteti në rritje i turizmit dental.

Lexo edhe:

Situata në PD/ Kalemaj: Disfatë e rëndë! Duhet lidership kolektiv me pjesën e moderuar

“Dorëheqja e Alibeajt, skenar për rikthimin e Bashës”/ Analiza për fatin e PD së Vulës

Disi më mbrapa është sektori i farmaceutikës pasi ndonëse është i liberalizuar totalisht (madje pa kriter zonal etj) në shkallë fundore, është ende monopol te grosistët që jo rastësisht janë dhe ndër shqiptarët më të pasur sot. Kjo ndoshta është arsyeja se megjithë çmimet në përgjithësi të përballueshme, cilësia lë mjaft për të dëshiruar dhe këtë e sheh cilido që për të njëjtin medikament paguan më tepër në vendet nga eksportohen se sa këtu dhe natyrisht me efekte krejtësisht të ndryshme, ku shpesh ilacet që na serviren mund të përkufizohen dhe si “gjellë qensh”.

Por nga ana tjetër, sektorët e tjerë të shëndetësisë që as janë liberalizuar, as nuk kanë konkurrencë reale, janë jo vetëm shumë më të shtrenjtë për xhepat e qytetarëve por ofrojnë një shërbim ku e ku më të diskutueshëm. Për cilëndo sëmundje kronike apo akute, aq më tepër tani në kushtet e pandemisë ku të sëmurët me kovid marrin përparësi por edhe dyert për të ikur jashtë janë mbyllur për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, halli të përplas osë në shtet ose në privat.

Në spitalet publike shpesh ke fatin e keq të përballesh me korrupsionin sistemik, qelbësillëkun pas fasadave, sekserizmin e lodhshëm për t’i gjetur anën mjekut për ata që kanë më tepër sqimë në sjellje, sorrollatjet drobitëse dhe humbjen e jashtëzakonshme të kohës për të siguruar vetë cdo gjë nga ampulat te batanijet. Ndërsa në ato private një natë të shkon sa një hotel me pesë yje në Dubain e Nusretit që është e pakapshme për 95 përqind të shqiptarëve.

Natyrisht që vende të tjera e kanë zgjidhur qyshkur këtë nyje gordiane, kryesisht përmes skemave efektive të sigurimeve shëndetësore, të cilat i japin luksin pacientit të zgjedh poliklinikën, mjekun specialist dhe çfarëdolloj tjetër në varësi të të ardhurave që ka, kontributit që ka dhënë etj., por edhe shtresës më vulnerabël i ofrohen të paktën facilitetet e shërbimit parësor dhe nuk duhet realisht ta vrasë mendjen për urgjencat. Madje dhe në kohët kovidiane që po jetojmë.

Sistemi korporatist në mjekësi ku një dorë mbahet në revani dhe tjetra në bakllava, ku i mirë është dhe shteti që të siguron pacientët dhe klinika jote private ku u ofron shërbim preferencial, edhe privati tjetër ku shkon merr një rrogë të majme, natyrisht nuk sjell as shërbim më të mirë për pjesën më të madhe të pacientëve që torturohen si Moisiu në shkretëtirë, as cilësi më të mirë për ata që u’a mban xhepi pak më tepër, as rrit numrin e mjekësve për frymë të popullsisë ku krenarisht renditemi të fundit në Europë dhe as i shërben sistemit shëndetësor në përgjithësi. Vetëm ajo qeveri që guxon realisht të marri bisturinë për të bërë ndërhyrje kirurgjikale që do të heqi metastazat e rrezikshme që ka prodhuar ky sistem vec për një grusht njerëzish, meriton të përshëndetet dhe të votohet.

Etiketa: Nga Ilir KalemajPlaga që qelbet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Situata në PD/ Kalemaj: Disfatë e rëndë! Duhet lidership kolektiv me pjesën e moderuar

14:16 : 18/05/2023
AKTUALITET

“Dorëheqja e Alibeajt, skenar për rikthimin e Bashës”/ Analiza për fatin e PD së Vulës

08:59 : 18/05/2023
AKTUALITET

“Beleri”/ “SPAK me dy standarde”, Kalemaj: Arrestimi për të zhvendosur vëmendjen nga rezultati

16:31 : 13/05/2023
AKTUALITET

A ja vlen të vazhdosh të jetosh dhe të votosh në këtë vend?!

09:22 : 03/05/2023
Foto marrë nga fb i autorit
AKTUALITET

Tenxherja e politikës

11:13 : 23/03/2021
AKTUALITET

Ra ky lajm dhe u pamë

13:37 : 10/03/2021
Para

I keni mushkëritë e goditura nga koronavirusi/ Mjeku shqiptar: Ky është instrumenti që duhet të fryni që të shpëtoni

TË GJITHA

Vlorë – I moshuari harron sobën ndezur, përfshihet nga flakët banesa

09:42 : 06/06/2025

Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

09:27 : 06/06/2025

Moska godet Kievin, raketat bien mbi Ukrainë, katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

09:25 : 06/06/2025

Tre shqiptarë grabisin një farmaci por përplasen me automjetin e një polici gjatë arratisjes, 4 të vdekur

09:17 : 06/06/2025

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

08:40 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com