• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryeministri që kërkon të bëhet Zot

20:09 : 17/02/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Dy shekuj më parë, një ekonomist prusian i quajtur Hermann Heinrich Gossen, zbuloi një koncept që më vonë do të shndërrohej në një nga ligjet themelore të ekonomiksit. Duke studiuar konsumin, Gossen vuri re se çdo njësi pasardhëse konsumi nga i njëjti produkt sjell më pak kënaqësi se njësia paraardhëse. Koncepti u elaborua me vonë nga Alfred Marshall dhe mori emrin Ligji i Dobisë Marxhinale Renese.

Një individ i mbetur në shkretëtirë është i gatshëm të japë të gjithë pasurinë e tij për gotën e pare të ujit. Por për gotën e dytë do të ishte i gatshëm të paguante më pak. Për të tretën shumë më pak dhe për të katërtën, ndoshta nuk do të donte të paguante asgjë. Ligji i dobisë marxhinale renese mban për çdo gjë. Por ka dy raste kur ai bie: paraja dhe pushteti.

Natyra njerëzore është e tillë që nuk ngopet asnjëherë me paranë dhe pushtetin. Sa më shumë të kesh aq më shumë kërkon. Siç tha dikur mjeshtërisht Giulio Andreotti; “Pushteti lodh vetëm ata që nuk e kanë.”

Tre ditë më parë kur kryeministri Edi Rama deklaroi nga Rinasi se vaksinat mund të diferencohen fillimisht për personalitetet, shumë menduan se ky ishte një lapsus. Por këtë të mërkurë, Kryeministri e përsëriti sërish duke lënë të kuptohet se vendimi ishte marrë. Qeveria në fillim do të vaksinojë ata që sipas saj janë personalitete.

Lexo edhe:

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

Në çdo vend normal të botës, radha e vaksinimit është përcaktuar në mënyrë strikte. Fillimisht vaksinohet personeli shëndetësor dhe azilet, me pas vaksinimi vazhdon sipas kriterit të moshës. Në Italinë fqinje, Gjermani, por edhe kudo në Europë, për të mos lënë asnjë shteg abuzimi, kur kriteri i moshës është i pamjaftueshëm, procedohet sipas rendit alfabetik. Pra çdo hap është i përcaktuar në mënyrë strikte, që të mos ketë asnjë shteg abuzimi. Dhe këto janë vende, të cilët në gjirin e tyre kanë personalitete të rangut boteror, që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për njerëzimin.

Por në Shqipëri, qeveria po shpall se ka ndërtuar një skemë të sajën për vaksinimin. Me pak fjalë, kryeministri ynë po kerkon të bëhet Zot. Tani ai do që të vendosë se kush duhet të vaksinohet dhe kush jo. Ose e thënë më qartë, kryeministri kërkon të ketë pushtetin për të vendosur se kush duhet të jetojë dhe kush duhet të vdesë. Njësoj si Faraonet e Egjiptit të Lashtë apo mbretërit sundimtarë të Mesjetës në Europë, të cilët besonin se kishin të drejtën hyjnore për të sunduar.

Ky është një pushtet i rrezikshëm për t’u përqëndruar në një dorë. Çdo skemë vaksinimi përtej kriterit të moshës do të shndërrohet në një tollovi korruptive të paimagjinueshme nga asnjë mendje racionale.

Edi Rama është prova më e mirë se si pushteti qëndron jashtë ligjit të Marshallit. Copat e para të pushtetit i provoi si ministër Kulture. Më pas u bë kryetar i Bashkisë më të madhe në vend. Nga aty u vu në krye të opozites, më pas në krye të shtetit si kryeministër. Por as kjo nuk i mjaftoi. Tepsia nuk e lejonte ta shijonte pushtetin e plotë. Ndaj mori të gjithe timonin. Tani pasi ka kapur të gjitha pushtetet e mundshme të këtij vendi, duke qenë njeriu më i pushtetshëm në historinë e Shqipërisë, pas Enver Hoxhës, kërkon akoma më shumë. Ndalesa e radhës është Edi Rama, Zoti i shqiptarëve.

Etiketa: Ramatomorrivaksina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Rama i cilëson zjarret si problem “Mesdhetar”

09:05 : 27/07/2025
AKTUALITET

Shkarkimet masive, Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

21:42 : 25/07/2025
AKTUALITET

“Rama i porosit vetë kullat”/ Çollaku: Krimi i organizuar shqiptar ka shqetësuar ndërkombëtarët

19:01 : 25/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
Para

Ndryshon moti, shërbimi meterologjik: Ja si do të jetë në ditët në vazhdim

TË GJITHA

E rëndë në Lezhë/ Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

14:31 : 27/07/2025

EMRI/ U prangos gabimisht, GJKKO liron një nga të arrestuarit e operacionit të SPAK

14:15 : 27/07/2025

Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

14:07 : 27/07/2025

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar! Blegtoria po zhduket në Shqipëri

13:59 : 27/07/2025

Do të kryente atentat? 39-vjeçari kapet duke lëvizur me automatik, arrestohet (EMRI)

13:41 : 27/07/2025

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

13:31 : 27/07/2025

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com