Prokuroria duhet të hetojë kontratat e mirëmbajtjes së rrugëve dhe mosndërhyrja e tyre me borëpastruese është një indicie për të filluar hetimet”, u shpreh sot gazetari Klodian Tomorri duke marrë shkas nga kallëzimi penal që i është bërë kompanisë “Geci” që akuzohet për “shpërdorim detyre”.
I ftuar në MCN Tv, Tomorri deklaroi se kontratat e nënshkruara për mirëmbajtjen e rrugëve nuk janë zbatuar dhe se sipas tij çdo justifikim i përdorur për mosndërhyrje në hapjen e tyre është jo i saktë.
Ai shtoi më tej se edhe Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se shumë kompani nuk i plotësojnë kushtet për t’i marrë këto kontrata, ndërkohë që tha se “kjo nuk duhet të ndodhë më”, pasi kompanitë vijojnë të paguhen miliona dollarë nga qytetarët shqiptarë.
Padia ndaj kësaj kompanie erdhi pas bllokimit të aksit Ulëz-Shkopet, ndërsa policia e Lezhës e fajësoi javën e shkuar edhe për bllokimin e aksit Lezhë –Milot.
Intervista e plotë e Tomorrit:
Z. Tomorri, kompania “Geci” është kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre, për bllokimin e aksit Ulez-Shkopet, ndërsa policia e Lezhës e faëjsoi javën e shkuar edhe për bllokimin e aksit Lezhë –Milot. Një ditë më parë, Presidenti Ilir Meta ngriti shqetësimin se kompanitë asnjë kompani private, nuk kishte kapacitetet njerëzore dhe teknike në segmentet rrugore, duke i braktisur njerëzit. Çfarë ndodh, janë shkruar keq kontratat? Apo ka vend për t’i vënë para përgjegjësisë këto kompani?
Tomorri: Tenderat për mirëmbajtjen e rrugëve të projektit të Bankës Botërore janë nëshkruar në 2017-ën dhe kanë qenë të diktuara nga BB. Ajo që ka ndodhur është që këto kontrata nuk janë zbatuar në terren. Nuk është zbatur pastrami i bores. Në kontratë kanë qenë të përfshira 1334 km rrugë, ku ka qenë Ii përfshirë rikonstruksioni i tyre, po ashtu ka qenë mirëmbajtja rutinë dimorore. Ajo që ndodhi disa ditë më parë ku qytetarët mbetën aty dhe nuk kishte prezencë të borëpastruese tregon që kontratat nuk janë zbaturar. Institucionet që mbikëqyrin se si zbatohet kontrata nuk e kanë bërë detyrën. Tre kompanitë që kanë përfituar tenderat për rrugën janë paguar 156 milionë dollarë. Qytetarët po paguajnë që rrugët t’i kenë të aksesuaeshme edhe në kushte të vështira. Çdo justifikim është jo i saktë. Kontratat i ngjajnë kontratave të sigurimit si qytetarët që paguajnë sigurimet e makinës, që një herë që ke dëm merr dëmshpërblim. Kështu ndodh edhe me kontratat e rrugës. Mund të marrin lekë 3 vjet pa bërë asgjë dhe në një momet kur kërkohet nderhyrje nuk është. Prokuroria duhet të hetojë kontratat e mirëmbajtjes së rrugëve. Kjo ishte një indicie për të filluar hetimet. Edhe Presidenti deklaroi se shumë kompani nuk i plotësojnë kushtet për t’i marrë këto kontrata. Kjo nuk duhet të ndodhë më.
Një ditë më parë, kuvendi rrëzoi dekretin e Presidentit për ‘Taksat Kombëtare’ që parashikon ngrirjen e rentës minerare për 3 vjet për mineralet metalore që përpunohen dhe eksportohen jashtë vendit. Kush favorizohet përfundimisht nga ky ligj, që deri më tani është cilësuar si një ligj klientelist?
Tomorri: Taksat për mineralet metalore, sidomos për kromin, janë ulur disa herë. Me uljen e fundit Shqipëria është shëndërruar në precendet boteror. Ku është logjika që një shtet jep një pasuri dhe nuk arkëton asgjë në këmbim. Në fakt qeveria ka mashtruar publikisht me uljen e rentës minerare. Justifikimi që është përdorur është se çmimi ka pasuar rënie për shkak të pandemisë. E vërteta është ndryshe sepse çmimi është rritur me ritme të shpejta gjatë pandemisë. Ka kërkesë të lartë nga Kina apo vende të tjera. Qeveria ka mashtruar publikisht Kuvendin. Përfituesja kryesore është kompania Albkrom që ka koncesionin e minerës në Bulqzë që është ndër të vetmit eksportues. Shteti ka hequr dorë nga të ardhurat publike duke mos e taksuar.
Nga njëra anë kemi këtë ligj që mbështet kompani të caktuara, nga ana tjeter, kemi një mazhorancë e cila nuk pranon të miratojë statusin e minatorit. A ju duket një situatë normale?
Tomorri: Është një standart i dysfishtë në vazhdën e asaj që kemi parë shpesh gjatë qeverisë që këto I jepen një grushti personash që kanë akses në qeveri. Kjo masë synon të japë përfitime për financat e një kompanie koncensionare dhe nuk ka asnjë efekt tek punonjësit. Ata përdoren si pretekst dhe kjo e bën më të përtypshme në publik faktin që përdoret një favor fiskal. Nuk ka ligj që i jep një private shfrytëzimin e një pasurie me rentë zero.
Kreu i ALUIZNI-t, foli sot nje një faze të re të regjistrimit të pronës permes dy akteve te reja që bazohen tek regjistrimi dhe çertifikimi i gjithë pronës në fshat dhe përfundimi i proçesit të pajisjes me AMTP Akti i Marrjes së Tokës në Pronës. Sipas Artan Lames, me keto akte marrin fund procedurat torturuese per regjistrim te prones. A eshte realisht keshtu? Çfarë zgjidhin keto akte?
Tomorri: Kjo mund të jetë hera e 20 që ai deklaron që me këtë reformë merr fund problem i pronës. Çështja është e thejshtë që kjo ka 8 vite që thuhet. Lame ka 8 vite në atë post dhe të thuash pas 8 vitesh që kemi bërë reformën që më në fund do të zgjidhë problemin është një demagogji e pastër dhe përpjekje për të fituar ca vota në zgjedhje. Ajo që ka ndodhur është miratimi i një korpusi ligjesh që qëllim kryesor kanë pasur grabitjen e pronave publike kryesisht bregdetin dhe aty ku vlera është e lartë. Këto kanë sjellë konflikte që kanë shkuar deri në gjakderdhje. Deklarata e Lames ngjante me një reportazh, por kjo nuk është mënyra se si flet një zyrtar shteti. Në fshatra nuk është se ka pasur probleme të thella, për të cilat ai flet. Familjet që kanë marrë tokat përtej sipërfaqjeve me ligjin 7501 nuk kanë qenë burime konfliktesh sepse nuk kanë atë vlerë që kanë në bregdet ku çmimiet shkojnë në nivele të larta. Besoj kjo është demagogjia e radhës që do të përdoret për PR politik.