• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kushtetuesja, pas formimit të trupës merr vendimin e parë kundër qeverisë Rama

20:08 : 15/02/2021
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e Shoqatës “Pronësi me drejtësi” duke shfuqizuar nenin 7 të ligjit për kompesimin e pronave dhe disa pika të VKM së Këshillit të Ministrave. Kushtetuesja gjithashtu urdhëron Kuvendin që të bëj plotësime ligjore.

Gjykata vendosi shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të nenit 7, pika 2, shkronjat “a” dhe “b”, të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të pikave 16/2, 16/4 dhe 18 të VKM-së nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.

Vendimi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 04.02.2021, çështjen me kërkues shoqata kombëtare “Pronësi me drejtësi”, me objekt:

Lexo edhe:

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca: Respektojmë vendimin

Zjarrëvënie pyjesh me vendim qeveritar

  1. Shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut i nenit 6, pika 1, shkronja “b” dhe nenit 7, pika 2, shkronjat “a” dhe “b” të ligjit nr. 133/2015, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
  2. Shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të VKM-së nr. 222, datë 23.03.2016 “Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës e të kompensimit të saj” dhe VKM-së nr. 765, datë 20.12.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 222, datë 23.03.2016 të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës e të kompensimit të saj”.
  3. Shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të VKM-së nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” dhe VKM-së nr. 766, datë 20.12.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” të ndryshuar”.
  4. Shfuqizimi si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut e VKM-së nr. 89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.
  5. Shfuqizimi si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut e VKM-së nr. 658, datë 26.09.2012 “Për miratimin e metodologjisë për vlerësimin e pronave të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata, duke vlerësuar se boshllëku ligjor i konstatuar nuk garanton shpërblimin e drejtë të së drejtës së pronës private dhe cenon parimin e sigurisë juridike dhe se nuk është respektuar standardi i parashikuar në nenin 118 të Kushtetutës, njëzëri,

VENDOSI:

– Pranimin pjesërisht të kërkesës.

– Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të nenit 7, pika 2, shkronjat “a” dhe “b”, të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

– Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të pikave 16/2, 16/4 dhe 18 të VKM-së nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.

– Rrëzimin e kërkesës për kërkimet e tjera.

– Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për të plotësuar ligjin nga data e shpalljes së  vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.

– Ky vendim hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Etiketa: kushtetuesjavendim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca: Respektojmë vendimin

17:43 : 09/10/2025
AKTUALITET

Zjarrëvënie pyjesh me vendim qeveritar

17:20 : 09/09/2025
RAJONI

Kushtetuesja i përgjigjet Vetëvendosjes: S’lejojmë ndërhyrje politike në vendimmarrje

17:19 : 08/09/2025
AKTUALITET

Vakanca në Kushtetuese/ E paralajmëroi Boldnews, Denar Biba tërhiqet nga gara pa marrë vendim KED

15:13 : 04/09/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës mblidhet të mërkurën, Kushtetuesja vendos 30 ditë afat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

14:36 : 19/08/2025
AKTUALITET

“Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën

10:48 : 09/08/2025
Para

Deklarata e Ramës për vaksinat/ Paloka: Je i lodhur, i plakur dhe i rrjedhur

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com