• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Partizani “mat” forcat me Kukësin në Kamëz, titulli objektiv i arritshëm!

21:33 : 14/02/2021
në SPORT

Fitorja e Partizanit ndaj Kastriotit brenda në Kamëz zgjati ecurinë pozitive të të kuqve në vitin 2021, duke e kthyer përsëri ekipin e Ilir Dajës në vendin e dytë të Kategorisë Superiore.

Suksesi ndaj Skënderbeut një ditë më parë e mbajti skuadrën e Teutës për vetëm 22 orë në këtë pozicion, pasi “demat” siguruan fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit jashtë fushe, falë një pjese të dytë vërtet shumë të mirë. Duke patur parasysh ngjeshjen e kalendarit si dhe duelin tepër të fortë me ekipin e Kukësit, trajneri Ilir Daja vendosi me shumë gjasa ta ruajë Jasir Asanin, pikërisht për takimin e afërt me verilindorët dhe 25-vjecari nga Shkupi e nisi takimin nga stoli.

Pas golit në derbi 54-vjecari kryeqytetas i ka dhënë besim të plotë Eraldo Cinarit, golashënuesit më të mirë të të kuqve në edicionin e kaluar dhe 24-vjecari shkodran ka mbajtur një peshë të rëndësishme në fazën sulmuese, duke i filluar si titullar tre sfidat e fundit me Vllazninë, Bylisin dhe Kastriotin.

Tre muaj e gjysmë më parë në duelin korrespondues të fazës së parë Partizani e pësoi në qytetin e Kamzës pas një goli të Ermir Rezit pikërisht në fund të takimit, ndërsa këtë herë gjërat u bënë akoma më të vështira për shkak të terrenit tepër të rënduar. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, ndonëse “demat” këmbëngulën gjatë në gjysmëfushën e Kastriotit. Ishte një ndeshje domethënëse për të kuqtë, që shtuan ndjeshëm përpjekjet në fraksionin e dytë të lojës, për ta nisur fazën e tretë të kampionatit shqiptar me fitore.

Eraldo Cinari dhe Stenio Junior ngulmuan gjatë për më shumë se një orë lojë dhe në fakt ishte pikërisht 29-vjecari brazilian që u tregua më i shpejti nga të gjithë, për të shtyrë për  në rrjetë topin e mbetur në baltë, duke realizuar edhe golin e tij të parë në Kategorinë Superiore, sidoqoftë qetësinë e nevojshme ekipit më pas ia dha Jasir Asani, që shënoi një gol të shkëlqyer nga një goditje dënimi, ndërsa më pas furnizoi Lucas Cardoso-n në qendër, me një harkim perfekt nga krahu i djathtë, për ta mbyllur kështu takimin me një gol dhe një asist. Në këtë mënyrë 25-vjecari nga Shkupi u bë edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës me 5 gola, 1 më shumë se Jurgen Bardhi, gjithsesi kurioz është fakti që 3 nga këto 5 gola Jasir Asani i ka realizuar pikërisht në portën e ekipit krutan, 2 prej tyre madje nga pika e bardhë e 11-metrave. Fitorja ishte detyrim dhe drejtuesit e klubit duhet të jenë tepër të lumtur me 3 pikët e radhës, ndërsa trajneri Ilir Daja duhet të ketë mbetur i kënaqur me pjesën e dytë dhe këmbënguljen e gjatë të të tijve në gjysmë oren e fundit për të fituar patjetër ndeshjen, për më tepër 54-vjecari i dha minuta në fund si dhe mundësinë për të debutuar edhe futbollistit të ardhur plot bujë, 30-vjecarit tetovar Ferhan Hasani.

Lexo edhe:

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

Fusha e Kamzës mbetet ndër më të vështirat e Kategorisë Superiore, jo vetëm përsa i përket terrenit të rënduar por gjithashtu edhe për faktin që aty ia kanë dalë për të triumfuar vetëm skuadrat e Vllaznisë dhe Teutës, për më tepër klubi krutan po kalonte një moment pozitiv pas fitoreve radhazi ndaj Bylisit e Kukësit, pa harruar gjithashtu edhe faktin tjetër që ekipi i Ramadan Ndreut krenohej me plot 3 ndeshje pa pësuar asnjë gol. E pra demat shënuan 3 herë, po aq sa edhe kuqeblutë e Vllaznisë në vizitën e tyre dy muaj më herët, por tani me këto gola ekipi kryeqytetas konfirmohet edhe si sulmi më i mirë i këtij edicioni të kampionatit shqiptar.

Diferenca me Vllazninë vazhdon të mbetet 6 pikë dhe përpara në horizont shfaqen dy ndeshje tepër të vështira me rivalë të drejtpërdrejtë siç janë Kukësi dhe Laci. Partizani ka grumbulluar plot 15 pikë në 7 ndeshjet e para të vitit 2021, vetëm ekipi i Shpëtim Duros ka mbledhur një pikë më shumë dhe të kuqtë përfaqësojnë skuadrën e vetme pa humbje në këtë vit të ri duke konfirmuar një përmirësim të dukshëm, sidoqoftë formacioni i Ilir Dajës do të bëj çmos për të vijuar serinë pozitive, me synimin për të ngushtuar akoma më shumë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur diferencën me klubin shkodran./Supersport

Etiketa: ilir dajaKukësiPartizani

Lajme të lidhura

SPORT

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

19:14 : 19/10/2025
SPORT

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

14:41 : 05/10/2025
SPORT

Fitorja e parë sezonale vjen në “derbin e hallexhinjëve”, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

21:10 : 03/10/2025
AKTUALITET

Derbi Partizani-Tirana, akset që bllokohen në kryeqytet

16:06 : 03/10/2025
SPORT

Pa diferenca të konsiderueshme, bastet thonë fjalën e tyre për derbin Partizani-Tirana

14:38 : 03/10/2025
SPORT

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025
Para

Rezultatet live/ Numërohen 600 mijë vota në Kosovë, ja si ndryshon rezultati

TË GJITHA

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025

U ekzekutua në pragun e derës në Selenicë, 35-vjeçari nipi i një prej autorëve të masakrës së Çoles

21:30 : 01/11/2025

U plagos me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë 35-vjeçari/ EMRI

21:08 : 01/11/2025

Plagosja në Selenicë, 35-vjeçari po vizitonte xhaxhain kur u qëllua me armë

20:55 : 01/11/2025

Të shtëna me armë në Selenicë, plagoset një person

20:40 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com