• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Nusret-i mbi borëpastruese, Belinda si kopje e shëmtuar e Lali Erit

18:34 : 14/02/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prej 24 orësh i gjithë vendi është përfshirë nga një mot i acartë, me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore, që shkaktuan probleme në pothuajse akset kryesore të vendit.

Një situatë e parashikuar prej disa ditësh, jo vetëm nga meteorologët, por edhe nga programet e ndryshme në telefona. Kjo do të thotë se institucionet qendrore dhe lokale të Rilindjes, apo edhe kompanitë që bazuar në kontrata kanë për detyrë të pastrojnë rrugët, përfshi edhe hedhjen e kripës apo skorjeve, kanë pasur gjithë kohën e mjaftueshme për të marrë masa.

Deri dje në orët e pasdites të vetmit që ndoshta nuk e besonin parashikimin e motit ishin strukturat qeveritare, përfshi këtu edhe ministren Belinda Balluku, që u kujdes në orët e darkës të shfaqej në krye të punëve.

Belinda nuk e humbi rastin për të dhënë një shfaqje ose për ti shtuar albumit të fotografive edhe një mbi borëpastruesen, e cila në fakt duhej të ishte në punë që nga momenti kur nisën reshjet dhe jo të përdorej si sfond nga ministrja.

Lexo edhe:

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

Qeveria njofton rihapjen e tunelit të Llogarasë, PD: Aferë e pastër! Balluku u rikthye në vendin e krimit

Pas shfaqjes në restorantin luksoz Nusret në Dubai, në kohën kur qindra e mijëra familje vuanin nga përmbytjet, ministrja Balluku la një tjetër gjurmë, në një kohë fatkeqësie për qytetarët, që mbetën për orë të tëra të bllokuar në rrugë, në makina apo autobusë, në pritje të ndihmës së shtetit.

Sot ministrja u shfaq e prekur, madje e skandalizuar sepse foto e saj mbi borëpastruese kishte pasur reagime negative, ndërsa vijoi propogandën se Qeveria kishte marrë masat, se institucionet ishin në krye të detyrës, dhe se ky ishte një prej dimrave më të ashpër të viteve të fundit.

Po të vazhdonte ndoshta edhe më gjatë reagimin, Balluku mund të thoshte madje se kishte shkuar atje, në krye të punëve për ta drejtuar vetë borëpastruesen, por ishte kujtuar se nuk kishte patentë.

E gjithë skena që dhuroi ministrja e Infrastrukturës u justifikua me faktin se kishte shumë erë dhe acar dhe ajo nuk mund të komunikonte për të treguar punën që po bëhej dhe se të gjitha strukturat shtetërore dhe private ishin në terren.

Në fakt punën që po bëhej e përjetuan ata qytetarë që u detyruan të qëndrojnë të bllokuar për orë të tëra në trafik, për shkak të akullit në rrugë, në ato rrugë për të cilat mund të paguhen miliona euro për mirëmbajtje, përfshi këtu edhe pastrimin në situata të tilla,

Show mbi borëpastruese nuk është një rastësi për ministren 3-D të Ramës, as një rast sporadik për Rilindjen. Thjesht ajo është pjesë e një liste të gjatë, ku ndryshojnë personazhet por jo shfaqjet. Secili mundohet ti luajë sipas aftësive të tij, ndërsa Balluku duket se garon me Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit mbahet si kampioni i propogandës dhe Show-t, madje duke arritur në fazën që në çdo vend që shfaqet ka më shumë kamera dhe fotografë personalë se bie fjala punëtorë.

Kemi parë edhe ministrin Arben Ahmetaj që të shfaqet me këpucë llustrafinë, në një kantier ndërtimi, dhe me një lopatë duke bërë sikur hapte themelet e një prej atyre ndërtimeve që nuk dihet nëse ka përfunduar apo jo, edhe pse ka muaj që ai u shfaq në atë skenë.

Por Balluku sërisht tërheq vëmendjen, jo për çudinë e rradhës, por pikërisht se duket se po ia kalon të gjithëve. Ajo sot ndodhet në garë jo vetëm për shfaqjet, por edhe në gënjeshtra, qoftë edhe ndoshta pa dashje, por kjo përcaktohet në skenarin e propogandës.

Ata qytetarë që mbetën të bllokuar për orë të tëra në rrugë dëshmonin se nuk kishte borëpastruese, as policë që mund të ndihmonin, as mjete të tjera që mund të shërbenin për të çliruar rrugën nga akulli.

Dhe ndoshta kur kanë parë Belindën mbi borëpastruese që jepte mesazhe, një pjesë jo e vogël e tyre, që kishin mbërritur ndërkohë në banesat e tyre, mund të kenë menduar se po shohin ëndërr. Por Balluku sërisht insiston, flet për gadishmërinë maksimale të strukturave, për rrugë të lira, dhe më pas kërkon që të ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda, pasi ato ishin shkaktarët e bllokimit të trafikut.

Dhe si për të vijuar propaganda, sot nga dy institucione të tjera, u kërkohet qytetarëve që të shmangin qarkullimin e panevojshëm. Pak a shumë e njëjta skemë si në rastin e pandemisë, kur dështimin me menaxhimin ia faturojnë qytetarëve që nuk respetojnë masat.

Të pozosh mbi një borëpastruese nuk ka gjë të keqe, por këtë nuk mund ta shesësh si një skenë që ministrja ishte në krye të punës, atje në terren ku orë më parë ishte kërkuar ndihmë përmes mediave. Po kështu u justifikua edhe për darkën te Nusret, ku prania e saj dhe e çdokujt tjetër në atë tavolinë, u shit si një darkë pune nga e cila varej fati i investimeve miliarda euroshe.

Në rastin e bllokimit të rrugëve e kanë automjetet e rënda, në rastin e përmbytjeve e kanë qytetarët ose sasia e reshjeve, dhe nuk është çudi që edhe për temperaturat ekstreme që parashikohen këtë javë, sërisht fajin do e kenë sërisht qytetarët.

Belinda ia ka arritur që deri tani të mbahet mend si ministrja e projekteve 3-D, darkën e Nusret dhe së fundmi mbi borëpastruesen.

Etiketa: ballukuborepastrueseNusret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

11:52 : 31/05/2025
AKTUALITET

Qeveria njofton rihapjen e tunelit të Llogarasë, PD: Aferë e pastër! Balluku u rikthye në vendin e krimit

16:49 : 23/05/2025
AKTUALITET

Drejtori i Ballukut bën fushatë për ministren, shëtit me makinën e firmës që i ka dhënë miliona euro tendera

21:09 : 16/05/2025
AKTUALITET

“Balluku po përdor ‘Tan Leprin’ për të blerë vota”/ Bardhi: SPAK po hesht

16:50 : 08/05/2025
AKTUALITET

Berisha akuza Ballukut: Shpenzon 10 mijë euro për të larë prapanicën e makinës së saj

19:20 : 06/05/2025
AKTUALITET

Analiza: Fieri, “faktori çam” dhe partitë e vogla mund të jenë përcaktuese për mandate

15:52 : 06/05/2025
Para

Real Madrid arrin fitoren e tretë radhazi, mposht pastër Valencian

TË GJITHA

Efektet e kremit mbrojtës, dermatologët rrëzojnë mitet, si dhe sa duhet aplikuar

15:46 : 06/06/2025

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

Gjykata pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com