Gjykata kundër Krimet dhe Korrupsionit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për mjekun kardiolog Edvin Prifti. Ai përmendej në përgjimet e sekretares së gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, për marrje ryshfeti për një ndërhyrje kirurgjikale.
Ndërsa gjatë kontrolleve në shtëpi dhe zyrën e mjekut, SPAK sekuestroi 250 mijë euro dhe 16 mln lekë të reja cash. Fillimisht mjeku u pezullua nga detyra deri në verifikimin e akuzës në Gjykatë.
Edvin Priftit i janë vënë prangat që në sallën e gjyqit dhe do të dërgohet në një nga qelit e paraburgimit të kryeqytetit.
Mjeku Edvin Prifti në një prononcim të shkurtër për mediat ditën e sotme iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama, i cili tha se mjeku është arrestuar, dy orë përpara nisjes së seancës.
Prifti e priste këtë arrestim, nisur nga deklarata e kryeministrit, ndërsa deklaroi se nuk ka marrë ryshfet, por paratë janë produkt i punës së tij të ligjshme.
“S’di ta them nëse është lapsus, apo nuk e di. E dëgjuat dhe vetë në televizor kryeministrin. Besoj se ka qenë lapsus, mund të jetë dhe një urdhër i tij. Pres të më arrestojnë.
E vërteta është se jam Edvin Prifti, jam këtu pas një kontributi të jashtëzakonshëm. Në 2006 kishte chartera me shqiptarë që shkonin në stamboll, por prej atherë janë operuar këtu në vendin e tyre, në publik.
Deklaratat e Ramës duhet ti komentoni ju gazetarët në radhë të parë, dhe i gjithë publiku.”-tha mjeku Prifti.
Më tej, ai tha se vlera monetare e gjetur në zyrën dhe banesën e tij janë të ligjshme, duke shtuar se vetëm çmimet ndërkombëtare kushtojnë rreth 200 mijë euro.
“Janë të ardhura të ligjshme. Kam qene në dije të këtij procesi, sepse vetë SPAK, ka dërguar njerëzit për të sekuestruar kartelat e nevojshme për hetimin e tyre. Cdo gjë që kam në jetën time e kam konsideruar të ligjshme, me nder dhe me punën që kamë bërë.
Prej 12 vitesh kam punuar jashtë vendit, vetëm çmimet ndërkombëtare që kam marrë arrijnë në vlerën 200 mijë euro, dhe prej 15 vitesh kam kontribuar në Shqipëri.
Kjo sasi, është ë konsiderueshme, vjen nga një akt-shitblerje i bashkëshortes time. Në harkun kohor të 48 orëve nuk e kam konsideruar se do më hapte ndonjë problem.
Po shkoj drejt arrestit tim. Deklaratat e Ramës duhet ti komentoni ju gazetarët në radhë të parë, dhe i gjithë publiku.
Besoj tek institucionet e vendin tim. Besoj se ka qenë lapsus, mund të jetë dhe një urdhër i tij. S’di ta them nëse është lapsus, apo nuk e di. E vërteta është se jam Edvin Prifti, jam këtu pas një kontributi të jashtëzakonshëm. Në 2006 kishte xhartera me shqiptarë që shkonin në stamboll, por prej atherë janë operuar këtu në vendin e tyre, në publik.
Kam mbajtur qendrimet e mia, denoncova Covid-19 në vend. Të gjithë thonin një grip i zakonshëm.”-përfundoi mjeku Edvin Prifti.