• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prova amerikane e Ilirjan Celibashit për kandidatët e “listës së zezë”

15:35 : 11/02/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, duket se është zyrtari i parë në administratën shqiptare që është vendosur përpara një prove nga Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, lidhur me mosregjistrimin e të korruptuarve në zgjedhje.

Ligji shqiptar ndalon kandidimin në zgjedhje të personave që janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit, por duket se diplomatja amerikane ka shkuar pak më tej, ndoshta për të testuar, se sa të gatshëm janë liderët politikë, dhe më pas KQZ, për të mosregjistruar emra që përfshihen në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit.

Pak javë më parë, Kim nisi një seri deklarimesh, që u kërkonte kryetarëve të partive të hartonin lista të pastra kandidatësh. Për këtë, ambasadorja zhvilloi një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Celibashi, nga ku duket se mori garanci se ai do të zbatonte ligjin dhe nuk do të regjistronte kandidatë me probleme ligjore.

Më pas, Kim kaloi në emra të përveçëm duke nominuar Tom Doshin, kryetarin e PSD, aleat i Edi Ramës, emri i të cilit ndodhet në listën e zezë të DASH. Kjo ishte hera e parë që një diplomate deklaron emra të përveçëm lidhur me zgjedhjet, pasi deri para pak muajsh flitej për parime, për të cilat të gjithë tundnin kokën dhe më pas historia dihet.

Lexo edhe:

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

Doshi, bëri lëvizjen e tij, duke çuar kërkesën për regjistrimin e PSD në zgjedhje, ndërsa topi, është në fushën e Celibashit, i cili duhet të marrë një vendim nëse do të resgjitrojë ose jo si kandidat deputetin aktual.

Ligji i dekriminalizimit nuk e ndalon Tom Doshin të kandidojë, çka me shumë gjasa një vendim nga ana e KQZ për të moslejuar kandidimin mund të shkojë në dyert e Gjykatës.

Pra Ilirjan Celibashi, si Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ose do të mbahet mend si zyrtari i parë i lartë zgjedhor që i ndalon kandidimin një individi se përfshihet në listën e zezë, ose do të refuzojë këshillën e diplomates amerikane.

Në të dy rastet, pozicioni i tij, duket pak i sikletshëm, kjo për faktin se një vendim negativ, pra mosregjistrimi, mund të trajtohet nga Gjykata, dhe Kryekomisionerit do t´I duhet të argumentojë se çfarë provash apo faktesh ka që nuk lejoi regjistrimin.

Në rastin tjetër, pra atë të pranimit të kandidimit, do të duhet të japë “sqarime” sepse nuk përmbushi një kriter të vendosur nga SHBA.

Situata të ngjashme si kjo me Tom Doshin, Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, mund t´I dalin disa, kjo në varësi të listave të kandidatëve që partitë do të depozitojnë për zgjedhjet e 25 prillit.

Me shumë gjasa, emri i dytë që do të përmendet nga Kim është ai i Vangjush Dakos, mikut të Edi Ramës, ish-kryebashkiak i Durrësit, i cili ndodhet në listën e zezë të DASH-it, dhe ndoshta mund të përfshihet nga PS si kandidat për Qarkun e Durrësit.

Nuk dihet nëse Rama do të ketë guxim të kandidojë Dakon, por referuar deklarimeve të tij të mëparshme se kandidatët mjaftojnë të plotësojnë formularët e dekriminalizimit dhe përgjegjësinë e mbajnë vetë, nuk përjashtohet asnjë mundësi, aq më tepër që ish-kryebashkiaku me “duart si akullore” nuk është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Kështu Ilirjan Celibashi, si Komisioner Shtetëror për Zgjedhjet, mund t´i duhet të zgjedhë një pozicion, jo ligjor, por moral dhe politik, mes Edi Ramës dhe Yuri Kim.

Në 2001, kohë kur drejtonte KQZ-në, Celibashi legjitimoi çdo mandat të vjedhur me dhunë nga Partia Socialiste, duke i dhënë shumicës së asaj kohe numrin magjik prej 84 mandatesh, me synim zgjedhjen e Presidentit të Republikës, por edhe shumë prej drejtuesve të institucioneve që kërkonin një shumicë të cilësuar votash.

Celibashi në atë kohë zbatoi vullnetin politik të partisë ku bënte pjesë, ndonëse raportet e OSBE/ODIHR nxinin zgjedhjet dhe legjitimonin vetëm 71 mandatet, pra qeverinë.

Mandatet e tepërta nuk patën asnjë vlerë, përsa kohë Fatos Nano u detyrua të nënshkruante marrëveshjen me Sali Berishën, të cilit i “dorëzoi” jo vetëm Presidentin, por edhe Prokurorin e Përgjithshëm, Kreun e KLSH, SHISH, Avokatin e Popullit etj.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe pas 25 prillit, kur fituesi të detyrohet të mos përfshijë në koalicion, qoftë edhe për të votuar qeverinë, deputetë që mund të kalojnë filtrat shqiptarë, por të ngecin në rrjetën amerikane.

Loja sapo ka nisur…

Etiketa: celibashikimRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025
Para

Arrestimi i gjyqtares Enkeleda Hoxha/ KLGJ: Janë marrë masat për vijimin e punës në gjykatë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com