• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nis kodin! Urgjente!”/ Skema e vjedhjes së të dhënave nga WhatsApp

19:32 : 10/02/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, Teknologji

WhatsApp është ndoshta aplikacioni më popullor mes shqiptarëve në komunikimin e përditshëm me mesazhe, foto apo video, por javët e fundit një pjesë e përdoruesve kanë qenë nën një sulm të vazhdueshëm nga persona të panjohur. Policia paralajmëroi se “situata është serioze” dhe për ekzistencën e një “skeme” të vjedhjes së informacioneve personale.

Por si funksionon përvetësimi i llogarive në WhatsApp? Sipas policisë, vjedhja nis me kërkesën për të rikthyer një kod gjashtëshifror. “Kjo kërkesë vjen nga një person i cili ka njohje të mëparshme me viktimën dhe që ka qenë edhe ai/ajo viktimë e këtij sulmi, pra autori nis mesazh nga llogaria e një viktime tjetër” tha zëdhënësja e policisë.

Skema është shpjeguar në emisionin Opinion, nga specialisti i IT, Gentian Progni, shoqëruar me zbërthimin e mesazheve nga një rast konkret.

Në foton më lart është mesazhi i parë, që mbërrin në celularin e një prej viktimave. Ai përmban një numër gjashtëshifror.

Lexo edhe:

I vodhi pronarit grek 130 mijë euro dhe u arratis! Shqiptari kapet pas një viti në Itali

Bënte namin me vjedhje në Durrës, arrestohet ‘skifteri’ nga Tirana

Paralelisht me këtë mesazh në celular, nga një i njohuri juaj vjen një mesazh tjetër në WhatsApp që kërkon kthimin me urgjencë të numrit gjashtëshifror.

Gabimi që nuk duhet bërë është kopjimi i numrit gjashtëshifror nga mesazhi i parë dhe dërgimi i tij me WhatsApp.

Skema funksionon përmes kontakteve të njohur mes njëri-tjetrit. Kjo do të thotë që mesazhet vijnë nga persona që më parë kanë rënë viktima dhe që janë të njohurit tanë.

Sipas Prognit, problem tjetër është që edhe nëse nuk dërgohet numri gjashtëshifror, linku bashkëngjitur në mesazhin e parë, nëse klikohet, kryen të njëjtin funksion, pra vjedhjen e të dhënave që janë ruajtur nga WhatsApp.

“Janë dy metoda. Për personat që e kuptojnë: Ata bëjnë bllokimin total të WhatsApp për një periudhë kohore. Ti nuk e përdor dot. Bën “crash” automatikisht. Kur të vjen një mesazh, nuk e kthen dot, apo nuk bën dot telefonata. Kjo është një nga metodat, metoda tjetër është që funksionon normalisht WhatsApp, por të gjitha bisedat kopjohen ndërkohë.” shpjegoi Progni.

Dyshimet janë se skema e vjedhjes së të dhënave nga WhatsApp vjen nga jashtë vendit dhe kohët e fundit në shënjestër janë gazetarë apo punonjës të zyrave të shtypit të partive. Progni tregoi që kur një gazetar, kishte tentuar të komunikonte me dërguesin e mesazhit, duke e pyetur se përse duhet ta bënte veprimin e kërkuar, ai kishte marrë një përgjigje me një shqipe të cunguar “Ju dërguar një mesazh sms”. Mënyra e shkrimit të përgjigjes, është një e dhënë që tregon se hakeri e kishte përkthyer fjalinë në “google translate”, duke shtuar dyshimet se ai është një person i huaj.

“Deri tani në Shqipëri janë 1 mijë persona të hakeruar. Për momentin informacioni është se mesazhet e hakerave janë rusë dhe turk. Informacionet se përse po ndodh kjo, lidhen me zgjedhjet, sepse të gjithë personat që po virusohen aktualisht janë ose gazetarë politikë, ose persona që punojnë në zyrat e shtypit të ministrive dhe partive” u shpreh specialisti i IT.

Disa ditë më parë, këtë fenomen e kanë denoncuar gazetari i emisionit politik në TVSH Lutfi Dervishi dhe ai i A2 CNN, Blendi Salaj, të cilët ranë viktimë e kësaj skeme, ndërkohë që të tjerë gazetarëve iu ka ndodhur e njëjta gjë në ditët e fundit.

Mënyrat për t’u mbrojtur janë disa, thonë specialistët. Përveç kujdesit në shkëmbimin e të dhënave personale, WhatsApp ofron një sistem mbrojtës me kodin e verifikimit me dy hapa “Two step verification” që duhet aktivizuar.

Përveç kësaj, preferohet që opsioni “Backup”, pra ai i ruajtjes periodike të të dhënave të jetë i çaktivizuar. Po ashtu, këshillohet të çaktivizohet edhe shkarkimi automatik i fotove apo videove që dërgohen në mesazhet e aplikacionit.

Etiketa: kodevjedhjewhats app

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I vodhi pronarit grek 130 mijë euro dhe u arratis! Shqiptari kapet pas një viti në Itali

10:03 : 25/10/2025
AKTUALITET

Bënte namin me vjedhje në Durrës, arrestohet ‘skifteri’ nga Tirana

09:36 : 25/10/2025
AKTUALITET

Njëri pajtonte taksinë, të tjerët grabisnin! Kapet banda e hajdutëve në Tiranë, mes tyre dhe një femër/ EMRAT

13:42 : 23/10/2025
AKTUALITET

Zbulohen disa raste vjedhjeje në Sarandë, ndalohen 3 autorë

14:13 : 20/10/2025
AKTUALITET

Vjedhje në biznese dhe banesa, dy të arrestuar në Tiranë

14:08 : 14/10/2025
AKTUALITET

Nxiste 13-vjeçarin për të kryer vjedhje, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

09:33 : 08/10/2025
Para

Tjetër hetim/Prokurorët në Georgia hapin hetim penal për thirrjen telefonike të Trump

TË GJITHA

Netanjahu urdhëron sulme të reja në Rripin e Gazës

08:49 : 29/10/2025

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë dhe policë

08:39 : 29/10/2025

Erëra deri 200 km/orë, uragani “Melissa” godet Kubën

08:37 : 29/10/2025

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

08:20 : 29/10/2025

Këmbimi valutor 29 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 29/10/2025

Kushte të qëndrueshme atmosferike e kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:12 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com