• Kontakt
Monday, September 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deklaratat/ Si u shumëfishua pasuria e ish-ministres Klajda Gjosha

23:34 : 10/02/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministrja e LSI në kabinetin “Rama 1”, Klajda Gjosha deklaron pasuri familjare prej 11.9 milionë lekësh, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 1.7 milionë lekësh.

Klajda Gjosha u zgjodh ministre e Integrimit Europian në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo u largua nga detyra në vitin 2017, pas prishjes së koalicionit PS-LSI.

Klajda Gjosha është diplomuar për Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në vitin 2005 në universitetin Reading në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2006, ajo kreu studimet Master në të njëjtin universitet për Studime Europiane.

Gjosha është kryetare e Forumit të Gruas në LSI si dhe anëtare e kryesisë. Ajo ka qenë gjithashtu nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Përvojën e parë në administratën publike e ka pasur në vitin 2004 si specialiste në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Gjosha ka punuar më pas në Ministrinë e Punës dhe në Bashkinë e Tiranës, ndërsa në vitin 2012 u zgjodh zv.ministre në kabinetin e kryeministrit Berisha.

Lexo edhe:

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

Deklaratat e Trump, Medvedev e paralajmëron: Ultimatumi është një hap drejt luftës me SHBA

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministres Klajda Gjosha nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës për anëtarët e Këshillit të Ministrave për vitet 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha nga viti 2008 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2008, Klajda Gjosha nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 11.9 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 1.7 milionë lekësh.

Znj.Gjosha deklaron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 10.7 milionë lekë dhe likujditete bankare prej 1.1 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 21.2 milionë lekë, nga të cilat 52% burojnë nga paga e znj.Gjosha dhe gati 23% nga paga e familjarëve. Rreth 17% e të ardhurave totale burojnë nga aktiviteti i biznesit privat të bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 7 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me problem.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar se përvse përveç pasurive në emër të saj dhe të bashkëshortit, Gjosha ka deklaruar edhe pasuri në emër të prindërve.

Në deklaratën e vitit 2009, ajo deklaron një apartament me sipërfaqe 96m2 dhe me vlerë 36 mijë USD në emër të prindërve, e cila nuk është përfshirë në analizën e pasurisë.

Në vitin 2015, subjekti deklaron blerjen e një apartamenti dupleks me çmim 78,062 euro, me burim financiar një kredi bankare prej 8.8 milionë lekësh, të ardhura nga paga prej 1.5 milionë lekësh si dhe 600 mijë lekë hua nga aktiviteti i biznesit të bashkëshortit. Huaja është shlyer plotësisht në vitin 2017.

Gjithashtu, në deklaratën e vitit 2013 mungojnë të ardhurat nga biznesi të bashkëshortit në rubrikën përkatëse.

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018  /BIRN/

Etiketa: deklaratagjoshapasuria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

20:58 : 06/08/2025
BOTA

Deklaratat e Trump, Medvedev e paralajmëron: Ultimatumi është një hap drejt luftës me SHBA

22:38 : 28/07/2025
BOTA

Pasuria e dhëndrit të Orban nxit debat në Hungari/ Biznes apo nepotizëm?

21:51 : 15/07/2025
AKTUALITET

Kontrata e pendesës/ Nga ulja e dënimit deri tek pasuritë, marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un

08:52 : 02/07/2025
AKTUALITET

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

13:35 : 28/06/2025
AKTUALITET

Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn?

17:09 : 25/06/2025
Para

"Bëni kujdes"/ Horoskopi, 11 shkurt 2021

TË GJITHA

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në Kosovë, shkak mungesa e kuorumit

14:59 : 01/09/2025

Antonio Costa: Nuk jemi në luftë tregtare me SHBA-të, kemi zgjedhur si rrugë diplomacinë

14:49 : 01/09/2025

Mandati i Aida Hajnajt në BKH: Fund i parashikuar dhe hije klientelizmi

14:37 : 01/09/2025

Arrestohet “truri” i basteve te lokalet “333” dhe “CR7”, Lendi Palaj

14:26 : 01/09/2025

Berisha: Kartelet po përleshen se kush do marrë ministrin e Brendshëm, Troplinët duan Vlora Hysenin

13:55 : 01/09/2025

Berisha: FBI të hetojë udhëtimet e Ramës dhe Sorosit, transportonin para dhe drogë me valixhe

13:41 : 01/09/2025

Nesër i jepet lamtumira e fundit Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në Teatrin e Operas

13:28 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com