Një tjetër rast infektimi me Covid pas injektimit të vaksinës ka ndodhur në vendin tonë.
Mjeku i cili punon në spitalin “Shefqet Ndroqi” raportohet se pas marrjes së të dyjave dozave të ‘Pfizer’ është infektuar me Covid.
Riinfektimi i tij vjen pak ditë pasi mori dozën e dytë.
Më herët, mjeku Pëllumb Pipero u konfirmua pozitiv me Covid, pasi kishte injektuar dozën e parë të vaksinës.