• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koronavirusi në Shqipëri/ Zëri i Amerikës: Situata u përkeqësua në javën e fundit

21:36 : 08/02/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Në Shqipëri java e fundit (2 Shkurt – 8 Shkurt) shënoi një përkeqësim të situatës së Koronavirusit me një rritje të fortë të rasteve, të viktimave dhe të të shtruarve në spitale, përfshirë numrin më të lartë të atyre në gjendje kritike.

Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se vdekjet u ngjitën në 79 persona që humbën jetën, 14.5 përqind më shumë se një javë më parë (26 Janar – Shkurt), ose niveli më i lartë që pas javës së tretë të muajit dhjetor.

Dita me më shumë viktima ishte 5 Shkurti, kur u rregjistruan 15 vdekje. Ndërsa në 24 orët e fundit u njoftuan për 12 të tjera: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kuçova, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, dhe 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 -76 vjeç.

Rastet e reja kapën një rekord javor me 7297 të prekur, ose një mesatare ditore prej 1042 të infektuarisht. Krahasuar me javën pararendëse bëhet fjalë për një rritje prej 18 përqind. Shtimi i rasteve ka ecur paralelisht dhe me një numër më të lartë testimesh, 28.227 tamponë (+14.1 përqind), ose një mesatare ditore prej 4032 testimesh.

Megjithatë, gjatë javës së fundit pozitiviteti shënoi sërish një rritje, duke u ngjitur në kuotën e 25.8 përqind, nga 24.9 përqind, gjë që dëshmon një përkeqësim të situatës. Pozitiviteti (raporti mes tamponëve dhe rasteve të konfirmuara) është tregues i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Lexo edhe:

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

Trump thirrje kompanive farmaceutike: Zbuloni të dhënat mbi efektivitetin e vaksinave Covid-19

Në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve rishtazi, ra nën kuotën e 1 mijë rasteve të rregjistruara thuajse gjatë gjithë javës së fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 953 raste të reja. Por kjo duket se i dedikohet vetëm uljes së testimeve, duke qenë se pozitiviteti ishte më i lartë se mesatarja javore, duke kapur nivelin e 27.3 përqind.

Rastet e reja u konfirmuan në 44 bashki të vendit: 372 raste në Tiranë, 145 raste në Durrës, 83 raste në Vlorë, 48 raste në Elbasan dhe Sarandë, 33 raste në Gjirokastër, 29 raste në Fier, 22 raste në Korçë, 13 raste në Kukës, Berat, Mat, 12 raste në Kavajë, 9 raste në Shkodër, Tepelenë, 8 raste në Lushnje, Vorë, 7 raste në Peqin, 6 raste në Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, Gramsh, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Librazhd, Pogradec, Bulqizë, Kuçovë, 3 raste në Mallakastër, Dibër, Skrapar, 2 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Cërrik, Lobohovë, dhe 1 rast në Devoll, Has, Vau i Dejës, Belsh, Roskove, Klos, Poliçan.

Java e fundit shënoi po ashtu një shtim të ndjeshëm të personave të cilët u detyruan t’i nënshtrohen trajtimit në spitale. Ndërsa java pararendëse u mbyll me 365 të shtruar, të dhënat e ditës së sotme flasin për 449 pacientë. Po ashtu, dhe ata që janë në gjendje kritike janë më të shumtë, me 21 në terapi intensive dhe 15 të tjerë të intubuar, deri pasditen e të hënës.

Që nga fillimi i pandemisë Shqipëria rregjistron 86.289 raste pozitive nga të cilat 32.689 janë ende aktive, ndërsa numri i viktimave është në total 1472 vdekje./Zëri i Amerikës/

Etiketa: COVID 19Zeri i Amerikes

Lajme të lidhura

BOTA

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

18:33 : 03/09/2025
BOTA

Trump thirrje kompanive farmaceutike: Zbuloni të dhënat mbi efektivitetin e vaksinave Covid-19

17:31 : 01/09/2025
BOTA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025
AKTUALITET

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025
BOTA

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

08:22 : 11/06/2025
BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
Para

Lubonja: Rezultati i zgjedhjeve nuk do të përcaktohet nga KQZ, por nga ...

TË GJITHA

27-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu në Greqi

12:16 : 19/09/2025

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

12:09 : 19/09/2025

Dyshohet se ka pë*dhunur vajzën e mitur të bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

11:59 : 19/09/2025

Radikalizim aksioni dhe grevë urie, ja çfarë diskutuan deputetët e PD në mbledhjen e Grupit Parlamentar

11:57 : 19/09/2025

Rrogozhinë/ Burri alarmon policinë: Më ka ikur gruaja nga shtëpia

11:45 : 19/09/2025

Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn e saj me pushkë

11:30 : 19/09/2025

Atentati ndaj Arjan Ndojt/ Arben Haxhiaj: Më kërcënuan se do më merrnin fëmijët dhe do më vr*snin vëllanë

11:23 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com