• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjyqi në Senat ndaj ish-Presidentit Trump, kundërshtarët dhe mbrojtësit e tij

19:25 : 07/02/2021
në BOTA

Demokratët dhe republikanët po paraqesin strategjitë e tyre para fillimit të martën të gjykimit për herë të dytë në Senat të ish-Presidentit Donald Trump. Materiali në vazhdim shpjegon argumentet që paraqesin të dy palët e spektrit politik.

Sulmi i dhunshëm muajin e shkuar ndaj Kapitolit bëri që Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët dhe me mbështetjen e 10 republikanëve të fillojë procesin për shkarkimin e Presidentit Trump, për herë të dytë.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve, që do të ngrenë akuzat para një jurie me senatorë amerikanë, thonë se Trump nxiti sulmin që la pesë të vdekur, mes tyre një polic. Ata do të përdorin fjalimin e Trump e pamje nga trazirat për të bindur jurinë.

“Demokratët po përdorin strategjinë për të treguar se ai përbënte dhe vazhdon të përbëjë kërcënim. Sulmi i dhunshëm është rezultat i retorikës së tij të nxitjes së dhunës”, thotë Jennifer Mercieca, profesoreshë e retorikës politike amerikane në Universitetin A&M në Teksas.

“Nëse arrijnë të ngjallin kujtesën e njerëzve për ngjarjet që ndodhën në Kapitol, t’u kujtojnë atyre frikën që ndjenë dhe ringjallin reagimin e tyre kundër saj, ata mund të gjejnë mbështetje përtej vijës partiake.”

Lexo edhe:

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

Në Senatin prej 100 anëtarësh, të ndarë në mënyrë të barabartë, demokratëve u nevojiten votat e 17 republikanëve për të fajësuar ish-Presidentin Trump. Vetë fjala “ish” është në themel të strategjisë republikane. Rand Paul është senator republikan.

“Nëse i akuzuari nuk është më president, ku është fuqia kushtetuese për të zhvilluar një proces gjyqësor në Senat ndaj tij? Qytetarët privatë nuk mund t’i heqësh nga puna. Ky proces është për pushimin nga puna. I akuzuari tashmë e ka lënë detyrën”.

Republikanët humbën një votë mbi kushtetueshmërinë e gjykimit, por rezultati i votimit 55 pro zhvillimit të gjyqit dhe 45 kundër, i lë demokratët të dobët para 67 votave të nevojshme.

“Ata po e trajtojnë në nivel procedural. Në këtë pikë është një pikëpyetje procedurale, (për republikanët) dhe nuk duan të ringjallin pikëpyetjet për sulm të dhunshëm dhe nëse Trumpi është fajtor apo jo”, thotë profesoresha Jennifer Mercieca .

Ajo thotë se përjashtimi i Trump nga media sociale mund të funksionojë kundër strategjisë së demokratëve.

“Ata do të përpiqen të përdorin frikën për të apeluar dhe argumentuar rreth sigurisë dhe se ai përbën rrezik të qartë e të pranishëm. Fakti që ai është përjashtuar nga platformat, e dëmton atë argument, sepse po të ishte i pranishëm, ai do të vazhdonte të bënte të njëjtat argumente. Pra do të përbënte rrezik të qartë dhe të pranishëm”, thotë profesoresha.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë kërkuar që Trump të dëshmojë në gjyqin kundër tij që fillon të martën. Avokatët e tij kanë thënë se Trump nuk do ta bëjë këtë./voa

Etiketa: SenatTrump

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
BOTA

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025
BOTA

SHBA tentoi ta joshë pilotin e Maduros, ja sa ka shkuar shpërblimi për kapjen e presidentit venezuelian

13:16 : 29/10/2025
BOTA

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025
BOTA

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025
BOTA

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

09:04 : 26/10/2025
Para

Liverpool “KO” në Anfield, Man.City arratiset në krye të Premier League

TË GJITHA

Zyrtarja e “Bankers Petroleum” me cigare në dorë zgërdhihet duke parë nga lart naftëtarët e varfër që protestojnë

17:54 : 30/10/2025

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën këmbësori

17:52 : 30/10/2025

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025

Furnizonte me kokainë bankierët në Londër, dënohet me burg shqiptari në Britani

17:31 : 30/10/2025

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com