• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta vlerëson sportistët e shquar shkodranë: Të promovojmë vlerat që na bëjnë krenar

17:50 : 06/02/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi disa nga sportistët e shquar shkodranë, të cilët me talentin, rezultatet e larta dhe profesionalizmin e tyre kanë spikatur në disiplina të ndryshme sportive si basketboll, atletikë, peshëngritje dhe boks në radhët e KS “Vllaznia” dhe Ekipit tonë Kombëtar.

Kreu i Shtetit dekoroi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Filip Guraziun “Në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për kontributin e madh, si një nga basketbollistët e spikatur të ‘17 Nëntorit’, ‘Vllaznisë’ dhe Ekipit Kombëtar.

Lojtar me një arsenal modern të basketbollit, i papërkulur, i guximshëm dhe fitimtar. Shembull frymëzimi jo vetëm në fushën e lojës, por dhe në karrierën e tij si intelektual dhe qytetar model”.

Me Titullin “Mjeshtër i Madh” Presidenti Meta vlerësoi zotin Arben Mlloja “Në shenjë vlerësimi për rezultatet e larta të arritura në sportin e Atletikës, si atlet kampion e rekordmen në garat e kërcimit së gjati dhe 10 garash, me ekipin e KS ‘Vllaznia’ dhe Ekipin Kombëtar, në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Po me Titullin “Mjeshtër i Madh” u dekorua zoti Artur Lagja “Për kontributin dhe rezultatet e larta në peshëngritje, si sportist i spikatur i KS ‘Vllaznia’ dhe Ekipit Kombëtar. Kampion dhe rekordmen, një sportist cilësor, i përkushtuar dhe me rezultate të larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.”, si dhe zoti Jetmir Kuçi “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e shquar sportive në sportin e boksit, si sportist i Klubit Sportiv ‘Vllaznia’ dhe Ekipit Kombëtar. Sportist kampion, i suksesshëm në veprimtaritë e sportit të boksit në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Trajner i rezultateve të larta në boksin e femrave”.

Lexo edhe:

Nga divorci me Kryemadhin, lobimi i LSI deri tek kartat bankare, zbardhet dëshmia e Metës në GJKKO

Krijuesi i OpenAI: Zuckerberg ofron mbi 100 milionë dollarë për të përvetësuar stafin tim

Në fjalën përshëndetëse gjatë ceremonisë solemne të zhvilluar në ambientet e Bashkisë së Shkodrës, në prani të Kryetarës së Bashkisë Voltana Ademi, familjarëve, kolegëve dhe personaliteteve të sportit, Presidenti Meta u shpreh:

“Jam i lumtur të rikthehem në Shkodër, dhe njëkohësisht të marr pjesë në këtë ceremoni të organizuar në respekt të disa prej personaliteteve më të shquar të sportit të Shkodrës dhe të vendit tonë.

Sporti në qytetin e Shkodrës, ka pasur si misioni jo vetëm arritjet e rezultateve të larta, por edhe zhvillimin dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, edukimin e të rinjve dhe mbi të gjitha zhvillimin e frymës së miqësisë dhe forcimit të ndjenjave vëllazërore në shoqëri

Sukseset e arritura nga sportistët e ‘Vllaznisë’ kanë qenë gjithmonë një forcë ideale, për të frymëzuar drejt rrugëve të reja dhe standarteve më të larta dhe nganjëherë të papritura, por edhe në tejkalimin e konflikteve të shkaktuara edhe nga shkelja e të drejtave njerëzore.

Sfidat e arritura nëpërmjet punës e sakrificave nga sportistë, trajnerë e drejtues, kanë treguar shpirtin luftarak e pasionin e madh për atë, që shkodranët e kanë në dejet e tyre.

Sot, kam kënaqësinë të vlerësoj disa ndër sportistët më të shquar të Shkodrës dhe vendit tonë, që me rezultatet e tyre kanë përcjellë emocione të paharruara, brenda dhe jashtë vendit.

Filip Guraziu është një nga basketbollistët më të talentuar, i cili ka kontribuar me shumë sukses me ekipet e ‘Vllaznisë’, të ‘17 Nëntorit’ dhe ato kombëtare.

Ai është fitues i medaljeve të arta në spartakiadën e parë Kombëtare në vitin 1959, ku u shpall edhe si basketbollisti më i dalluar dhe më me perspektivë. Ai ka qenë disa herë Kampion Kombëtar dhe fitues i Kupave të Republikës me ekipet e ‘Vllaznisë’ dhe të ‘17 Nëntorit’.

Guraziu ka qenë lojtar titullar edhe i Ekipit Kombëtar në ballkaniadën e zhvilluar në Tiranë në vitin 1965. Në kulmin e suksesit trajneri i tij afrohet dhe i thotë: Filip jam i autorizuar më të komunikuar përjashtimin tënd prej aktivitetit sportiv të basketbollit për motive politike.

Dhe biografia e largoi padrejtësisht Filipin shumë shpejt nga sporti i tij i dashur i basketbollit, ku ai shkëlqeu shumë i ri dhe ku të gjithë ende e mbajnë mend dhe e vlerësojnë edhe sot, për talentin dhe emocionet që iu dhuroi.

Krejt papritur në 1967 skuadrës shkodrane i mungon Filip Guraziu. Ky ishte një çast fatal kur një regjim i pamëshirshëm dhe i padrejtë, rifillon hakmarrjen, për shkak të biografisë, si djali i Pjetër Guraziut, martirit të këtij vendi.

Sistemi monist shkatërroi në këtë mënyrë, talentin e madh dhe një sportisti të madh, duke dashur që të shtyp një njeri që në fëmijëri, kishte shpërthyer si një talent në basketboll.

Filip Guraziu ka qenë një basketbollist modern, i njohur për shpirtin e garës dhe për guximin dhe talentin e tij.

Karriera e Filip Guraziut është e suksesshme edhe në shumë fusha të tjera në dobi të qytetarëve të Shkodrës, si një profesionist, si intelektual i mirëfilltë, po kështu në fushën e kulturës, të mbrojtjes ekologjike, turizmit, të artit, të politikës dhe si autor i një sërë botimesh të publikuara anë e mbanë botës.

Gjithçka e arritur në sukseset e tij, nuk e shlyejnë historinë dramatike në sportin e basketbollit, që kishte vetëm një shkak, biografinë!

Ne jemi sot për të nderuar talentin e tij të jashtëzakonshëm, por njëkohësisht dhe qytetarinë e tij të jashtëzakonshme, të shprehura në të gjitha fushat edhe gjatë kohës që ishte krye-qytetari i parë i Shkodrës.

Astrit Zaganjori ka qenë një sportistët më të shquar të basketbollit shkodran. Karriera e tij në sportin e basketbollit fillon që në moshë të re dhe në fund të viteve 1980, ai bëhet pjesë e ekipit të parë të ‘Vllaznisë’.

Si lojtar kryesor i ekipit të ‘Vllaznisë’, Zaganjori është pjesë e sukseseve të këtij ekipi duke u shpallur 4 herë kampion. Zaganjori ka qenë lojtar i spikatur dhe i dalluar në lojën e qendrës, falë shtatlartësisë dhe përgatitjes së tij të gjithëanshme.

Ai ka qenë titullar i Ekipit Kombëtar dhe ka luajtur në shumë ndeshje ndërkombëtare. Ai mbetet figurë e shquar e sportit shkodran dhe atij kombëtar, dhe një nga figurat emblematike të basketbollit. Një personalitet i respektuar dhe i dashur në të gjithë opinionin sportdashës të ngjyrave kuq e blu të ‘Vllaznisë’ së Shkodrës.

Arben Mlloja është një nga figurat më të njohura të sportit shkodran dhe të atletikës tonë.

Arben Mlloja ka një karrierë të suksesshme sportive dhe ka dhënë një kontribut të shquar për atletikën. Ai ka vendosur shumë rekorde që në moshë fare të re.

Në karrierën e tij si atlet, ai ka realizuar rekorde të shkëlqyera në disiplinat e kërcimit së gjati dhe në 10-garësh. Ai ka fituar:

13 medalje si fitues i kampionatit kombëtar;
3 medalje Ari në 2 Spartakiada kombëtare;
2 medalje Argjendi në 2 Spartakiada kombëtare.
Rezultate të larta Arben Mlloja ka arritur dhe në aktivitetet me veteranët, brenda dhe jashtë vendit.

Artur Lagja ka filluar karrierën e tij në sportin e peshëngritjes me ‘Vllazninë’.

Gjatë karrierës së tij është shpallur 15 herë kampion i vendit dhe ka thyer 37 rekorde kombëtare. Ai ka qenë anëtar i ekipit kombëtar për 15 vite me radhë.

Ka qenë një peshëngritës me disiplinë të lartë sportive, korrekt dhe i ka shërbyer me pasionin e punën e tij ekipit ‘Vllaznia’ dhe Ekipit Kombëtar.

Artur Lagja i ka dhuruar sportdashësve të peshëngritjes gara të bukura dhe me nivel të lartë cilësor.

Jetmir Kuçi ka filluar karrierën e tij në sportin e boksit me KS “Vllaznia” dhe është shpallur 8 herë kampion i Shqipërisë me ekipin e boksit të ‘Vllaznisë’.

Jetmiri ka qenë anëtar i ekipit kombëtar dhe ka arritur rezultate të larta në aktivitetet evropiane dhe ballkanike. Aktiviteti i tij kulmon me pjesëmarrjen në boksin profesionist, duke dhënë rezultate edhe më të larta.

Ndërkohë ai vazhdon karrierën e tij në boks edhe si trajner i suksesshëm. Ai ka rreth 5 vite që drejton boksin e femrave. Boksierja e tij, Esidita Selaj ka arritur rezultate të larta në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare, duke arritur edhe nën kampione e Evropës.

Jetmir Kuçi i ka dhuruar sportdashësve Shkodranë jo vetëm ndeshje të bukura me emocione të pafundme dhe të një niveli të lartë, por ka qenë edhe një shembull edukimi dhe frymëzimi për më të rinjtë.

Padyshim karriera juaj është një vlerë e çmuar në historinë e sportit shkodran dhe atij kombëtar. Arritjet tuaja janë trashëgimi e rëndësishme në kulturën e këtij qyteti, të cilën unë dëshiroj edhe njëherë tjetër ta përshëndes. Prandaj dhe njëherë dua t’ju shpreh angazhimin tim dhe kënaqësinë time për dekretimin me Titullin e lartë “Kalorës i urdhrit të Flamurit”, për kontributin dhe rezultatet e arritura në basketboll dhe për karrierën e tij profesionale dhe intelektuale për zotin Filip Guraziu.

Gjithashtu një vlerësim me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, kam kënaqësinë t’u akordoj sportistëve të shquar të Shkodrës së kampionëve:

♦ Basketbollistit kampion Astrit Zaganjori

♦ Atletit kampion dhe rekordmen Arben Mlloja;

♦ Peshëngritësit kampion dhe rekordmen Artur Lagja;

♦ Boksierit kampionit Jetmir Kuçi.

Janë momente që na bashkojnë të gjithëve, në promovimin e vlerave më të mira sportive dhe njerëzore.

Por gjithashtu uroj dhe dëshiroj dhe të gjithë të punojmë së bashku, që këto të shërbejnë si mesazh frymëzimi për të gjithë të rinjtë edhe fëmijët e ‘Vllaznisë’ së sotme dhe të mbarë Shkodrës.

Ju falënderoj edhe njëherë për punën, sakrificat, sukseset tuaja dhe për atë kënaqësi që i keni dhënë gjithë sportdashësve tanë, kudo në Shkodër dhe anembanë vendit.

Ju uroj sa më shumë suksese dhe shëndet juve e familjeve tuaja.”

03a03966-f84e-407b-8777-ce74a5981844
03af6e8a-7f45-46c4-815b-893fa6243fb9
175ceece-b4ab-4536-91dd-06cfb872fbda
05182cd3-096c-4ce7-9bc7-c0cca55e0524
bddf25e2-7ead-4328-94f4-5ff59a7c2d8c
cc762d64-ccb7-45c6-b122-8970076e3188
e8a34f25-accd-4c00-b508-0735f1851c83
Etiketa: Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga divorci me Kryemadhin, lobimi i LSI deri tek kartat bankare, zbardhet dëshmia e Metës në GJKKO

17:49 : 27/06/2025
Teknologji

Krijuesi i OpenAI: Zuckerberg ofron mbi 100 milionë dollarë për të përvetësuar stafin tim

17:37 : 27/06/2025
AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

GJKKO e la në qeli, Meta: Asnjë çudi nga drejtësia me regji, akuzat formulohen nga “Rilindja”

15:44 : 26/06/2025
AKTUALITET

Meta: Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik, ja pse i refuzova

20:00 : 24/06/2025
AKTUALITET

Lobimet e LSI/ Meta ia “faturon” Endrit Braimllarit: E vërteta nuk fshihet më!

14:05 : 21/06/2025
Para

Atalanta-Torino mbyllet në barazim, bergamezët shpërdorojnë avantazhin e trefishtë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

22:52 : 29/06/2025

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com