• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu/ Strasburgu, të Martën vendim për gjyqtaren Xhoxhaj. Qeveria mbron veten “politikisht”

16:33 : 05/02/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Gjykata Europiane e Të Drejtave të Njeriut (Strasburg) ka parashikuar të shpallë të Martën e 9 Shkurtit vendimin për ankesën e ish-gjyqtares kushtetuese, Altina Xhoxhaj, e cila kundërshton si shkelje të të drejtave të njeriut procesin e Vetingut, në përfundim të të cilit u shkarkua nga detyra.

Në faqen zyrtare të Gjykatës së Strasburgut njoftohet se ish-gjyqtarja Xhoxhaj ka pretenduar para trupës gjykuese ndërkombëtare për një seri shkeljesh gjatë procesit të Vetingut, përfshirë të drejtën për një proces të rregullt ligjor, e zhvilluar nga një trupë e pavarur, e paanshme dhe e aftë për detyrën.

Vendimi i pritshëm i Gjykatës së Strasburgut është i një rëndësie të veçantë, pasi është i pari në llojin e tij sa i përket rezultateve të procesit të rivlerësimit kalimtar në Shqipëri.

Lexo edhe:

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

Altina Xhoxhaj është pjesë e një dyzine gjyqtarësh dhe prokurorësh që kërkojnë të drejtën e tyre në Gjykatën e Strasburgut, pasi janë shkarkuar me vendim të formës së prerë nga strukturat e rivlerësimit në Shqipëri, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Xhoxhaj ishte pjesë e Gjykatës Kushtetuese, kur kjo e fundit rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Gjyqtarëve, e cila kërkoi shfuqizimin e ligjit të “Vetingut”, me argumentat se ishin parashikuar norma që binin në kundërshtim flagrant me Konventën Europiane të të drejtave të njeriut.

Ish-gjyqtarja Altina Xhoxhaj u shkarkua nga detyra në Maj 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Vendimi i shkarkimit u la në fuqi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në Tetor 2018.

Vendim i rëndësishëm

Vendimi i pritshëm i Strasburgut në çështjen “Xhoxhaj kundër Shqipëri” nuk përfshihet në ato raste që gjykata europiane e të drejtave të njeriut i konsideron “pilot”, pra të aplikueshëm drejtëpërdrejtë edhe për raste të ngjashme.

Megjithatë, një seri elementësh që janë shqyrtuar nga gjyqtarët e Strasburgut pas ankesës së ish-gjyqtares kushtetuese, janë të njëjtë edhe për shumë padi të tjera të dorëzuar nga gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë pranë gjykatës ndërkombëtare në dy vitet e fundit.

Më herët, në respektim të procedurave standarte, Gjykata e Strasburgut i ka drejtuar disa pyetje thelbësore shtetit shqiptar, të cilat janë të njëjta si për Altina Xhoxhajn, ashtu edhe për një pjesë të madhe të ankimuesve të tjerë.

Pyetësori është standart, por prek drejtëpërdrejtë thelbin e normave kushtetuese mbi të cilat funksion Vetingu dhe organet e rivlerësimit në Shqipëri.

Gjykata e Strasburgut pyet Shtetin Shqiptar, të përfaqësuar nga Avokatura e Shtetit, nëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konsiderohet “gjykatë”, pra nëse anëtarët e saj kanë fituar statusin e “gjyqtarit” me ligj.

Po ashtu, gjykata e Strasburgut ka kërkuar përgjigje nga Shtetit Shqiptar nëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është një strukturë e pavarur dhe e paanshme. Të njëjtat pyetje janë edhe për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Po ashtu, Gjykata e Strasburgut kërkon nga Shtetit Shqiptar të japë shpjegimet e tij nëse ligji për rivlerësimin kalimtar i siguron subjekteve (pra gjyqtarëve dhe prokurorëve) një proces të rregullt ligjor, përfshirë shqyrtimin dhe marrjen në konsideratë të provave mbrojtëse.

Në vijim, trupa gjykuese ndërkombëtare kërkon qëndrimin e shtetit shqiptar për terminologji, në dukje abstrakte si “pamjaftueshmëri burimesh financiare” dhe “cënim i besimit të publikut”.

Këto pyetje, por edhe të tjera, lidhen saktësisht me themelin e vendimmarrjeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për shkarkimin e një numri të lartë gjyqtarësh dhe prokurorësh.

Në faqen e Gjykatës së Strasburgut nuk janë bërë të ditura përgjigjet e Shtetit Shqiptar, nëpërmjet Avokaturës së Shtetit mbi këto pyetje, të cilat janë pjesë e procedurave për të gjithë ankimet e ngjashme nga Shqipëria.

Megjithatë, “Boldnews.al” ka mësuar se Avokatura e Shtetit ka dhënë argumentat e tij, të cilat janë në përgjithësi, të një natyre “politike”.

Avokatura e Shtetit pretendon se trupat e Vetingut janë “gjyqtarë”, si edhe janë të pavarur e të paanshëm, për faktin se, ngritja e institucioneve të rivlerësimit dhe emërimi i anëtarëve, është kryer me një konsensus politik në Parlamentin e Shqipërisë.

Po ashtu, Avokatura e Shtetit argumenton se Reforma në Drejtësi, pjesë e të cilës është edhe procesi i Vetingut, ishte një nevojë imediate për shkak të korrupsionit të lartë në sistemin gjyqësor dhe se ajo ka marrë mbështetjen edhe të partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

Ndër argumentat e Avokaturës së Shtetit është edhe fakti që procesi i rivlerësimit vëzhgohet nga afër nga një trupë e huaj, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i drejtuar nga Zyra e Zgjerimit në Bashkimin Europian.

Megjithëse argumentat e Shtetit Shqiptar, të paktën për aq ka mësuar “Boldnews.al”, nuk japin përgjigje të qarta mbi pyetjet konkrete të Gjykatës së Strasburgut, gjithësesi është kjo e fundit që do të analizojë qëndrimet e palëve dhe do të shpallë verdiktin e saj.

“Ndërhyrje politike”

Shqyrtimi i ankimeve kundër Vetingut shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, nuk është thjesht dhe vetëm një çështje gjyqësore.

Për qeverinë shqiptare, të drejtuar nga Edi Rama, Vetingu është një çështje thellësisht politike.

Partia Socialiste, e cila është në pushtet në Shqipëri prej vitit 2013, e kishte Reformën në Drejtësi dhe Vetingun në veçanti “kalin e karrocës qeverisëse”.

Rama siguroi një mbështetje të pakufizuar nga ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë gjatë viteve 2014-2017, të cilët nxitën realizimin e Reformës në Drejtësi në një kohë rekord.

Por, nxitimi krijoi disa gropa të thella në sistemin e drejtësisë, përfshirë mungesën e gjykatave të larta në vend për një periudhë më shumë se dy-vjeçare, si edhe zhvillimin e një procesi Vetingu, i cili për shumë ekspertë është i njëanshëm dhe me nota të theksuara politike.

Një rrëzim i mundshëm i thelbit të Vetingut në Gjykatën e Strasburgut, do të shënonte një minus të madh për qeverinë “Rama”, si edhe për aktorët ndërkombëtarë që e mbështetën projektin e kryeministrit shqiptar pa kursim dhe pa u thelluar.

Ndaj, ka shumë aktorë, të cilët duket se bëjnë gjithçka që procesi i Vetingut në Shqipëri të qëndrojë në këmbë, pavarësisht se një model i tillë u refuzua nga vetë Bashkimi Europian për t’u implementuar në Maqedoninë e Veriut.

Komisioni Europian, nga ana e tij, duket se ka gjithashtu interes që “Vetingu shqiptar” t’i rezistojë përballjen në Gjykatën e Strasburgut.

Për të arritur këtë qëllim, Komisioni Europian ndërmori një hap të paprecedent në Shtator 2019.

Me një kërkesë drejtuar Gjykatës së Strasburgut, drejtuesit e asaj kohe të zyrave në Bruksel kërkuan që një nënkomision i tij të përfshihej si “palë e tretë” në çështjen, ku ish-prokurorja Besa Nikehasani ka ngritur padi kundër Shqipërisë, pas shkarkimit të saj në përfundim të procesit të Vetingut.

Ndërhyrja e Komisionit Europian u konsiderua si një lëvizje politike dhe aspak e përshtatshme, duke marrë në konsideratë faktin që një strukturë ndërkombëtare e vendos veten përballë një individi.

Megjithëse Gjykata e Strasburgut ende nuk ka marrë një vendim për kërkesën e Komisionit Europian, ndërhyrja e kësaj strukture ndërkombëtare dëshmon për një “ndikim politik” në punën e Gjykatës së Strasburgut.

 

Etiketa: RamaStrasburgXhoxhaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

U shkarkua nga detyra, ish-gjyqtari Ervin Metalla fiton në Strasburg: Vendimi ishte jo proporcional

11:32 : 05/05/2026
AKTUALITET

Takimi me Mitsotakis, mediat greke kritika Ramës: Ishte veshur sikur po dilte shëtitje

19:25 : 22/04/2026
AKTUALITET

Protesta/ Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Rama ka humbur qetësinë

22:42 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën se kanë frikë nga Rama

20:49 : 17/04/2026
Para

Daja tregon “recetën” anti-Bylis: Luajmë me shpirt dhe sakrificë për fitore, Broja? Largohet vetëm nëse vjen oferta e duhur!

TË GJITHA

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom