• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga dhuratat e pasurive të paluajtshme te ato cash, si u shumëfishua pasuria e ish-ministrit Haxhinasto

16:45 : 05/02/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministri i LSI në qeverinë “Rama”, Edmond Haxhinasto deklaron pasuri familjare me vlerë rreth 50 milionë lekë, por rezulton me burime të pamjaftueshme për të mbuluar shtesën e aseteve përgjatë dy viteve të deklarimit.

Edmond Haxhinasto u zgjedh ministër i Transporteve dhe Infrastrukturës në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai qëndroi në qeveri për tre vjet dhe u largua me dorëheqje në shtator 2016.

Edmond Haxhinasto u diplomua në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në degën Anglisht në vitin 1989. Ai ka kryer studimet Master për Administrim Biznesi në Slloveni në vitin 1996 dhe studimet Master për Politika Publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haxhinasto është një ndër themeluesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim në vitin 2004 dhe ka mbajtur pozicionet e Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, kryetarit të Komitetit Drejtues si dhe zv.kryetarit të LSI.

Në qeverinë e koalicionit PD-LSI gjatë viteve 2009-2013, Haxhinasto ka mbajtur postet e zv.ministrit të Transporteve, ministrit të Jashtëm dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Lexo edhe:

“Korruptim politik?” Pasuria djeg Nurihanin për në Kushtetuese, ILDKP e toleroi për 5 vjet në KLP

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Edmond Haxhinasto nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Edmond Haxhinasto deklaronte pasuri familjare me vlerë 10.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare ka shënuar një rritje me gati 5 herë, duke kapur vlerën e rreth 50 milionë lekëve.

Z.Haxhinasto deklaron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 19.6 milionë lekë, likujditete bankare prej 22.4 milionë lekësh, automjete me vlerë 3.4 milionë lekë dhe kursime në cash prej 2.3 milionë lekësh. Ai deklaron gjithashtu huadhënie ndaj familjarëve në vlerën e 20 mijë dollarëve [rreth 2.1 milionë lekë].

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 54 milionë lekë, nga të cilat 30% burojnë nga paga e Z. Haxhinasto dhe rreth 7% nga paga e bashkëshortes. Të ardhurat kryesore të familjes Haxhinasto janë krijuar nga shitja e pasurive të patundshme në masën 39% dhe të ardhurat nga qiratë në masën 17% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Gjatë periudhës deklaruese 2003-2018, Z.Haxhinasto rezulton me burime të pamjaftueshme të deklaruara për të justifikuar shtesën e aseteve në dy vite; përkatësisht në vitin 2011 me diferencë 1.1 milionë lekë dhe në vitin 2014 me diferencë prej 1.9 milionë lekësh. Në këtë analizë nuk janë llogaritur shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilët lidhen kryesisht me dhuratat nga familjarët si dhe deklarimet e paqarta mbi një kredi bankare.

Z.Haxhinasto dhe bashkëshortja e tij deklarojnë dhurata nga të afërmit në pasuri të luajtshme, të paluajtshme dhe cash në vitet 2003, 2013 dhe 2014.

Në vitin 2003, Z.Haxhinasto deklaron një automjet me vlerë 3 milionë lekë të dhuruar nga vjehrri, ndërsa i njëjti aset rideklarohet në vitin 2009 me vlerën e 22 mijë dollarëve.

Në vitin 2013, bashkëshortja e Z. Haxhinasto deklaron se i janë dhuruar nga kompania “Lerenti” sh.p.k në pronësi të babait të saj dy njësi tregtare me sipërfaqe 122 metra secila. Një prej dyqaneve shitet në vitin 2017, duke gjeneruar të ardhura prej 160 mijë eurosh për familjen Haxhinasto.

Gjithashtu në vitin 2014, subjekti deklaron dhuratë në cash nga familjarët shumën 5500 euro për fillimin e shkollimit të vajzës së tij në Angli.

Në vitin 2011, Z.Haxhinasto deklaron pakësimin e një llogarie bankare për përdorim personal në vlerën e 1152 eurove dhe hua të dhënë ndaj familjarëve në vlerën e 20 mijë USD. Megjithatë, llogaria bankare në fjalë nuk rezulton e deklaruar në asnjë nga vitet e mëparshme.

Në vitin 2012, Z.Haxhinasto deklaron blerjen e një apartamenti 3+1 me sipërfaqe 194m2 dhe një garazh në vlerën e 116,400 eurove, me burim të ardhurat familjare dhe një kredi bankare. Në rubrikën e detyrimeve mungojnë të dhënat për vlerën e plotë të kredisë bankare, por subjekti ka dorëzuar dokumente shtesë bashkë me deklaratën, të cilat BIRN nuk i disponon.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018  /BIRN/

Etiketa: haxhinastopasuriashtim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Korruptim politik?” Pasuria djeg Nurihanin për në Kushtetuese, ILDKP e toleroi për 5 vjet në KLP

10:39 : 04/06/2025
AKTUALITET

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

19:05 : 08/05/2025
AKTUALITET

Kallëzimi ndaj Edi dhe Linda Ramës përplas GJKKO me Gjykatën e Tiranës, asnjëra nuk e merr përsipër

19:46 : 25/04/2025
RAJONI

Shtëpi, banesa, mkina e para në banka/ Sa të pasur janë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti?

15:33 : 25/04/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Artan Hajredinaj

21:29 : 07/04/2025
AKTUALITET

KPA shfaqi dy qëndrime në vlerësimin e prokurorit Ndriçim Troplini

15:19 : 15/03/2025
Para

Skandal/ Berisha: Rama shtetëzon shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit, ja dokumentet

TË GJITHA

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

14:02 : 06/06/2025

Tiranë – Mësuesja denoncon në polici për fyerje prindin e nxënëses së saj

13:51 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com