• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Për çfarë po luan Fatos Nano? Patericë e Edi Ramës apo për Presidencën

22:43 : 04/02/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-Kryeministri Fatos Nano në një intervistë për emisionin Opinion foli mbi angazhimin e tij në politikë, raportet me Sali Berishën, Edi Ramën, dorëheqjet e herëpashershme dhe rikthimin në politikën aktive.

Shfaqja në një emision televiziv pas një mungese 11 vjeçare ngrenë pikëpyetjet mbi lojën e Fatos Nanos.

Ai dha versionin e tij për shumë nga zhvillimet politike në vend, që nisnin në vitin e largët 1989 kohë kur ai u dërgua nga PPSH në një vizitë në Gjermani, më pas për lëvizjen demokratike, burgosjen, dhe rikthimin në pushtet.

Në pjesën më të madhe të intervistës, pavarësisht se mungon politikës aktive prej më shumë se 11 vitesh, Fatos Nano hodhi akuza ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, edhe pse dy liderët historikë të dy partive, kanë arritur marrëveshjet më të vlefshme të 30 viteve të tranzicionit politik shqiptar.

Fatos Nano e ka cilësuar Sali Berishën një politikan konfliktual, madje tha se nëse Berisha nuk do të ishte në krye të opozitës, Shqipëria do kishte ecur shumë më shpejt. Fjalori i përdorur ndaj Berishës nga Nano ka qenë ndër më të ashprit që lideri historik i PS ka artikuluar, madje edhe në momentet më të tensionuara ndaj tyre.

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

“Në periudhën e parë ai pati, krijoi dhe ushtroi autoritetin e marrjes së vendimeve të mëdha, si në drejtim të krijimit të institucioneve të reja demokratike, ashtu edhe në ekonomi. Ai ka qenë i përfshirë personalisht në vendimet e mëdha, që do të thotë; i gatuante vendimet e mëdha sipas mendimit të tij. Ai erdhi duke e thelluar sjelljen dhe kuptimin apo veprimet e nejriut të konflikti. Dhe njeriu që ka ngulur konfliktin që edhe sot e kësaj dite nuk po largohet dot në politikën shqiptare është Sli Berisha. Dhe di vetëm mënyra konfliktuale për të realizuar ambicjet e veta. Është e pamundur të kesh një proces paqësor të shtrirë në kohë për të arritur synime të mëdha me kostot më të ulëta me Sali Berishën”, tha Nano.

Në anën tjetër, lideri historik i socialistëve, duket se ka ndryshuar totalisht mendimin për Edi Ramën. I njëjti, deklaronte vite më parë se e kishte sjellë Ramën me thonj të paprerë nga Parisi, ndërsa sot e cilësoi shumë të maturuar dhe që nuk ishte penduar kur e kishte ofruar në politikë.

“Shumica e pjesmarrëve të rinj në politikë nuk kishin përvojë politike. Kështu që nga kjo pikpamje Rama nuk mund të stononte. E dyta unë kisha arritur të flas me Edin gjatë dy viteve të mia në Paris, u takova natyrshëm dhe aty e ftova. Kemi harxhuar një natë të gjatë duke bredhur rrugëve të Parisit sa u mbyllën dhe lokalet, ai ishte i shoqëruar me partneren gjermane atëherë. Unë e ftoja dhe ai hezitonte. Unë kisha nevojë për një rebel në rrethin politik të socialistëve, një njeri që të provokonte mendimin e ndenjur që trashëgova, isha i sinqertë në këtë ftesë. Ai hezitonte sepse nuk ishte shkëputur ende nga jeta e emigracionit. Vdekja e Kristqait solli një kapërcim në arsyetimin e edit, erdhi në zyrën time. Pasi kishte varrosur Kristaqin erdhi për koicidencë në momentin që unë po mbyllja qeverinë, dhe erdhi në zyrë në momentin që unë kisha emëruar Luan Ramën Minsitër Kulture. Lajmrova sekretaren, takova Luanin dhe i them do ketë për një herë tjetër më lër tani të zbatoj një projekt mbicioz, dhe këtu filloi udhëtimi i gjatë i ramës në politikë”, tha Rama.

Për Ilir Metën, ish-Kryeministri Fatos Nano tha se nuk ka asnjë komunikim, dhe nuk i mungonte.

Nano kujtoi se e ka mbështetur Ilir Metën maksimalisht, ndërsa e cilësoi si përfituesin më të madh të mbështetjes së tij. “Ilir Meta ka 7 mëkatet më të mëdha kapitale, si grykësia, lakmia etj etj”, tha Nano.

Pozicionimi në prag të zgjedhjeve të 25 prillit si një kritik i ashpër ndaj Berishës dhe Metës, dhe në krah të Edi Ramës, duket qartazi si një suport që Fatos Nano po mundohet t´i japë PS së Rilindur dhe Kryeministrit në detyrë.

Nuk dihet nëse Nano po shërben si një patericë e Ramës, apo i është rikthyer ambicia për të qenë në postin e Presidentit në vitin 2022. Por që të realizojë këtë ambicie që nisi në 2007, Nanos i duhet që fillimisht Edi Rama të marrë mandatin e tretë qeverisëses dhe më pas të shpresojë se ai do t´I kthejë “nderin”, pra ta mbështesë si kandidat për President.

Etiketa: BerishananoRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
Para

Ledri dhe Rashica dalin shëtitje me fëmijët, detaji që tërhoqi vëmendje te baballarët e rinj

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com