• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

DW: Serbia po vaksinon me shumë sukses. Po ku qëndron sekreti?

09:52 : 04/02/2021
në RAJONI, SHENDETI

Në një intervistë për gazetën gjermane FAZ ministri i Shëndetësisë i Serbisë Zlatibor Lončar e shpjegon suksesin e deritanishëm ndër të tjera me faktin se vendi i tij, ndryshe nga vendet perëndimore, është përpjekur të marrë vaksina nga të gjithë ofruesit.

Prandaj në Serbi janë në dispozicion prej disa javësh jo vetëm vaksinat e Pfizer/Biontech, por edhe vaksina ruse “Sputnik V” dhe vaksina kineze Sinopharm. Po ashtu ndryshe nga shumë vende të tjera, qytetarët e Serbisë mund të zgjedhin se çfarë vaksine dëshirojnë të bëjnë.

Vaksina ruse më e preferuara në Serbi

Sipas Mirsad Djerlek, sekretar shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë, vaksina ruse është më e preferuara në Serbi. Sipas tij 40 përqind e atyre që dëshirojnë të vaksinojnë kanë zgjedhur “Sputnik V” dhe vetëm 28 përqind Pfizer.

Arsyeja kryesore që Serbia radhitet ndër vendet kryesuese në garën e vaksinimit lidhet me Kinën, e cila deri tani i ka lëvruar Serbisë një milion doza të vaksinës Sinopharm – një shumë e konsiderueshme për këtë vend me shtatë milion banorë.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Kontigjenti i parë arriti në mes të janarit dhe presidenti Vuçiç dhe ambasadorja kineze në Beograd dolën personalisht në aeroport. “Ne jemi krenarë për marrëdhëniet tona të mira me Kinën,” tha Presidenti i Serbisë.

Politikë simbolike rajonale

Me përparësinë e Serbisë në furnizimin me vaksina mund të praktikohet shkëlqyeshëm edhe politikë simbolike rajonale. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha së fundmi se Serbia i mundësoi së fundi Maqedonisë së Veriut të blinte prej saj 8,000 doza vaksine Pfizer/Biontech. Presidenti Vuçiç njoftoi po ashtu plot kënaqësi se Serbia mund të ofrojë ndihma të mëtejshme: “Ky është një hap miqësor dhe vëllazëror drejt qytetarëve të Maqedonisë e Veriut. Ne nuk kemi asnjë problem për të ndihmuar edhe Shqipërinë. Dhe jemi gjithashtu të gatshëm të ndihmojmë edhe shqiptarët në Kosovë”.

Se sa ngarkesë politike kanë çështje të tilla u bë e qartë në dhjetor, kur Beogradi dërgoi një sasi minimale prej 55 dozash vaksinash në veriun e Kosovës. Prishtina u shpreh për ndërhyrje në çështjet kosovare, kurse Vuçiq u përgjigj se Serbia nuk kishte dërguar artileri apo tanke, por vetëm vaksina dhe ilaçe.

Zili dhe dyshim

Ndërkohë shtetet fqinje e shohin gjysmë me zili dhe gjysmë me dyshim suksesin e Serbisë. Kritika ndaj qeverisë nuk pati vetëm në Maqedoninë e Veriut, e cila u mbështetet me shumë besim tek furnizimi me vaksinë përmes programit Covax. Ky program i mbikëqyrur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe i financuar kryesisht nga fondet e BE-së, synon t’u garantojë edhe vendeve të dobëta ekonomikisht akses në vaksinë, pavarësisht financave të tyre. Me këtë synohej të shmangej “nacionalizmi i vaksinimit” dhe garat mes ofertave që do të çonin në rritjen e çmimeve.

Zërat kritikë në rajon thonë që në vend që të mbështeteshin vetëm tek Covaxi, vendet e Ballkanit duhet të kishin zgjedhur si Serbia rrugën e negociatave dypalëshe. Në Maqedoninë e Veriut tani ka shpresa që vaksinimi të fillojë dikur në shkurt.

Narrativë rajonale e krizës

Sfida për vaksinat bën gjithashtu të qartë përbërësin gjeostrategjik të zhvillimeve të fundit me moton: Kina si shpëtimtare, BE-ja si dështake në raste urgjencash. Aleksandar Vuçiq e krahasoi kohët e fundit situatën në Ballkan me atë të pasagjerëve më të varfër në Titanik: udhëtarët e klasit të parë kanë siguruar nga një vend në varkat e shpëtimit, “dhe vendet që nuk janë të pasura, apo janë të vegjël, si vendet e Ballkani Perëndimor, po mbyten bashke me Titanikun.”

Nëse kjo do të shndërrohet në narrativë rajonale të krizës, dëmi për BE-në do të ishte i konsiderueshëm. Duke parë rreziqe të tilla ministrat e Jashtëm të 13 vendeve anëtare publikuan një letër të përbashkët në fillim të janarit ku bënin thirrje vendeve të BE-së për t’i ndarë furnizimet e tyre me fqinjët në Ballkan. Sepse BE nuk do të jetë e sigurt nëse nuk janë të sigurt shtetet në afërsi të saj. Përveç vendeve fqinje si Bullgaria, Kroacia, Hungaria dhe Rumania, mes nënshkruesve ishin edhe Danimarka, Finlanda dhe Suedia. Kurse Gjermania jo.

/DW/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

Covid-19/ Fieri shënon rritje, pensionistë e të papunë numrin më të lartë

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetbetofficefree stresserJojobetMarsbahis GirişbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş