• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lidhjet me Rilindjen/ Si u shndërrua kompania 2T e Sakos nga “cironkë”, në grosist tenderash multi-milonësh

15:06 : 02/02/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Fundi i vitit 2013 e gjeti kompaninë e ndërtimit “2T” në pozicionin e cironkës financiare, krahasuar me shoqëritë që kishin arritur të siguronin kontrata publike të rëndësishme.

Kompania e themeluar në vitin 2000 nga Artan Sako dhe Dritan Troksi kishte siguruar disa leje ndërtimi, që i kishin siguruar të ardhura për të mbajtur në aktivitet sipërmarrjen private.

Megjithatë, “2T” ishte thuajse e panjohur në kohën kur Edi Rama mori mandatin e tij të parë qeverisës, në Shtator 2013.

Prej asaj kohe, “2T” ka përparuar ndjeshëm, duke u shndërruar në një prej kompanive që siguron kontrata multi-milionëshe nga institucionet e drejtuar prej “Rilindjes”.

Lexo edhe:

Të njëjtët përfitues/ Salillari dhe 2T marrin 60 milion euro për bypassin e Elbasanit

Kulla brenda PS! Vëllai i Gramos Sakos dhe ortaku i vëllait të ministrit Ermal Nufi marrin leje për 27 katësh

Ka nga ata që ia atribuojnë shëndoshjen financiare të “2T” faktit që kompania ka ndërtuar një godinë në pronësi të familjes së Linda Rama (Basha), në vitin 2012.

Megjithëse ky informacion nuk është konfirmuar me dokumenta zyrtarë, sërish lidhja e të paktën njërit prej pronarëve të “2T”, Artan Sako, me kryeministrin Edi Rama, është thuajse e konfirmuar.

Vëllai i Artan Sakos është Gramoz Sako, komandanti i Gardës së Republikës, i emëruar prej Ramës që në vitin 2013 dhe vijon ta mbajë ende këtë funksion edhe pas 7 vitesh.

“2T”, nga “cironkë” në “balenë” tenderash

“Boldneës.al” ka konsultuar të dhënat publike në portalin “spendingdata.a”, të specializuar për raportimin e transaksioneve të Thesarit të Shtetit.

Deri në vitin 2012, kur Edi Rama ishte në opozitë, kompania e ndërtimit “2T” kishte siguruar kontrata publike në një numër më të ulët se gishtat e njërës dorë.

Në Korrik të atij viti, “2T” u angazhua në ndërtimin e rrugës së komunës Kastrat, në Shkodër.

Po në vitin 2012, “2T” fitoi një kontratë minimale për mirëmbajtjen e digës së liqenit Balgjaj, për të cilën rezulton se është paguar rreth 40 mijë lekë të reja.

Por, në fund të vitit 2013, kur Edi Rama erdhi në pushtet, nisi të fryjë një erë e mirë për kompaninë “2T”, sa u përket përfitimit nga kontratat publike.

Në periudhën Tetor-Dhjetor 2013, kompania “2T” arriti të siguronte transaksione publike në një vlerë prej rreth 20 milionë lekë të reja.

Ky ishte një hap i vogël drejt kontratave më të fuqishme.

Në vitin 2014, gjithnjë sipas të dhënave të publikuara në “spendingdata.al”, institucionet publike arkëtojnë në llogaritë e kompanisë “2T” rreth 70 milionë lekë të reja.

Tashmë kompania në pronësi të Artan Sakos kishte nisur rrugëtimin e mbarë. Në periudhën pasuese, 2015-2018, institucionet qeveritare derdhin në llogaritë e “2T” plot 500 milionë lekë të reja.

Kompania e Sakos kishte arritur të fitonte disa kontrata me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të cilat ishin një garanci e madhe se “2T” tashmë mund të rivalizonte edhe me grosistët e konsoliduar në treg.

Në vitet 2019-2020, kompania “2T” shënon kulmin e saj. Qeveria derdh në llogaritë e kompanisë plot 1.5 miliardë lekë të reja, ndërkohë që ky nuk është fundi.

Të dhënat e “spendingdata.al” i referohen vetëm transaksioneve të kryera, sipas situacioneve dhe pagesave periodike pjesore.

Ndërkohë që kompania “2T” vijon të marrë pagesa të tjera, për kontratat në vijim ose për ato të rejat.

Dhe, duke u ndalur tek kontratat e reja, emri i kompanisë “2T” gjendet shpesh në listën e fituesve të tenderave të zhvilluar së fundmi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe në projektet e rindërtimit, pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Etiketa: 2T

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të njëjtët përfitues/ Salillari dhe 2T marrin 60 milion euro për bypassin e Elbasanit

14:51 : 04/07/2026
AKTUALITET

Kulla brenda PS! Vëllai i Gramos Sakos dhe ortaku i vëllait të ministrit Ermal Nufi marrin leje për 27 katësh

12:24 : 17/05/2026
AKTUALITET

Librazhd-Prrenjas i bllokuar/ Gazetari: Punimet e “ANK” dhe “2T” në Korridorin VIII po kthehen në masakër mjedisore

19:23 : 21/02/2026
AKTUALITET

“Artan Sako ndërtoi pallat për Lindën”/ Berisha: Vodhi 300 mln euro, i ndau me Ramën

12:59 : 05/02/2026
AKTUALITET

820 mijë euro për projektim/ Zbërthehet afera e hidrovorit që përmbyti Durrësin

22:31 : 14/01/2026
AKTUALITET

Përmbytja në Porto Romano/ Skandali, Rama fryu me 8 mln euro faturën për “2T” dhe “Adriatik” (Dokumenta)

10:51 : 08/01/2026
Para

I akuzuar për “korrupsion”, kthehet në burg ish-inspektori i Tatimeve

TË GJITHA

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş