• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha, ulja e taksave dhe profetët e apokalipsit

12:46 : 02/02/2021
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Lexo edhe:

Rama po kërkon me zor një iranian në shesh

Shkon në mbi 10.000 numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë

Nga Klodian Tomorri
Ekonomistët tani kanë gjetur një hobi të ri. Me tabela në dorë kanë mësyrë studio e televizoneve dhe po u tregojnë qytetarëve se si ulja e taksave, që ka propozuar Partia Demokratike, do të rrënojë financat e shtetit dhe do ta ccojë Shqipërinë në falimentim buxhetor. Disa thonë se masat e propozuara në programin e PD do të sjellin një deficit të ardhurash të paktën 700 milionë euro në vit. Të tjerë përllogarisin se të hyrat e buxhetit do të tkurren me 1 miliardë euro në vit, dmth më shumë se 25 për qind nga niveli aktual. Gjëma po afron.
Nga jashtë e gjitha duket si një garë; kush e di më mirë tabelën e shumëzimit. Por ekonomia nuk është matematikë mekanike. Numrat nuk janë statikë, ndaj të përllogarisësh rënien e të ardhurave thjesht duke shumëzuar shkallën e propozuar të uljes me bazën aktuale është njësoj si të thuash që pesha e njeriut është e barabartë si në Tokë ashtu dhe në Hënë.
Shumica e atyre në të majtën e spektrit politik nënvlerësojnë një fakt thelbësor. Uljet e taksave, në një masë domethënëse, shlyejnë veten. Për ta vërtetuar këtë nuk ka nevojë të hysh nëpër librat e ekonomiksit, as në eksperiencën e vendeve të tjera. Thjesht shikoni Shqipërinë.
Në vitin 2008, qeveria e Sali Berishës e preu në gjysmë tatim-fitimin. Shkalla tatimore u ul nga 20 për qind që ishte, në 10 për qind. Në vitet 2006-2007, Shqipëria mblidhte mesatarisht 20 miliardë lekë në vit të ardhura nga tatim fitimi. Me tabelat e studiove, të ardhurat në vitin 2008 duhet të ishin përgjysmuar në 10 miliardë lekë. Por gjëma nuk ndodhi.
Edhe pse taksa u përgjysmua, të ardhurat nga tatim fitimi në vitin 2008 ishin 18 miliardë lekë duke rënë me vetëm 14 për qind krahasuar me vitin paraardhës. Pra, për ta thënë shkurt, ulja e taksave pagoi 86 për qind të vetes. Kujtoni Lafferin!
Logjika se pse ulja e taksave nuk reflektohet në të njëjtën masë në rënien e të ardhurave është shumë e thjeshtë. Kur qeveria ul taksat, bizneset rrisin aktivitetin ekonomik.
Investojnë më shumë, punësojnë më shumë njerëz, japin rroga më të larta. E gjitha kjo krijon një spirale pozitive në ekonomi, e cila sjell më shumë të ardhura në buxhet.
Përtej kurbës së Lafferit, ka dhe një rezervë tjetër. Ky është evazioni. Shqipëria është sot një nga vendet me barrën më të lartë fiskale në rajon. Por të ardhurat që qeveria jonë mbledh në buxhet në raport me Prodhimin Kombëtar, janë më të ulëtat. Kjo do të thotë se një pjesë e madhe e ekonomisë, qarkullon jashtë ombrellës fiskale. Dhe ky është një burim tjetër të ardhurash, i cili mund të shfrytëzohet më lehtë me uljen e barrës fiskale.
Këto janë dy të vërteta. Por ka edhe dy sfida. E para, rregulli që ulja e taksave paguan veten mban kryesisht për taksat direkte dhe veccanërisht ato që vendosen mbi të ardhurat. Nuk funksionon në të njëjtën mënyrë tek taksat indirekte. Në këtë pikë, ccdo propozim për të ulur taksën e qarkullimit apo ccdo taksë tjetër mbi konsumin duhet të shqyrtohet me kujdes. Partitë nuk duhet të jenë robër të premtimeve që bëjnë në kohët kur nuk kanë asgjë për të thënë.
Sfida e dytë lidhet me drejtësinë sociale. Përfituesit më të mëdhenj të uljes së tatim fitimit do të jenë pikërisht ata që sot opozita i cilëson si oligarkët e qeverisë. Dhe kjo ngre një pyetje të madhe, a duhet Shqipëria të ulë taksat për bizneset, të cilat jo vetëm që nuk prodhojnë vlerë të shtuar në ekonomi, por konsumojnë tortën falë avantazheve të dhëna nga qeveria. Këto janë koncesionet, të cilat duhet të paguajnë më shumë, jo më pak. Ndaj, pa një mekanizëm ligjor, që i veccon koncesionet nga bizneset e tjera, ulja e tatim fitimit do të jetë e pamoralshme. Dhe mekanizmi antimafia, më shumë se një instrument që e zgjidh këtë sfidë, është një dëshirë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama po kërkon me zor një iranian në shesh

17:40 : 25/06/2026
BOTA

Shkon në mbi 10.000 numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë

17:28 : 25/06/2026
AKTUALITET

Kapet duke i dhënë kokainë të burgosurit, AMP arreston policin në IEVP Durrës

17:03 : 25/06/2026
BOTA

Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

16:57 : 25/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Elbasan/ Kamioni përplaset me një automjet, një i plagosur

16:41 : 25/06/2026
AKTUALITET

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë, procedohet kushëriri i tij

16:40 : 25/06/2026
Para

Publikohen fotot/Ky është shqiptari që u kap në makinë me Alket Rizain

TË GJITHA

Rama po kërkon me zor një iranian në shesh

17:40 : 25/06/2026

Shkon në mbi 10.000 numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë

17:28 : 25/06/2026

Kapet duke i dhënë kokainë të burgosurit, AMP arreston policin në IEVP Durrës

17:03 : 25/06/2026

Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

16:57 : 25/06/2026

Aksident në Elbasan/ Kamioni përplaset me një automjet, një i plagosur

16:41 : 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë, procedohet kushëriri i tij

16:40 : 25/06/2026

Një në pesë kafe të shitura në Europë përmban pesticide

16:27 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet