• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Oktapodi i drogës”, tentakulat e mafies shqiptare mbi Italinë

16:36 : 01/02/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
©Seppo Samuli/Lehtikuva/LaPresse
17-02-2008 Helsinki
Esteri
Festeggiamenti per l'Indipendenza del Kosovo
Nella foto: gli albanesi provenienti dal Kosovo che vivono in Finlandia festeggiano l'indipendenza del Kosovo

Kosovo Albanians living in Finland celebrate the independence of Kosovo on February 17, 2008 during a rally in down town Helsinki, Finland. Kosovo declared independence from Serbia on Sunday. STR / LEHTIKUVA / Seppo Samuli *** FINLAND OUT. NO THIRD PARTY SALES. ***

©Seppo Samuli/Lehtikuva/LaPresse 17-02-2008 Helsinki Esteri Festeggiamenti per l'Indipendenza del Kosovo Nella foto: gli albanesi provenienti dal Kosovo che vivono in Finlandia festeggiano l'indipendenza del Kosovo Kosovo Albanians living in Finland celebrate the independence of Kosovo on February 17, 2008 during a rally in down town Helsinki, Finland. Kosovo declared independence from Serbia on Sunday. STR / LEHTIKUVA / Seppo Samuli *** FINLAND OUT. NO THIRD PARTY SALES. ***

“E organizuar me një strukturë piramidale dhe bashkësi familjesh me lidhje gjaku. Në vendin e parë midis organizatave kriminale të huaja të pranishme në Itali. Mafia shqiptare rritet duke gjetur hapësirë përgjatë gjithë gadishullit tonë”, thuhet në artikullin e Il Fatto Quotidiano, të shkruar nga Pietro Mecarozzi.

Sipas artikullit, parimet e mafies shqiptare udhëhiqen nga Kanuni, një kod sjelljeje që rregullon prej shekujsh marrëdhëniet në shoqërinë shqiptare.

“Shkelja e një apo më tepër parimeve promovon hakmarrje kundër familjes apo grupit rival. Kanuni është bërë faktikisht kod referimi për klanet dhe familjet kriminale shqiptare që e përdorin dhunën si mjet kryesor për intimidime.

Vitet e fundit në Tiranë dhe pjesë të ndryshme të territorit shqiptar janë regjistruar vrasje të shumta për dominimin e trafikut të drogës midis familjeve. Dhe ekzekutimet në rrugët e qyteteve janë në rendin e ditës.

Vrasja e një shtetasi shqiptar me dy të shtëna pistolete shtatorin e kaluar në komunën Torvaianica në Romë ishte njëherazi edhe një fotografi e egërsisë së mafias shqiptare”, vijon artikulli.

Lexo edhe:

Trafik droge midis Italisë, Spanjës dhe Shqipërisë, goditen 4 banda kriminale

Arrestohet shitësja e rrobave në aeroportin italian, iu gjetën në stomak 120 qese me h*roinë

Sipas tij, klanet e Tiranës dhe Shkodrës zotërojnë direkt sheshet romane, kontrollojnë dërgesat dhe kanë rol interlokucioni të privilegjuar me kartelet kalabreze dhe kampane.

“Sot pushteti i Carminatëve, Diabolik e i Spadave po kalon në familjet mafioze shqiptare’, thotë agjenti.

“Pra, një oktapod kriminal përherë e më i shtrirë e i rrezikshëm. I aftë të marrë edhe karakteristikat e mafies nigeriane: ‘Struktura e organizatave kriminale shqiptare u ka dhënë hapësirë të madhe grave’, shton Fabio Iadeluca, sociolog e kriminolog.

“Disa klane ua lënë grave pushtetin dhe menaxhimin e tregut të prostitucionit, siç veprojnë ‘madamat’ nigeriane”, përfundon eksperti.

Nga Pietro Mecarozzi (Il Fatto Quotidiano)

E heshtur dhe vdekjeprurëse.

E organizuar me një strukturë piramidale dhe bashkësi familjesh me lidhje gjaku. Në vendin e parë midis organizatave kriminale të huaja të pranishme në Itali. Mafia shqiptare rritet duke gjetur hapësirë përgjatë gjithë gadishullit tonë.

Klanet e ndryshëm e kanë kthyer trafikun e drogës në armën e tyre të fortë, duke garantuar shërbim për mafiat italiane si furnizues me lëndën e parë, por edhe si korrierë, duke qenë të shtrirë në vende të ndryshme të Evropës e duke krijuar marrëdhënie të qëndrueshme me trafikantët e drogës në çdo cep të botës.

‘Në Itali tashmë do të flisja për rrënjosje të mafieve shqiptare’, thotë Vincenzo Musacchio, jurist e studiues i Fakultetit të Studimeve Strategjike mbi Kriminalitetin në Royal United Institute të Londrës. ‘Pozicioni i favorshëm gjeografik i Shqipërisë ofron lidhje direkt me vendin tonë, ndaj edhe për ketë arsye krimi i organizuar italian ka vendosur marrëdhënie të mira bashkëpunuese me krimin shqiptar’.

‘Lidhja me klanet dhe kosket (le cosche – grupe mafioze familjare) italiane përqendrohet në veçanti në trafikun e drogës. Vendi i Shqiponjave është bërë një nyje e rëndësishme për trafikun evropian dhe ndërkombëtar të drogës.

Kanabisi i kultivuar në Shqipëri dhe i shitur në Itali vlen rreth 3 miliardë euro në vit. Sot, mbi 50% e të gjitha opiumeve, kokainës, heroinës dhe morfinës së sekuestruar në Evropë konfiskohet pikërisht mbi linjën adriatike, që nis që nga Afganistani e vjen në Evropë duke kaluar nga Irani, Turqia e juglindja evropiane.

Edhe nga megaoperacioni ‘Rinascita Scott’, që në dhjetorin e kaluar gjunjëzoi ‘ndranghetan vibonez, u zbulua një kanal shqiptari prej të cilit vinin dërgesat e marijuanës e hashashit me destinacion portin e Barit. Raportet janë kryesisht me mafiet puljeze dhe me ‘ndrangheta-n’, saktëson Musaçhio.’

Ka pasur hetime që kanë çuar te Camorra, te mafia siciliane dhe te grupet kriminale romane. Në Veri e gjejmë në Lombardi, Veneto dhe Emilia Romagna’.

Pra nuk ka asnjë rajon ku mafia shqiptare të mos jetë e pranishme, qoftë edhe minimalisht. Evolucioni i organizatave kriminale shqiptare, në veçanti i atyre bregdetare, ka qenë i papritur, kaluan nga mbështetja logjistike e karteleve në pasjen e disponibilitetit të madh të mjeteve e burimeve ekonomike dhe u lejoi ngritjen në lider të trafiqeve të drogës e ambërve dhe kontrollimin e një baterie ushtarësh të kombësive të tjera të impenjuar në afare më të vogla.

Në Itali, në veçanti, furnizimi i narkotikëve ‘i dedikohet familjeve mafioze Mazzei e Santapaola, koskeve kalabreze Trapasso, Mannolo e Zoffreo në San Leonardo di Cutro, koskës Bellocco në Rosarno, dhe në disa raste klanit Casalese, fraksionit Schiavone’, shpjegon në agjent i Drejtorisë Investigative Anti-Mafia (DIA), i cili preferon të mbetet anonim.

Struktura e tyre organizative është e ngjashme me ‘ndranghetat. ‘Përdoren martesa midis komponentëve të klaneve të ndryshëm, për të sigluar paqe apo për të formuar aleanca të reja. Në brendësi ka disiplinë të fortë dhe janë të mbyllur për personat jashtë familjes. Në vitet e fundit kanë zhvilluar edhe elementë më moderne, duke bërë pakte me politikën. Dhe është shumë e vështirë që të pendohen’, shpjegon agjenti.

Parimet e mafies shqiptare udhëhiqen nga Kanuni, një kod sjelljeje që rregullon prej shekujsh marrëdhëniet në shoqërinë shqiptare. Shkelja e një apo më tepër parimeve promovon hakmarrje kundër familjes apo grupit rival. Kanuni është bërë faktikisht kod referimi për klanet dhe familjet kriminale shqiptare që e përdorin dhunën si mjet kryesor për intimidime.

Vitet e fundit në Tiranë dhe pjesë të ndryshme të territorit shqiptar janë regjistruar vrasje të shumta për dominimin e trafikut të drogës midis familjeve. Dhe ekzekutimet në rrugët e qyteteve janë në rendin e ditës.

Vrasja e një shtetasi shqiptar me dy të shtëna pistolete shtatorin e kaluar në komunën Torvaianica në Romë ishte njëherazi edhe një fotografi e egërsisë së mafias shqiptare.

‘Klanet e Tiranës dhe Shkodrës zotërojnë direkt sheshet romane, kontrollojnë dërgesat dhe kanë rol interlokucioni të privilegjuar me kartelet kalabreze dhe kampane. Sot pushteti i Carminatëve, Diabolik e i Spadave po kalon në familjet mafioze shqiptare’, thotë agjenti.

Pra, një oktapod kriminal përherë e më i shtrirë e i rrezikshëm. I aftë të marrë edhe karakteristikat e mafies nigeriane: ‘Struktura e organizatave kriminale shqiptare u ka dhënë hapësirë të madhe grave’, shton Fabio Iadeluca, sociolog e kriminolog. ‘Disa klane ua lënë grave pushtetin dhe menaxhimin e tregut të prostitucionit, siç veprojnë ‘madamat’ nigeriane’, përfundon eksperti.

Etiketa: drogaItalimafia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafik droge midis Italisë, Spanjës dhe Shqipërisë, goditen 4 banda kriminale

20:44 : 02/10/2025
BOTA

Arrestohet shitësja e rrobave në aeroportin italian, iu gjetën në stomak 120 qese me h*roinë

18:00 : 02/10/2025
AKTUALITET

Shqiptari në Itali thyen arrestin shtëpiak për të trafikuar drogë, u kap teksa groposte kokainën në pyll

13:22 : 02/10/2025
AKTUALITET

Shqiptari kapet duke shitur kokainë në Itali, gjykata urdhëron dëbimin

17:05 : 01/10/2025
BOTA

Itali/ Dy të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak pranë Parkut Kombëtar Circeo

13:18 : 01/10/2025
BOTA

Tragjedi në Itali, 27-vjeçari gjendet i vdekur në pishinën e hotelit ku punonte

14:58 : 30/09/2025
Para

Kandidatët e inkriminuar/ Bardhi: Deklarata e Ramës e turpshme dhe e dëmshme

TË GJITHA

IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro për fushatë

13:12 : 04/10/2025

Salianji takohet me demokratët e Korçës: Rikthimi më jep energji për betejat që na presin

12:45 : 04/10/2025

Tjetërsim pronash dhe vrasje, burg për Avdylajn, vëllanë e deputetit të PS dhe atë të “Rrumit”

12:32 : 04/10/2025

Skandali “Bankers”/ Hetimet përfundojnë në SPAK, ka zyrtarë të lartë të përfshirë në aferë

12:23 : 04/10/2025

Berisha: Pabarazia gjinore dhe narkoregjimi, kërcënim kryesor për gratë në Shqipëri

12:07 : 04/10/2025

Mashtrimet me bursat, goditet ‘Call Center-i’ në Tiranë: Arrestohet administratori, 38 të proceduar

11:52 : 04/10/2025

Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator të KQZ-së për zgjedhjet, mungojnë anëtarët e PD-së

11:37 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com