• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

New Europe ngre dyshimet: Luigi Soreca luan rolin e lajmëtarit të Ramës për Brukselin

09:52 : 31/01/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gazeta europiane me bazë në Bruksel, që e ka mision të vetin të zbulojë sekretet më të errëta të politikës, keqadministrimit dhe korrupsionit në kontinent ka publikuar së fundmi një artikull me në qendër Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

Shkrimi është përqëndruar në mënyrën se si komisioneri është përpjekur të zgjidhë situatë tepër të koklavitur të politikës shqiptare, duke treguar edhe njëherë që në fund të ditës komisionerët vendosin rregullat në çështje që lidhen jo vetëm me Bashkimin Europian, por edhe në punët e brendshme të shtetit shqiptar.

“Luigi Soreca, Ambasadori i BE në Tiranë i cili u përmend së bashku me Calavera në twitter është me rreth. Burimet tona në Delegacionin e BE-së na tregojnë se nuk janë të sigurt nëse ai përfaqëson BE-në përpara autoriteteve shqiptare ose më mirë ai luan rolin e lajmëtarit të Ramës për Brukselin dhe audiencën e tij të brendshme”, thuhet në artikull.

Artikulli i plotë:

Në dhjetor, ne zbuluam një rast mungese “besnikërie” nga Genoveva Ruiz Calavera, një burokrate e nivelit të mesëm në Komisionin Evropian e cili ishte, deri në ditët e fundit, drejtoriesha për Ballkanin Perëndimor. Shefi i saj, Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi, u përpoq shtatorin e kaluar të zgjidhte një situatë të ngatërruar në Shqipëri që u provokua nga hapat e njëanshëm dhe prishjes së konsensusit nga Kryeministri Edi Rama. Shumica qeverisëse e Ramës ndryshoi kushtetutën dhe rregullat zgjedhore, pa marrë parasysh një marrëveshje të mëparshme me opozitën e cila u ndërmjetësua nga BE dhe SH.B.A.

Lexo edhe:

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: I babëzitur për pushtet

Varhelyi bindi Presidentin Ilir Meta dhe udhëheqësin e opozitës Lulzim Basha që t’ia referojnë çështjen Komisionit të Venecias, një organ i shquar juridik në Këshillin e Evropës. Rama gjeti një mënyrë për të dalë nga një konflikt që mund të kishte pasoja negative për zgjedhjet e përgjithshme që janë planifikuar për në prill.

Varhelyi këmbënguli se Komisioni i Venecias duhej të merrej me çështjen shqiptare si përparësi. Ai mësoi përmes artikullit të dhjetorit që vartësja e tij, Calavera, po përpiqej të sabotonte përpjekjet e tij. Ajo kërkoi që kërkesa e Metës të refuzohet. Pikëpamja e saj ishte që Komisioni i Venecias duhet të rekomandojë ndryshime legjislative dhe që Parlamenti Shqiptar të respektojë dhe të veprojë sipas ndryshimeve. Por kjo do të rrezikonte zgjedhjet e Prillit dhe ishte ne koherencë të përsosur me argumentin publik të Ramës.

Artikulli i dhjetorit u botua gjerësisht në mediat shqiptare. Disa analistë dhe madje politikanë, shkuan deri atje sa të drejtonin akuza të mëtejshme lidhur me sjelljen jo të denjë të Calaveras. Gjithë sabotimi i Calaverës, ishte një denoncim i abuzimit të Ramës me pushtetin në mënyrë që të rriste shanset e tij në zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit.

Ajo që habiti shumë ishte një twitter para-Krishtlindjes i Varhelyit që shprehte besimin e tij te Calavera dhe denonconte deklaratat e rreme në media dhe rrjetet sociale në lidhje me të. Shumëkush e mendoi atë si një lider që shfaq besim të ekzagjeruar te punonjësit e tij, apo edhe si një variacion të sindromës së Stokholmit – honi soit qui mal y pense. Megjithatë, Varhelyi e pushoi Calavera, natyrisht jo duke e turpëruar atë. Ky nuk është stili mbizotërues brenda Komisionit Evropian. Calavera përfundimisht u delegua në departamentin e përkthimit ku nuk mund të bënte më dëm politik.

Ne kemi shkruar në vitet e kaluara për burokratët e vjetër të papërgjegjshëm dhe madje edhe arrogantë në Komision, të cilët në mënyrë rutinore shpërfillin Komisionerët dhe bëjnë si të duan. Ato janë arsyeja kryesore për “deficitin demokratik” të shumëpërfolur brenda BE-së. Traktati i Lisbonës u përpoq ta trajtojë këtë problem duke fuqizuar Parlamentin Evropian dhe duke rritur llogaridhënien e Komisionit. Ishte ky traktat që bëri shumë Komisionerë të kuptonin fuqinë dhe përgjegjësinë e tyre të vërtetë.

Marrëdhënia e tij e mirë me Von der Leyen sigurisht që e ndihmon Varhelyi të ketë shumë autoritet në trajtimin e çështjeve të kapjes së shtetit dhe bashkëpunimin e botës së krimit me Ramën. Luigi Soreca, Ambasadori i BE në Tiranë i cili u përmend së bashku me Calavera në twitter është me rreth. Burimet tona në Delegacionin e BE-së na tregojnë se nuk janë të sigurt nëse ai përfaqëson BE-në përpara autoriteteve shqiptare ose më mirë ai luan rolin e lajmëtarit të Ramës për Brukselin dhe audiencën e tij të brendshme.

A na ka shpëtuar ndokush? Romana Vlahutin, për shembull? Ajo nuk merret më me Shqipërinë. Ngjashëm me Calavera dhe Matuella, ajo ende ka një punë prej pelushi në Komisionin e prerë për të. Ne ishim të parët që ekspozuam marrëdhëniet e saj të pasurive të patundshme që përfshinin para të taksave evropiane duke paguar një çmim trefish të tregut për një rezidencë ambasadori. Kryetari i atëhershëm i Komitetit të Kontrollit të Buxhetit në Parlamentin Evropian, Ingeborg Graessle (Gjermani, EPP), e quajti blerjen “mënyra më e mirë për ne për të humbur besueshmërinë ndërsa ne i bëjmë thirrje Shqipërisë dhe të tjerëve për të luftuar korrupsionin”.

Që nga ajo kohë, ne kemi parë raporte, prova dhe dëshmitarë që tregojnë keqbërjet e Madame Vlahutin në Shqipëri. Nëse është kështu, ne shpresojmë që zyra europiane kundër mashtimit të merret pak më mirë sesa në rastin e mëparshëm.

Etiketa: New EuropeRamasoreca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025
AKTUALITET

Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: I babëzitur për pushtet

20:55 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Më të zi se pushtuesit”/ Berisha: Fallangat e Ramaduros rrethojnë Thethin me tela me gjemba

19:28 : 12/07/2025
AKTUALITET

Nga fjala e burrit tek fadromat e shtetit/ Si i mashtroi Rama banorët e Thethit

17:36 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Shkarkimi i drejtorëve, diversion i Ramës”/ Kalemaj: Hiqet vëmendja nga problemet

16:55 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Shteti në një dorë”/ Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore!

09:16 : 12/07/2025
Para

Përndiqte vazhdimisht një 23-vjeçare, arrestohet i riu

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

22:58 : 12/07/2025

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

22:51 : 12/07/2025

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025

Putin: Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore me Amerikën

22:37 : 12/07/2025

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025

Teliti: Oligarkët e mëdhenj do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

21:58 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com