• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi 2.5 mln USD i Verdhos së ARRSH/ Dyshimi, kompania e Sadri Abazit paraqiti mjete plehrash për bote uji

18:29 : 30/01/2021
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Komisioni i Prokurimit Publik iu shmangën procedurave verifikuese, pas pretendimeve të kompanisë “Victoria Invest” se shoqëria “Alko Impeks” e familjarëve të deputetit socialist Sadri Abazi, e renditur e para në tenderin 2.5  milionë dollarë për mirëmbajtjen e aksit të vjetër Elbasan-Tiranë, ka paraqitur kamionë plehrash si bote uji.

Këto dyshime, për të cilat kompania ankimuese deklaron se ka dorëzuar dokumenta dhe prova fotografike, nuk janë shqyrtuar nga dy institucione publike, për arsye të ndryshme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ishte edhe enti prokurues i tenderit, i është përgjigjur shkurtimisht ankimuesit se “nuk ka prova për pretendimet”.

Ndërsa Komisioni i Prokurimit Publik, konstatoi se “Victoria Invest” nuk legjitimohej për të bërë ankim, për shkak të disa problematikave që ajo vetë kishte në dokumentacion.

Lexo edhe:

Një grua në Greqi vdes pak minuta pas dozës së dytë të Pfizer

Britania etiketon Rusinë kërcënimin kryesor të sigurisë, lëshon paralajmërim ndaj Kinës

E, megjithatë, të dy institucionet publike shmangën pikëpyetjet e forta mbi llojin e makinerive që “Alko Impeks” ka deklaruar se do të vendosë në dispozicion pas nënshkrimit të kontratës me Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Tenderi

Në Korrik 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpall tenderin për “Mirëmbajtje me performancë K/Sauk – Sanatorium, Sauk – Km 29 – rot. re Shijon – Ura e Zaranikës, Km22 – Qytezë Krrabë – Objekti X, Rotondo Sauk – Sauk i Vjetër, Ura e Farkës – Baldushk – Mustafa Koçaj, Vaqarr – Vishaj”, me fond limit 263.424.859 (pa TVSH).

Në këtë tender marrin pjesë 7 operatorë ekonomikë, nga të cilët 3 skualifikohen menjëherë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, i drejtuar nga Ergys Verdho, rendit në krye të listës bashkimin e operatorëve “Alko Impex General Construksion” d.sh.h. & “Alko Impex Construksion”, nën administrimin e Arbër Abazi, nipi i Sadri Abazit dhe njëkohësisht pasues i tij në drejtimin e kompanive, pasi ky i fundit u zgjodh deputet.

Pas shpalljes së rezultatit, “Victoria Invest”, një tjetër pjesëmarrëse në tender, u ankimua pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Thelbi i ankesës ishte ndryshimi i pikëzimit dhe, sidomos fakti që “Alko Impeks” nuk plotëson kërkesat e vendosura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Makina plehrash për bote uji?

“Ju kërkojmë që të kryeni verifikimet përkatëse për llojin e mjeteve të paraqitura, pasi janë paraqitur me funksion tjetër (domethënë mjetet ATV, të cilat janë mjete teknologjike mbeturinash, janë paraqitur si autobot uji)”, thuhet në dokumentin që shoqëria ankimuese i drejton fillimisht Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe më tej Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

“Shoqëria ‘Alko Impex Construction’ ka paraqitur në këtë procedure, mjetet me targë AA39J–, AA785–, AA875–, AA392–, AA874–, AA873–“, thuhet në ankim (shën.numrat e fundit të targave janë hequr nga redaksia).

Sipas të dhënave të siguruara nga shoqëria ankimuese “mjeti me targë AA391—është teknologjik (për mbeturina); mjeti me targë AA785—është teknologjik (për mbeturina); mjeti me targë AA 875—është teknologjik (për mbeturina); mjeti me targë AA392—është teknologjik (për mbeturina); mjeti AA874 është transportues për kontenierët”.

Për më tepër, thekson operatori ankimues, këto mjete janë në shërbim të kontratave të tjera për pastrimin e Tiranës dhe në Sarandë.

Këto pretendime, operatori ankimues deklaron se i mbështet në dokumentacionin provues, bashkë me mjetet dhe fotot, të cilat shkruan se ia ka vendosur bashkëlidhur Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe më tej Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Në 23 nëntor 2020, ARRSh rrëzon pretendimet e ngritura në ankim.

Në një tekst pa shumë detaje, institucioni i drejtuar nga Ergys Verdho shprehet: “Lidhur me pretendimet e operatorit ekonomik ankimues mbi mjetet e paraqitura nga operatorët e tjerë, Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave gjykon se këto pretendime janë të pambështetura në fakte dhe, si të tilla, nuk duhet të merren në konsideratë”.

Ndërsa Komisioni i Prokurimit Publik konstatoi se vetë operatori ankimues “Victoria Invest” kishte mangësi, për të cilat ai duhet të ishte skualifikuar.

Dhe, duke qenë se ai duhet të ishte skualifikuar, KPP nuk e mori në shqyrtim ankesën e tij, duke lënë pa përgjigje nëse vërtetë kompania e familjes së Sadri Abazit kishte paraqitur kamionë mbeturinash për kamionë uji.

Etiketa: boldnews host domain

Lajme të lidhura

RAJONI

Një grua në Greqi vdes pak minuta pas dozës së dytë të Pfizer

17:33 : 18/06/2021
BOTA

Britania etiketon Rusinë kërcënimin kryesor të sigurisë, lëshon paralajmërim ndaj Kinës

18:43 : 16/03/2021
BOLD BLOG

Partitë e reja, tregu politik dhe zgjedhjet e Prillit

21:24 : 09/03/2021
RAJONI

Zaev merr votëbesimin e Kuvendit

18:35 : 03/03/2021
BOTA

Apokaliptike/ Stuhia e ‘çmendur’ godet Turqinë! Acar, pemë që fluturojnë dhe borë 30 centimetra

17:50 : 15/02/2021
BOTA

Stuhi dëbore e acar/ Qytetarët përgatiten për përkeqësim të mëtejshëm të motit

19:44 : 14/02/2021
Para

Bill Gates bën paralajmërimin e frikshëm: Pandemia e radhës do jetë 10 herë më e rrezikshme

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

European Union at night. Earth map from NASA

Politizohet integrimi në BE/ Ëndrrat e shqiptarëve nuk i bëjnë dot realitet të tjerët

11:01 : 17/05/2025

Kritikat e Vjosa Osmanit, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

10:46 : 17/05/2025

Rama: Me Macron biseduam për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

10:25 : 17/05/2025

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Macron: Përballë cinizmit të Putin, besoj se Trump do të reagojë

10:07 : 17/05/2025

Shkodër/ U kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje, procedohen 3 shtetas

09:51 : 17/05/2025

Presidenti francez Macron mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

09:37 : 17/05/2025

Zjarr në një varrezë automjetesh në Shkodër, digjen tre makina dhe një zyrë pune

09:27 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com