• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Në Shqipëri nuk ka oligarkë”, Rama: Askush s´me detyron mua të marr vendime

10:22 : 30/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE
Edi Rama dhe Pellum Salillari, pronari i kompanise "Salillari" SHPK

Edi Rama dhe Pellum Salillari, pronari i kompanise "Salillari" SHPK

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga Korça se në Shqipëri nuk ka oligarkë. Reagimi i Ramës ka ardhur në një kohë kur nga opozita janë hedhur akuza në drejtim të Qeverisë, se në 8 vite ka favorizuar një grusht oligarkësh që kanë përfituar tendera pa garë, koncensione dhe PPP.

Por për Ramën në Shqipëri nuk ka ndonjë që të më detyrojë mua apo qeverinë tonë që të marrim vendimin që shkon në interes të tij e në dëm të interesit të publikut.

Por në realitet, gjithçka duket ndryshe nga ajo që thotë Kryeministri. Herë pas here janë denoncuar rastet kur tenderat janë marrë pa garë nga kompani apo firma, përfshi këtu edhe leje ndërtimi.

Pyetje: A dhe sa shqetësuese është për ju teza e shumëpërfolur se një grup e grusht oligarkësh janë duke grumbulluar e kopsitur gjithë pasurinë e republikës së Shqipërisë?

Rama: Më vjen mirë dhe keq që duhet të vija deri në Korcë për të marrë pyetje prej gazetari e jo pretencë prokurori e as vendim gjykatësi në sensin që më drejtohet mua për të marrë mendimin tim.

Lexo edhe:

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

E para duhet të shohim faktet e këtu ka një problem të madh të shtrëmbërimit të fakteve.

Kemi zgjedhur një sistem ku padiskutim do kemi njerëz shumë të pasur e do kemi diferenca të mëdha mes tyre dhe të tjerëve, mund të jenë këta që janë të tjerë komplet s’kanë rëndësi emrat.

Çështja është e thjeshtë këta njerëz shumë të pasur e para, a e krijojnë, apo a e zhvillojnë pasurinë e tyre në rrugë të ligjshme, e dyta këta të pasur a i kthejnë Shqipërisë në formë kontributesh atë që i detyrohen dhe e treta këta të pasur janë në punën e tyre apo bëjnë edhe punën e qeverisë në sensin e influencës mbi qeverinë?

Se përdorin fjalën oligark por fjala nuk lidhet me thjesht sa para ke, lidhet me sa pushtet ke mbi vendimmarrjen, pushtet jo legjitim, i ushtruar përmes influencës tënde si aktor në treg jo përmes mandateve të përfaqësimit.

Në këtë sens nuk ka oligarkë në Shqiperi se s’ka njerëz të pasur që marrin vendime për llogari të qeverisë.

Nuk ka në Shqipëri ndonjë që të më detyrojë mua apo qeverinë tonë që të marrim vendimin që shkon në interes të tij e në dëm të interesit të publikut.

Përtej fjalës, më të pasurit në Shqipëri para se sa ne të vinim në qeveri paguanin më pak taksa e fitonin më shumë, ky është fakt, jo opinioni im, sot taksohen 15%.

E dyta fakt, në këto 7 vjet hapësira e kompanive për të pasur akses në punët publike është shumëfishuar.

Tjetra, duhen marrë këta oligarkët, për mua, e duhet parë çfarë kanë dhënë e çfarë kanë marrë, se flasim për ta, ose flitet për ta e duket sikur flitet për ca njerëz si personazhet e filmave me kulakë e figura e kulakut aty është qendrore por këta janë punëdhënësit më të mëdhenj të Shqipërisë, mbajnë në punë dhjetra mijëra njerëz, kontributorë të drejtperdrejtë në buxhetin e shtetit me taksat e mbledhura që janë shumë më tepër se ishin para 7 viteve.

Etiketa: oligarkeRamavendime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

22:28 : 06/08/2025
Para

Bilanci i COVID-19 në botë, më shumë se 100 mln të infektuar

TË GJITHA

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

15:37 : 08/08/2025

Juventusi nuk heq dorë nga Tonali, gati të përfshijë Vlahovic në “pazarin” me Newcastle

15:36 : 08/08/2025

Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

15:36 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com