• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Vendoset e ardhmja e Solomonit. Ja ku do të luajë sulmuesi i Partizanit

10:20 : 29/01/2021
në SPORT

Theofilius Solomon do të vazhdojë të jetë futbollist i Partizanit. Sulmuesi nigerian u duk se ishte pranë largimit, pasi skuadra Neftçi Baku kishte interes për 25- vjeçarin. Gjithçka nisi rreth dy javë më parë, ku fillimisht kishte një interesim të klubit azerbajxhanas për kartonin e Solomon, duke pyetur për kontratën që ka dhe për të bërë një llogari të kostos financiare që do të kishte ky operacion.

Partizani mësohet të ketë kërkuar plot 60 mijë euro fillimisht për kartonin e Solomon, por Neftçi nuk pranoi. Pas disa bisedimeve, “demat” e ulën kërkesën e tyre, duke shtruar në tavolinë shumën e fundit: 50 mijë euro dhe asnjë cent më pak. Pas disa ditësh, drejtuesit e Neftçi konstatuan se ky operacion është shumë i shtrenjtë për ta dhe u tërhoqën nga gara.

PLANI B – Neftçi që në momentet e para nuk ishte dakord me shumën e kërkuar nga Partizani, pasi shpresonin që ta merrnin futbollistin si agjent të lirë. Madje, ka pasur dhe një akord mes Solomon dhe drejtuesve të klubit. Sulmuesi i Partizanit do të preferonte të transferohej në Azerbajxhan, madje e ka pranuar dhe vetë në një intervistë për mediat azere, duke thënë: “E di që ka pasur bisedime mes Neftçi Baku dhe klubit të Partizanit. Por unë kam një kontratë dhe palët duhet të gjejnë dakordësinë. Nëse arrihet një akord, unë do të isha shumë i lumtur të luaja për Neftçi”.

Por skuadra e Partizanit e bëri të qartë se futbollisti është nën kontratë dhe vetëm pas një ofertë të kënaqshme, mund ta linin të lirë.

DORËZIMI – Pas dy javësh tratativash e bisedimesh, Neftçi Baku është dorëzuar totalisht për shërbimet e Solomon. Sulmuesi 25-vjeçar i Partizanit do të vazhdojë të jetë pjesë e “demave të kuq”, pavarësisht se rivaliteti në sulm është shtuar ndjeshëm, me ardhjen e Stenio Zhunior, Ferhan Hasanit dhe rikthimin e Kordeiro Melos në planet e Dajës.

Lexo edhe:

Zelensky kërkon garanci të sigurisë para takimit me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë në korrik

Megjithatë, Solomon ka ende besimin e trajnerit kryeqytetas dhe e ardhmja e tij, është te Partizani. Faktin që Neftçi Baku është tërhequr përfundimisht për shërbimet e Solomon, e konfirmojnë dhe mediat azere.

VLERA – Që kur u zbulua shifra që kërkonte Partizani për Solomon, kishte diçka që nuk shkonte, pasi 50 mijë eurot, janë shumë larg vlerës që “Transfermarkt” i jep Solomonit, që e vlerëson nigerianin plot 300 mijë euro. Megjithatë, duke pasur parasysh faktin që jemi në një vit pandemie, ekonomia është lëkundur dhe “demat” do të ishin të lumtur edhe me atë shumë.

Por Neftçi nuk ka preferuar të shpenzojë, duke kthyer vëmendjen nga disa emra të tjerë për të përforcuar skuadrën. Partizani arrin të mbajë kështu Solomonin në ekip, ndërsa oferta deri më tani, ka pasur edhe për Jasir Asanin dhe për Lukas Kardozon. Gjithashtu, u fol edhe për një
rikthim të Alesio Hysenit në huazim në Ishujt Faroe, por asnjë nga këto lëvizje nuk është konkretizuar. Merkato e janarit është në tre ditët e fundit dhe te Partizani, duket se nuk do të ketë më dalje pas largimeve të Feratit, Çikanit (huazim) dhe Braun.

/Panorama Sport/

Lajme të lidhura

RAJONI

Zelensky kërkon garanci të sigurisë para takimit me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

08:32 : 18/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë në korrik

08:26 : 18/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 18 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari, euro dhe monedhat e tjera

08:14 : 18/08/2025
AKTUALITET

Mbani çadrën me vete, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:08 : 18/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025
BOTA

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025
Para

Aksident në Berat/ Arrestohet shoferi, ishte i dehur

TË GJITHA

Zelensky kërkon garanci të sigurisë para takimit me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

08:32 : 18/08/2025

Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë në korrik

08:26 : 18/08/2025

Këmbimi valutor 18 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari, euro dhe monedhat e tjera

08:14 : 18/08/2025

Mbani çadrën me vete, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:08 : 18/08/2025

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

22:35 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com