• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Janar-nëntor 2020, nuk realizohet 33% e planit të investimeve/ Nuk kursehet për koncesione

23:17 : 27/01/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Megjithë ndryshimet në ligjin organik të buxhetit dhe udhëzimet për të harmonizuar investimet publike në mënyrë të njëtrajtshme gjatë gjithë vitit, qeveria vijon me praktikën ku gati një e treta e fondeve buxhetore për investime akumulohen më muajin e fundit të vitit, dhjetor.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, gjatë 11 mujorit 2020 u shpenzuan 63.9 miliardë lekë në projektet e investimeve nga 99 miliardë lekë të programuara, ose 67% e planit. Fondi i investimeve më 2020 u rrit nga projektet e rindërtimit, ku mësohet se kanë avancuar shkollat më shumë se shtëpitë dhe objektet e tjera.

Të dhënat tregojnë se nga programi vjetor, mbeten të pashpenzuara 35 miliardë lekë ose 310 milionë euro.

Mosrealizimi në masën 33% përfshin mungesën e financimit për 931 projekte, për cilat ishte parashikuar, por fondet nuk u disbursuan deri në nëntor.

Investimet buxhetore në të shumtën e tyre shkuan për pagesat e koncesioneve, procesin e rindërtimit dhe për ndërtimin e disa segmenteve rrugorë si By pasi i Fierit, Rruga Kardhiq -Delvine dhe unaza e madhe.

Lexo edhe:

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

Maqedonia e Veriut e përzgjedhura e Britanisë, siguron 6 miliardë euro investime

Të dhënat e detajuara nga thesari në ministrinë e Financave tregojnë se në 11 -mujorin 2020 kontratat e koncesionare të investimeve morën 3.6 miliardë lekë financime ose 5.6 për qind të fondeve totale të shpenzuara gjatë periudhës. Gjysma e vlerës rreth 1.8 miliardë lekë shkuan për financimin e rrugës së Arbrit dhe pjesë tjerë u ndaj ndërmjet financimit të trafikut të munguar në rrugën e Kombit dhe inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Për procesin e rindërtimit u akorduan më pak fonde se për koncesionet. Të dhënat tregojnë se, në janar-nëntor u akorduan për procesin e ndërtimit nga thesari 2,7 miliardë lekë. Kjo shumë ishte 4.1 për qind e fondeve totale që u shpenzuan për këtë periudhe.

Nga të dhënat shihet se, se projektet e mëdha që ishin programuar, por që nuk u financuan deri në dhjetor ishte një kontratë e re në By Pasin e Fierit me vlerë 2.2 miliardë lekë. Më tej kontratat e mëdha që nuk u financuan deri një dhjetor ishte programi i rehabilitimit të Lumit të Vlorës me vlerë 1,6 miliardë lekë, programi i infrastrukturës bashkiake me 1,5 miliardë lekë dhe mbështetja për sistemin e furnizimit me ujë me 1,3 miliardë lekë. Gjithashtu nga masa e parë e mbështetjes për bujqësinë iPARD iI i mbeten të pashpërndara edhe 1.1 miliardë lekë të planifikuara për 2020.

Për shkak të buxhetit optimist të parashikuar në 2020-n, ndonëse në periudhë pandemie, qeveria planifikoi më shumë shpenzime, duke shpresuar se do të mblidhte të ardhura. Por, sipas të dhënave zyrtare, për 11 mujorin, të ardhurat në buxhet ranë me 9.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, nga -3% që ishte parashikimi në buxhet. Si rrjedhojë, financat u detyruar në kurseheshin në shpenzime, duke i realizuar ato më pak se 90% e planit, duke shkurtuar kryesisht financimet për investimet kapitale. /Monitor/

Etiketa: investimekoncensionerealizime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

18:19 : 04/06/2025
BOTA

Maqedonia e Veriut e përzgjedhura e Britanisë, siguron 6 miliardë euro investime

15:57 : 21/05/2025
BOTA

Cilat janë vendet më të mira europiane për të investuar në pasuri të paluajtshme

21:40 : 26/04/2025
AKTUALITET

Emigrantët mes burokracive dhe informalitetit për të investuar në Shqipëri

17:27 : 24/04/2025
AKTUALITET

Bashkitë rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, i ulin për investimet

08:23 : 18/04/2025
Business success profit search and economic strategy or economy forecast as a financial advisor or banking consultant searching for wealth opportunity with 3D illustration elements.
AKTUALITET

E ardhmja e investimeve, si Shqipëria po mbetet pas

15:09 : 09/03/2025
Para

Pandemia nxit investimet në klinika private, kredia e re për shëndetësinë u dyfishua gjatë 11 mujorit 2020

TË GJITHA

Atletico i thotë “stop” Barcelonës: Do lojtarin tonë? Paguaj 500 mln euro

17:52 : 05/06/2025

Krimineli që fshihej si shpërndarës picash! Si i gjeti Erjon Alibej hasmët! Futej në…

17:46 : 05/06/2025

Biseda me presidentin Xi, Trump: SHBA dhe Kina do t’i rinisin bisedimet tregtare

17:45 : 05/06/2025

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

17:43 : 05/06/2025

“Në fushata legalizohen parcela me kanabis”/ Ina Zhupa: Oligarkët nuk njohin më asnjë kufi

17:40 : 05/06/2025

Kundër kolesterolit dhe pro zemrës, zbuloni funksionet e dobishme të lëngut të luleshtrydheve

17:29 : 05/06/2025

Tronditëse në SHBA/ Babai akuzohet për vrasj*n e tre vajzave të tij të mitura

17:23 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com