• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fushatë me legalizime/ Ledio Braho e Elvis Cefa: Shefi i Kadastrës Lushnje duhej gjobitur (Vendimi)

12:13 : 27/01/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) i administratës zgjedhore, nisi punën në mënyrën jo më të mirë të mundshme, duke reflektuar partizanizmin politik të përfaqësuesve të maxhorancës për të mbrojtur shkeljet e Kodit Zgjedhor nga zyrtarëve qeveritarë.

Në një vendim të datës 22 Janar 2021, shumica prej 3 anëtarësh, e përzgjedhur nga maxhoranca parlamentare, rrëzoi gjobën e vendosur më herët ndaj drejtuesit të Kadastrës së Lushnjes, Arben Qalliu, i cili u gjet përgjegjës për përdorim të akteve shtetërore në funksion të fushatës elektorale.

Shkelja e kryer nga Qalliu nuk ishte e një peshe shumë të rëndësishme. Por, vendimi i KAS, i pari në llojin e tij, ishte i rëndësishëm. Dhe, nisja nuk ishte aspak e mirë.

Lexo edhe:

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Leje legalizimi në këmbim të votës, zbardhen përgjimet brenda zyrave të Kadastrës

Në Dhjetor 2020, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, mori një ankesë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, sipas të cilës deputeti i maxhorancës, Bujar Çela ka publikuar disa foto në rrjete sociale, ku duket që po shpërndan certifikata të legalizimit të banesave në familje të ndryshme në zonën e Lushnjes.

Komisioneri Shtetëror, pasi kreu verifikimet, konstatoi se shkelja nuk ishte kryer nga deputeti Çela, por nga drejtuesi i Kadastrës së Lushnjes, Arben Qalliu, i cili ka lejuar përdorimin politik të akteve të nxjerra prej institucionit të tij.

Në përfundim, Celibashi e dënoi zyrtarin e Kadastës, Qalliu, me një gjobë fare minimale, 1.500 lekë të reja.

Lëvizja Socialiste për Integrim e ankimoi këtë vendim pranë Komisionit të Ankimeve dhe Sankisioneve, në të cilën kërkoi që gjoba ndaj Arben Qalliut të ishte më e lartë.

Nga ana tjetër, vetë Qalliu ankimoi vendimin, duke pretenduar se nuk kishte kryer asnjë shkelje.

Në vendimin e datës 22 Janar u vendos rrëzimi i ankimit së LSI-së dhe pranimi i kërkesës së Qalliut për heqjen e gjobës, në një votim të ndarë 3-2 të anëtarëve të KAS.

Pro Qalliut votuan anëtarët e zgjedhur nga maxhoranca, përfshirë kryetarin Ilir Rusmali, Koli Bele dhe Elvin Lako.

Sipas shumicës, deputeti Bujar Çela nuk ka qenë në fushatë (bëhet fjalë për foto në rrjete sociale) dhe se zyrtari i Kadastrës, Arben Qalliu, nuk është subjekt i ndalimeve ligjore.

Ndërsa, dy anëtarët e tjerë, juristët Ledio Braho dhe Elvis Çefa, ishin tërësisht kundër argumentave, mbi të cilën ka mbështetur shumica vendimin.

Në mendimin e tyre të pakicës, Braho dhe Çela deklarojnë se zyrtari i Kadastrës Lushnje, Arben Qalliu, është përgjegjës dhe gjoba ndaj tij duhet të ishte më e lartë dhe në proporcion me shkeljen.

Ata e mbështesin qëndrimin e tyre në të paktën 3 pika kryesore;

  1. Sipas anëtarëve në pakicë, deputeti Bujar Çela ka vepruar në funksion të fushatës, edhe pse fotot, duke paraqitur lejet e legalizimit në familjet e fshatit Hysgjokaj në Lushnje, janë publikuar në rrjete sociale.

Për anëtarët Braho dhe Cefa, rrjetet sociale janë një ndër format e reja dhe shumë të përhapura të fushatës elektorale, sidomos pas kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë Covid-19.

  1. Po ashtu, anëtarët në pakicë të KAS, Braho e Cefa, vlerësojnë se drejtuesi i Kadastrës, Arbër Qalliu, është përgjegjës kryesor i shkeljes, pasi me veprimet dhe sidomos mosveprimet e tij, ai ka lejuar që aktet e institucionit të tij të shpërndahen në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe urdhërat e udhëzimet përkatëse.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka detyrimin që lejet e legalizimit t’i shpërndajë në sportelet e saj ose nëpërmjet shërbimit postar.

Në rastin në shqyrtim, Arben Qalliu ka ngarkuar vartësit e tij t’i shpërndajnë lejet e legalizimeve në shtëpitë e banorëve, duke i krijuar në këtë mënyrë mundësinë deputetit Bujar Çela që ta përdorë politikisht një proces tërësisht administrativ.

  1. Anëtarët në pakicë, Ledio Braho dhe Elvis Cefa, mbështetën qëndrimin se, si Komisioneri Shtetëror, ashtu edhe shumica e KAS, kanë gabuar në pikën e masës administrative gjobë.

Për anëtarët në pakicë, Arben Qalliu ka shkelur parashikimet ligjore, të cilat ndalojnë përdorimin e institucioneve apo akteve administrative për qëllime elektorale për një periudhë prej 4 muajsh para zgjedhjeve.

Mbështetur në këto 3 argumenta kryesore, si edhe duke iu referuar bazë ligjore përkatëse, Ledio Braho dhe Elvis Cefa u shprehën, në vendim, se drejtuesi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Arben Qalliu, duke e shpallur përgjegjës për shkeljen administrative dhe gjoba duhet të ishtë më e lartë.

Megjithatë, zyrtari lokal i Lushnjes doli “i pastër” në përfundim të procesit, falë votës “politike” të tre anëtarëve të maxhorancës në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.

Etiketa: gjobaKadastraKAS

Lajme të lidhura

BOTA

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

21:27 : 23/04/2025
AKTUALITET

Leje legalizimi në këmbim të votës, zbardhen përgjimet brenda zyrave të Kadastrës

20:52 : 22/04/2025
AKTUALITET

Berisha: Epidemia e salmonelës u mor vesh vetëm kur u sëmur Rama! Mafia fut substanca kancerogjene

12:15 : 22/04/2025
BOTA

Bashkimi Evropian shtyn gjobat për Apple dhe Meta

19:34 : 18/04/2025
AKTUALITET

Braçe kujtohet në prag të zgjedhjeve për gjobat e Policisë bashkiake: Janë vetëm për të bërë dëm!

11:05 : 17/04/2025
AKTUALITET

I lë shokut makinën 43 mijë euro për dy javë, ai e shet. Kalvari i gjyqeve

21:34 : 16/04/2025
Para

FOTO/ Katër makina përplasen kokë më kokë në mes të Tiranës

TË GJITHA

Itali – I riu shqiptar kepet me 224 doza kokainë, arrestohet

14:34 : 09/05/2025

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: 54 kallëzime penale, 23 procedime të regjistruara

14:29 : 09/05/2025

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës (Dokumenti)

14:18 : 09/05/2025

Vatikani publikon për herë të parë PAMJET brenda Konklavës kur zgjidhet Papa i ri

14:02 : 09/05/2025

Radarët u fikën 87 sekonda dhe radioja heshti, avionët me mbi 2000 pasagjerë drejt tragjedisë në Nju Jork

13:58 : 09/05/2025

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025

“Votat nga diaspora po administrohen jashtë protokollit”, PD kërkesë urgjente KQZ për ndërhyrje

13:42 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com