Video/ Fury kërcënon Joshua: E hedh në tapet brenda 3 raundesh

Ndërkohë që menaxherët po punojnë për të mbyllur një marrëveshje mes boksierëve Tyson Fury dhe Anthony Joshua, vetë protagonistët kanë nisur një sfidë në rrjetet sociale.

Një përballje mes dy kampionëve të botës, të dy britanikë, do të unifikonte titujt kampionë në një person të vetëm dhe që me shumë gjasa do të zhvillohet në periudhën maj-qershor të këtij viti.

Përmes një postimi në “Twitter”, Tyson Fury kërcënon patriotin e tij: “Një raund, dy raunde, tri raunde dhe gjithçka është e mbyllur. Mezi po pres, do ta hedh në tapet Anthony Joshua brenda 3 raundesh”, shprehet Fury, që mban titullin e kategorisë WBC. Ndërsa Joshua mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO.

LEXO EDHE  Mediat polake i bëjnë jehonë Muçit, sulmuesi shkëlqen në stërvitje

Gjasat janë që dy boksierët të zhvillojnë dy duele mes tyre brenda një viti, me revanshin që do të zhvillohet nëntor ose dhjetor 2021.