• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Projekti për parkun e ri arkeologjik të Durrësit lë jashtë shëtitoren Taulantia

16:33 : 26/01/2021
në AKTUALITET, KULTURE

Territori i parkut të hapur arkeologjik përgjatë shëtitores bregdetare rrezikon të lihet jashtë projektit të hartuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, për rijetëzimin e trashëgimisë së qendrës historike në Durrës.

Monumentet arkeologjike të zonës historike të qytetit të Durrësit po bëhen pjesë e një projekti afatmesëm nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, që parashikon restaurimin dhe menaxhimin e tyre në të ardhmen.

Ndërkaq qeveria shqiptare brenda Zonës A ka përcaktuar territorin e emërtuar Park Arkeologjik, ku bëjnë pjesë së bashku me Amfiteatrin antik, edhe Forumi rrethor, muret bizantine, dy kullat mesjetare dhe Termat romake.

Më të njëjtin emërtim, 50 vjet më parë arkeologu Vangjel Toçi (11 tetor 1920 – 27 janar 1999) nisi realizimin e një muzeu të hapur si pjesë e shëtitores bregdetare.

Territori i këtij Parku gjysmëshekullor nuk bën pjesë në planin e Parkut të ardhshëm të qendrës së qytetit dhe që do të rikonceptohet nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, me mbështetje financiare edhe nga Bashkimi Evropian.

Lexo edhe:

Fshehën në trup 22 mijë franga zvicerane, procedohen 2 kosovarë në Durrës

Zjarri në tregun ambulant në Durrës, procedohet penalisht pronari

Nga Parku i djeshëm i bregdetit aktualisht ka mbetur si shenjë vetëm një shesh me disa kolona, por artistët mendojnë se hapësira mund të rikonceptohet për ta kthyer në funksionin e parë.

Parku Arkeologjik i viteve ’70, një muze i hapur në natyrë

Duke iu referuar viteve ‘70, skulptori Qazim Kërtusha thotë për BIRN se në disa sheshpushime, paralel me rrugën e sotme “Taulantia” u instaluan kolona dhe kapitele të periudhave të ndryshme, pitosë që shfrytëzoheshin në antikitet për mbajtjen e grurit, etj.

“Ato shërbyen si vend për shëtitje, por edhe si një dëshmi e trashëgimisë historike të qytetit 3,000 vjeçar,” shton Kërtusha.

Fotografi Tristan Sherifi e kujton mirë periudhën kur shëtitja e qytetarëve fillonte dhe përfundonte mes objekteve të ndryshme të antikitetit dhe mesjetës, që të gjitha të zbuluara nga punonjësit e muzeut të Durrësit.

“Unë jam rritur në lagjen e “Vollgës”, siç quhet edhe sot, dhe një pjesë të fëmijërisë e kemi kaluar mes monumenteve apo mureve bizantine,” kujton Tristani. Shumica e fotografive të periudhës së gjimnazit kanë si sfond gurët ciklopikë të vendosur mbi njeri tjetrin, apo kolonat e instaluara mbi bazamentet prej çimentoje”.

Skulptori Nelo Lukaçi, i cili ka punuar si restaurator për afro 40 vjet në Muzeun Arkeologjik të Durrësit thotë për BIRN, se realizimi i parkut nuk ka qenë punë e lehtë.

“Ne kemi bashkëpunuar kryesisht me Kantierin Detar dhe me Portin e Durrësit, veçanërisht për mjetet ngritëse,” kujtoi Lukaçi.

“Ndryshe nuk vendoseshin dot kolonat apo kapitelet prej guri dhe mermeri, të cilat kanë një peshë shumë të madhe,” tregoi artisti 80-vjeçar, i cili pavarësisht nga mosha vijon të punojë në studion e tij.

Nga fotot dhe xhirimi i filmave deri te rrënimi i Parkut

Rezultati i instalimit të objekteve me forma të ndryshme pranë shëtitores ishte i dukshëm.

“Në çdo stinë” dhe “Dora e ngrohtë”, dy nga filmat e suksesshëm të fillimviteve ’80 i xhiruan disa nga skenat e protagonistëve në mjediset e këtij parku të hapur.

Një foto nga një autor i panjohur, që duket se i përket mesit të viteve 1970 dëshmon qartazi për konceptin e muzeut në natyrë dhe në shërbim të qytetarëve të të gjitha moshave.

Brikena Shkodra, arkeologe në Institutin e Arkeologjisë, ka ruajtur disa nga akuarelet e piktorit Agim Kavaja, të cilat pasqyrojnë konceptin e këtij projekti.

“Vangjel Toçi synonte të sillte në këtë Park ën formën e monumenteve të gjitha figurat historike dhe hyjnitë, që nderoheshin në qytet në periudha të ndryshme të jetës qytetare,” vlerëson prof. as. dr. Shkodra, sipas të cilës gjithçka do të zhvillohej nga Torra mesjetare deri në vendin ku do të ndërtohej më vonë Muzeu I ri Arkeologjik në Durrës.

Ajo shton se me të njëjtin koncept, prof. Vangjeli kishte porositur dy monumentet e gladiatorëve, që do të zinin vend në hyrje të Amfiteatrit të sapozbuluar”.

Negativët e dy monumenteve, u ruajtën për më shumë se 30 vjet në Muzeun e Durrësit, ndërsa më pas nën kujdesin e djemve të Skulptorit të Popullit, Janaq Paço, u instaluan nga bashkia në territorin e hershëm të Parkut Arkeologjik.

Ky territor, filloi të frekuentohej masivisht pas viteve 1990, dhe kur bunkerët e shumtë të ndërtuar gjatë diktaturës u transformuan në lokalet e para të bregdetit.

“Më shumë se 100 kioska të përmasave të ndryshme u ngritën në hapësirën mes rrugës dhe bregdetit,” kujton Tristan Sherifi, sipas të cilit një pjesë ndërhynë edhe në Parkun e hapur arkeologjik”.

“Pas 10 vjetësh kioskat u larguan nga lulishtja, dhe vetëm atëherë u kuptua se edhe objektet arkeologjike ishin dëmtuar pa kthim,” shprehet fotografi durrsak.

Skulptori Qazim Kërtusha i rikthehet mundësisë së rilulëzimit të këtij Parku në të ardhmen.

“Kjo varet nga realizimi i të gjithë pavijoneve në Muzeun arkeologjik,” thotë Kërtusha. Vetëm atëherë mund të vendoset përfundimisht dhe në mënyrë shkencore për formën e një parku të ri.

Sipas tij, tani që përfundoi projekti i shëtitores bregdetare, ka një mundësi konkrete për ta rikonceptuar formën e parkut dhe veprat që duhen vendosur në lulishten e sapokrijuar. /BIRN/

Etiketa: Durresparku arkeologjiktaulantia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fshehën në trup 22 mijë franga zvicerane, procedohen 2 kosovarë në Durrës

12:34 : 30/06/2025
AKTUALITET

Zjarri në tregun ambulant në Durrës, procedohet penalisht pronari

10:05 : 30/06/2025
AKTUALITET

Zjarri në Tregun e Durrësit/ Banorët akuzojnë autoritetet për reagim të vonuar

18:36 : 29/06/2025
AKTUALITET

Zjarr masiv përfshin tregun ambulant në plazhin e Durrësit

16:58 : 29/06/2025
AKTUALITET

Gjendet një trup i pajetë në Durrës

15:58 : 29/06/2025
AKTUALITET

Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët! Historiku i IEVP Durrës

14:02 : 29/06/2025
Para

Itali, 101-vjeçarja shqiptare mposht Covidin për dy javë

TË GJITHA

Zjarr i madh në periferi të Elbasanit, rrezikohen disa banesa dhe një resort

15:43 : 01/07/2025

Bilanci i krimit: Në 6 muaj 19 vrasje, ende të pazbardhura 6 atentate

15:36 : 01/07/2025

Zgjedhje e pazakontë nga mesfushori i Kombëtares, zbulohet klubi që është pranë transferimit

15:35 : 01/07/2025
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu attends the weekly cabinet meeting at his office in Jerusalem, Israel, Sunday, May 5, 2019. (Abir Sultan/Pool Photo via AP)

Netanyahu javën e ardhme në SHBA, pritet takimi me Trump 

15:25 : 01/07/2025

Aksident i trefishtë në kryeqytet, një makinë përfshihet nga flakët

15:21 : 01/07/2025

Vrasja e Liridona Ademajt/ Instituti i Psikiatrisë kërkon kohë shtesë për ekzaminimin e Naim Murseli

15:19 : 01/07/2025

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër

15:08 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com