• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pastrimi i parave të pista/ Ku bllofon kryeministri?

15:36 : 26/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas skandalit të përgjimeve të Ndraghetës italiane, që kërkonte të ndërtonte tre kulla në qendër të Tiranës, duke rritur dyshimet se industria e ndërtimit në Shqipëri shërben për pastrimin e parave të pista, kryeministri Rama është përpjekur të bëjë alibinë e kësaj teze. Gjatë një konference shtypi në selinë e kryeministrisë, Rama e relativizoi problemin e pastrimit të parave duke thënë se nuk ekziston asnjë vend në glob që nuk ndeshet me këtë lloj kriminaliteti, këmbënguli se në Shqipëri ka filtra të fortë kontrolli për emigrantët që dërgojnë para dhe për ata që blejnë apartamente dhe së fundi tha se qeveria shqiptare është e gatshme të financojë këdo që do të investigojë në këtë drejtim: “Bëni një hetim se do jetë shumë i mirëseardhur se do na ndihmojë edhe ne“, tha ai gjatë konferencës për shtyp.

Por në fakt hetimet e studimet janë bërë dhe ato konfirmojnë krejt të kundërtën e atyre që thotë Rama.

Sipas një raporti të gushtit 2020, “Flukset financiare të paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”, nga “Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” (Global Initiative against Transnational Organized Crime) dhe i financuar nga projekti gjerman GIZ dhe ministria e Jashtme Norvegjeze, rezultatet janë shumë negative. Aty theksohet se “Rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017- 2019 në kryeqytet, nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për këtë periudhë 3 vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro”.

Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës theksonte në shkurt 2020 se ne jemi i vetmi vend europian që hyjmë në “zonën gri” për pastrimin e parave duke u renditur përkrah shteteve të botës së tretë.

Edhe agjencia Reuters në momentin kur nuk u hapën negociatat nga BE në korrik 2019 shkruante se një nga shkaqet që u ndëshkua Shqipëria, qe se ajo perceptohej si një nga vendet më të korruptuara të Evropës që nuk ka arritur të luftojë pastrimin e parave, prandaj përballet me rezistencë më të fortë nga shtetet e Evropës veriore.

Lexo edhe:

Bushati: Përdorimi i atyre që janë në burg, për politikën e ditës, ju bën dëm atyre që janë në Hagë

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

Nisur nga këto parametra tejet shqetësues për një vend, Fondi Monetar Ndërkombëtar kritikoi haptazi planet e kryeministrit Edi Rama për amnisti fiskale në korrik të vitit që shkoi.

“Ne përsërisim këshillën tonë kundër një amnistie fiskale për shkak se ajo mund të minojë nënshtrimin ndaj taksave. Para se të ndërmerret një hap i tillë duhet të ketë sisteme efikase për të dalluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe korrupsion”, tha FMN në deklaratë.

Pra janë arbitra të barazlarguar nga beteja e këtushme politike që e hedhin poshtë relativizimin që u mundua t’i bëjë Rama kësaj çështjeje duke thënë: “A ka pastrim parash? Ku nuk ka? Dini ndonjë vend që nuk ka? Të gjitha vendet luftojnë me paratë e pista. Dhe në Shqipëri rregullat e vendosura janë jashtëzakonisht të shtrënguara në raport me shumë vende të tjera. Dhe ky është një problem që unë e kam dhe e diskutoj vazhdimisht me institucionet përkatëse”.

Po ashtu edhe argumenti për filtrat e fortë që u qenkan vënë kompanive të ndërtimit nuk qëndron, për sa kohë studimet tregojë se mbi 60% e ndërtimeve në Tiranë ngrihen me para të pista. /Lapsi/

Etiketa: bllofipastrim parashRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Përdorimi i atyre që janë në burg, për politikën e ditës, ju bën dëm atyre që janë në Hagë

20:35 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025
AKTUALITET

BIRN: Protesta e veteranëve të UÇK-së nxit tensione të reja midis Kosovës dhe Shqipërisë

18:23 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Numrin ia mora mikut tonë të përbashkët Vuçiç”, Noka zbardh mesazhin e Ramës për Sinisha Mihajloviç

12:28 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
AKTUALITET

Begaj, nuk është për tu hequr, por për tu përqeshur

18:07 : 15/10/2025
Para

Tirana në kërkim të pasuesit të Dedes, në skenë del emri i ish-kapitenit të Partizanit

TË GJITHA

Horoskopi, 19 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 18/10/2025

Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm kur Hamasi të çarmatoset!

22:51 : 18/10/2025

Aksident i rëndë në Brazil, përmbyset autobusi të paktën 15 të vdekur

22:33 : 18/10/2025

Akuzohet se kërcënoi prokurorin gjatë mbrojtjes së klientit të tij, arrestohet avokati Ulian Barjami

22:14 : 18/10/2025

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025

Xheneta Fetahu rrëfen ndjenjat për Gjestin: Emocioni ishte i fortë

21:37 : 18/10/2025

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com