• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPK me bilance të paqarta në vendimin e gjyqtarit Sokol Ngresi

18:03 : 26/01/2021
në AKTUALITET, VETTING

Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, bilancet negative për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi ishin të vogla dhe të pamjaftueshme për të vendosur masë disiplinore.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Vlorës, njëkohësisht kandidat për një nga vendet vakante në Gjykatën e Lartë, Sokol Ngresi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 11 dhjetor 2020.

Sipas vendimit të zbardhur së fundmi nga KPK për rivlerësimin e Ngresit, Komisioni është fokusuar kryesisht te pasuria dhe mundësitë për të investuar në dy apartamente, një i blerë prej tij dhe një i blerë nga prindërit si dhe te mundësia e kursimeve cash të deklaruar në vitin 2004.

Sokol Ngresi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve 2000 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykatës së Apelit Vlorë prej vitit 2005. Në vitin 2014, ai u dekretua nga presidenti Bujar Nishani si anëtar i Gjykatës së Lartë, por ky vendim nuk mori pëlqimin e mazhorancës në Kuvend.

Aktualisht, Ngresi është kandidat për Gjykatën e Lartë në procesin që po zhvillohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Lexo edhe:

12 vite që ia “merr shpirtin” shqiptarëve, Rama tregohet “zemërgjerë” 2 ditë para zgjedhjeve: Falen gjobat!

VENDIMI/ Zgjatet afati për dokumentet e identitetit që skadojnë deri më 11 Maj

Procesi i vetingut për të u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Suela Zhegu dhe anëtar Lulzim Hamitaj.

KPK e paqartë mbi bilancin

Komisioni shprehet në vendim se gjeti tre vite me bilance negative, por vendimi nuk është i qartë se sa ishte përfundimisht bilanci negativ që rëndonte mbi Ngresin.

Sipas një analize financiare që përfshin vitet 2012, 2014 dhe fillimi i vitit 2015, si dhe një tabele për vitin 2016, në total bilancet negative ishin rreth 700 mijë lekë. Megjithatë, sipas një tabele përmbledhëse që analizon pasurinë nga viti 1996 deri në vitin 2016, bilanci negativ është vetëm 170 mijë lekë në vitin 2016.

Në vendim gjenden gjithashtu të dhënat për vitin 2014, në të cilat Ngresi rezultonte fillimisht me bilanc negativ prej 119 mijë lekësh, por një tabelë e dytë e nxjerr atë me bilanc pozitiv prej rreth 100 mijë lekësh. Ndonëse të dhënat për vitin në të dy tabelat janë të njëjta, përfundimi del i ndryshëm.

Në arsyetim mbi bilancin negativ, KPK shprehet se ai nuk ishte i tillë që të sillte shkarkim.

“Komisioni argumenton se balanca negative e rezultuar nga analiza financiare për subjektin nuk është në atë masë sa subjekti të konsiderohet fajtor dhe, për pasojë, të passjellë aplikimin e një mase disiplinore,” thuhet në vendim.

Ndërkohë, një analizë financiare mbi pasurinë e prindërve, e cila rezultoi fillimisht me bilanc negativ prej 1.1 milion lekësh, u ndryshua nga Komisioni, pasi Ngresi solli dokumente shtesë që provonin të ardhurat e tyre nga pensionet dhe rishikimin e kursit të këmbimit.

Komisioni po ashtu vendosi të pranonte si të ligjshme 18 mijë euro që Ngresi i kishte deklaruar në vitin 2004 si kursime, edhe pse nuk ishin deklaruar në deklaratën e parë të vitit 2003. Ngresi pretendoi në KPK se bëhej fjalë për një paqartësi mbi mënyrën e deklarimit, pasi kursimet kishin qenë të përbashkëta me prindërit edhe pse ishte deklaruar se ishin siguruar prej tij dhe bashkëshortes.

“Subjekti ka shpjeguar në përgjigje të pyetësorit se shuma prej 18.000 euro ka qenë e familjes së tij dhe e prindërve respektivisht në masën 50 % dhe se nuk e ka deklaruar në DPV pasi nuk e kishte të qartë mënyrën e deklarimit,” thuhet në vendim.

Komisioni bëri një llogaritje të të ardhurave dhe shpenzimeve të familjes nga viti 1996 deri në vitin 2003 dhe doli në përfundimin se Ngresi i kishte mundësitë të bënte kursimin e shumës së mësipërme.

Në vendimin e zbardhur nuk vihen në dukje probleme në dy kriteret e tjera. Sipas vendimit, Ngresi dha përgjigje për disa denoncime, që sipas KPK ishin bindëse. Ndërkohë, KPK vetë nuk identifikoi probleme në kriteret e figurës dhe profesionalizmit, duke vendosur në fund të konfirmonte në detyrë gjyqtarin. /BIRN/

Etiketa: kpkNgresivendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

12 vite që ia “merr shpirtin” shqiptarëve, Rama tregohet “zemërgjerë” 2 ditë para zgjedhjeve: Falen gjobat!

15:13 : 09/05/2025
AKTUALITET

VENDIMI/ Zgjatet afati për dokumentet e identitetit që skadojnë deri më 11 Maj

14:33 : 07/05/2025
AKTUALITET

Celibashi “kapet mat”/ Ish-komisionerja e PS-së kontrollon votën e diasporës, burri i saj krijoi “Aktivistin”

14:06 : 07/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

DOKUMENTI/ Berisha nxjerr faktet: Gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar me burg në Greqi

09:39 : 05/05/2025
AKTUALITET

“Shko e merre vetë zarfin e votimit”/ PD ankesë në KQZ: Të merren masa urgjente

09:31 : 05/05/2025
Para

Atentati ndaj Marjon Mitros në Vlorë, shoqërohen në komisariat 8 persona/ Detajet

TË GJITHA

Zgjedhjet e 11 Majit/ Vëzhguesit e OSBE-ODIHR monitorojnë procesin në një QV në Berat

08:19 : 11/05/2025

Nuk nis procesi i votimit në disa zona të thella të Shkodrës! Komisionerët s’janë paraqitur ende në QV

08:16 : 11/05/2025

E pazakontë në Fushë Krujë, qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten

08:11 : 11/05/2025

Incident në Elbasan/ Qytetarja fotografon votën, bllokohet nga komisionerët

08:09 : 11/05/2025

Probleme me pajisjen e identifikimit biometrik! Qytetarët nuk mund të votojnë në një QV në Tiranë

07:51 : 11/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit nisin me probleme teknike në Lezhë, vonesa në një qendër votimi

07:45 : 11/05/2025

Përplasja në Dibër/ Xhemal Gjunkshi: Ka pasur dy herë të shtëna me armë zjarri

07:28 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com