• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Qindra rusë në paraburgim pas protestave në mbështetje të Navalny-t

15:56 : 25/01/2021
në BOTA

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian debatuan të hënën për një përgjigje ndaj arrestimit të udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny dhe shtypjes policore të protestave të organizuara gjatë fundjavës ku kërkohej lirimi i tij. Drejtuesi i opozitës u arrestua një javë më parë pas kthimit në Rusi nga Gjermania, ku ai qëndroi disa muaj për t’u kuruar pas helmimit që gati çoi në vdekjen e tij. Zoti Navalny fajëson qeverinë ruse për helmimin e tij, por Kremlini e mohon. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Charles Maynes njofton nga Moska.

Arrestime…pas arrestimesh…pas arrestimesh.

Të shtunën u arrestuan… më shumë se 3,000 protestues.
Autoritetet kishin premtuar një përgjigje të ashpër duke argumentuar se protestat ishin jo vetëm të paligjshme, por një rrezik për shëndetin publik për shkak të koronavirusit.

Në sheshin Pushkin në qendër të Moskës, demonstruesit kishin dalë për të kërkuar lirimin e udhëheqësit të opozitës Alexey Navalny, i burgosur pas kthimit në Rusi vetëm disa muaj pasi u helmua me një agjent nervor, që gati i mori jetën.

Disa protestues kërkonin ndryshim pas pushtetit dhjetra vjeçar të presidentit Vladimir Putin.

Lexo edhe:

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

Protesta masive në Nepal kundër korrupsionit, shkon në 72 numri i viktimave

“Kurrë nuk kam parë një president tjetër në vendin tim, jam 24 vjeçe dhe jam disi e lodhur”, i tha Ksenia, një demonstruese në Moskë, Zërit të Amerikës.

“Nëna dhe babai më thanë, ‘Jo, Kariel, nuk duhet të shkosh në protesta, nuk duhet të ngrihesh kundër Putinit pasi nuk mundesh’”, i tha Zërit të Amerikës Kariel, një demonstruese.

“As unë nuk kam frikë ashtu si Navalny,” shkruhet në një pankartë.

Mitingje të ngjashme u zhvilluan në mbarë vendin, në qytete të largëta si Khabarovsk, Irkutsk dhe Vladivostok ndërsa Kremlini minimizoi numrin e protestuesve që dolën të shtunën.

Protestuesit madje dolën në rrugë në veriun e largët, në Yakutsk ku temperatura shënoi minus 50 gradë Celsius.
Pjesëmarrja tregon se mesazhi i Navalny-t kundër korrupsionit i përhapur në rrjetet sociale – po përhapet tek të gjithë, veçanërisht tek të rinjtë, pavarësisht përpjekjeve të Kremlinit për ta etiketuar atë si politikisht të parëndësishëm, apo si një mashtrues të mbështetur nga Perëndimi.

Ajo që nuk është e qartë është nëse protestat do të ndryshojnë fatin e Navalny-it.
Udhëheqësi i opozitës po mbahet aktualisht në një burg të Moskës për shkelje të pretenduara të një lirimi me kusht.
Por ai përballet me mundësinë e një dënimi më të gjatë me burg, për ato që Navalny dhe mbështetësit e tij thonë se janë akuza të trilluara.

“Mënyra se si e morën dhe se si e arrestuan ishte plotësisht në kundërshtim me ligjin rus. Në kundërshtim me kushtetutën. Dhe kur mund ta bëjnë këtë me një person si ai, që ka miliona ndjekës, mund ta bëjnë shumë lehtë me ne”, thotë Ilya, për Zërin e Amerikës.
Autoritetet filluan hetime të reja penale kundër disa protestuesve që ata thonë se sulmuan policinë. Ndaj tyre mund të pasojnë dënimet me burg.
Taktika e qeverisë ka funksionuar në të kaluarën për të shtypur zërat opozitarë në vend.
Sa e efektshme do të jetë kjo taktikë këtë herë, është një pyetje në mendjet e shumë njerëzve.
Mbështetësit e Navalny-t thotë se demonstratat do të vazhdojnë për sa kohë që lideri i opozitës të mbetet pas hekurave./VOA/

Etiketa: NavalnyprotestaQindra rusë në paraburgim

Lajme të lidhura

BOTA

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

21:45 : 14/09/2025
BOTA

Protesta masive në Nepal kundër korrupsionit, shkon në 72 numri i viktimave

14:52 : 14/09/2025
RAJONI

“O Hashim, ti ku je…”/ Protestë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së (Video)

13:11 : 14/09/2025
BOTA

Tubim masiv kundër emigracionit në Londër! Çfarë ndodhi në protestën “Unite the Kingdom” (Video)

11:43 : 14/09/2025
AKTUALITET

Ervin Salianji propozon protesta në ditën e parë të Parlamentit

16:19 : 10/09/2025
AKTUALITET

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

15:59 : 10/09/2025
Para

Cardi B del në rrugë me fustan transparent që i ekspozon pjesët intime (Foto)

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com