Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, iu drejtohet qytetarëve me një mesazh këtë të diel, duke iu thënë të mos humbasin kurrë besimin te mjekët.
Në një mesazh në “Facebook”, rrugës për në Spitalin Infektiv, mjeku Kalo thekson se ata po bëjnë një punë të palodhur për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish të prekur nga kjo “ flamë mbarëbotërore” e koronavirusit
Mes të tejrash, Kalo jep edhe një mesazh për skandalin te spitali Shefqet Ndroqi, me sanitaren Tire Alldervishi, që hiqej si infermiere duke zhvatur familjarët e pacientëve, duke thënë se disa episode të njerëzve të pamoralshëm nuk duhet të zhbëjnë kurrë mirëbesimin.
Mesazhi i Kalos:
Kohë kovidiane…. E Djelë 24.01.2021….. Udhës me autobuzin e Unazës për në Spital, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive/Covid-1, Qëndra Spitalore Universitare “ Nënë Tereza”, Tiranë….
Në Spital ku sheh e prek realitetin e Punës, Përkujdesit, Përkushtimit, Profesionalizmit e Humanizmit të një Ekipi të tërë Mantelbardhësh, Infermjerësh, Sanitaresh e Stafit mbështetës….
Infermjeret e papërtuara e duararta të Pavjonit të Parë: Luljeta, Suada, Aida dhe Xhesjana janë aty në çdo çast për të ofruar më të mirën e përkujdesit shëndetsor përkundrejt të sëmurëve me Covid-19….
KURRË mos e humbni besimin në punën e përkujdesin tonë, për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish të prekur nga kjo “ flamë mbarëbotërore”….
Disa episode të shkëputura të keqsjelljes dhe shpërdorimit të besimit nga publiku i gjërë të kryera prej individëve të pa moralshëm, që si kudo gjinden edhe në stafin mjeksor, NUKU mundet dhe nuku duhet kurrë të zbehë apo zhbëjë
Mirëkuptimin dhe Mirëbesimin tonë reciprok….Ju duam dhe jemi aty duke vënë jo pak në rrezik edhe jetët tona, sepse ndjenja e detyrës sonë sublime prevalon dhe kurdoherë do kujdesemi për JU…. Together forever!!!