• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmimet e apartamenteve, ja sa do të rriten në Tiranë/ Shkak taksat e Bashkisë

08:09 : 24/01/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Disa nga ndërtuesit kryesorë që janë duke u përgatitur për zbatimin e projekteve të reja për zonat rezidenciale në kryeqytet parashikojnë rritjen e çmimeve të apartamenteve për vitin 2021. Ndër arsyet kryesore që ata japin për ndryshimin e çmimeve të shtëpive është shtimi i kostove nga taksat dhe rritja e cilësisë së ndërtimit.

Ndërtuesi Hajredin Fratari pohoi për “Monitor” se çmimet e apartamenteve për ndërtimet e reja të vitit 2021 në zonën e Kasharit do të rriten 10% krahasuar me vite më parë. Në vitet e fundit, çmimet e apartamenteve në komplekset e ndërtuara në Kashar nga Hajredin Fratari kanë mbetur të pandryshuara (çmimet variojnë 630-650 euro për metër katror).

“Pres që së shpejti të nis punimet për objekte të reja në zonën e Kasharit, pas marrjes së lejes së ndërtimit. Çmimet pritet të kenë rritje, për shkak të disa taksave që ka vendosur bashkia, si dhe rëndimi nga kostot e transportit të dherave. Edhe tarifa për këtë shërbim është e lartë. Çmimet e apartamenteve do të rriten aq sa do të rriten edhe taksat e bashkisë.

Kostot e taksave të bashkisë llogariten 70 euro për metër katror (50 euro për metër katror llogaritet taksa 9% e bashkisë për zonën e Kasharit +20 euro për metër katror, taksa 3% e strehimit) në këto nivele do të rriten edhe çmimet e apartamenteve. Nga 630 euro që shiten aktualisht do të shkojnë 700 euro për metër katror”.

Apartamentet në kompleksin ekzistues rezidencial të Kasharit, të ndërtuara nga Hajredin Fratari, shiten me kredi bankare dhe blerësit janë kryesisht nga shtresa e mesme e popullsisë, si nëpunës, mjekë, arsimtarë që përballojnë çmime të ulëta shitjeje.

Lexo edhe:

Pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit, rriten sërish çmimet e naftës

Raketat ndezin bursat në botë, nafta kërcen në 188 lekë për litër

Rritje të çmimeve pritet të ketë edhe për apartamentet e reja që do të ndërtojë kompania “Kika Construction” në Komunën e Parisit. Çmimi i apartamenteve të shitura deri në mesin e vitit 2020 në kompleksin “Kika” ishte 1300 euro për metër katror, ndërsa për ndërtimet e reja, çmimi pritet të jetë rreth 10% më shumë.

Përfaqësuesi i kompanisë, Aliel Kika, shpjegoi më herët për “Monitor” se te ndryshimi i çmimit do të ndikojë rritja e cilësisë së ndërtimit. “Për sa i përket projektit të ri të kompanisë që parashikohet të nisë në vitin 2021, ne ende nuk e kemi përfunduar llogaritjen e kostos, por parashikojmë që çmimet të jenë më të larta, pasi do të zbatojmë një standard më të lartë cilësie tek pjesa e rifiniturës.

Ky pallat rezidencial mendohet të jetë i fundit që ne do të ndërtojmë në Komunën e Parisit, pjesë e kompleksit aktual, atëherë fasada, ndriçimi dhe veshjet e brendshme të korridoreve do të jenë me standard të një cilësie më të mirë. Për këtë mund të ketë një rritje të çmimit që do të justifikohet nga shpenzimet për rifiniturën. Ndërsa nga pikëpamja teknike, standardi konstruktiv do të vazhdojë të jetë i njëjtë, pasi në të gjitha ndërtimet e kryera është ofruar maksimumi i cilësisë”, tha z. Kika.

Apartamentet në Komunën e Parisit, sipas tij, po blihen më shumë nga familjarët, që i përkasin një target-grupi të moshës nga 40 vjeç deri në 60 vjeç, ku në përbërje të familjes janë 4 anëtarë (tipologjia e apartamenteve më të shitura është ai 2+1), individë të moshës nga 60 deri në 70 vjeç, të cilët parapëlqejnë apartamente me sipërfaqe 50-60 m², të cilët blerjen e bëjnë me kursimet e tyre ose me ndihmën e fëmijëve.

Parashikimet për çmimet e apartamenteve për vitin 2021 të përfaqësuesve të agjencive real estate janë ndryshe nga ato të ndërtuesve. Dritan Caka, Ceo në “Devinf”, tha se kërkesa në 2021 do të jetë e ulët, ndërsa oferta do të mbingopet. Kjo, sipas tij, mund të sjellë ulje të çmimeve ose t’i mbajë të pandryshuara krahasuar me 2020.

“Mendoj se çmimet e apartamenteve do të mbeten në këto nivele, nuk mendoj se do të ketë rritje, për shkak të trendit të ulët të kërkesës. Nëse oferta do të rritet më shumë se çfarë ishte një vit më parë, pra do të ketë mbingopje të tregut, ndërsa kërkesa e pritshme do të jetë e ulët, çmimet edhe mund të pësojnë ulje të lehtë ose do të mbeten të pandryshueshme”, thotë Caka.

Në vitin e kaluar, çmimet e apartamenteve në zonat e periferisë u rritën 20% krahasuar me 2020-n. Frika nga infektimi dhe dëshira e njerëzve për t’u larguar nga zhurma e qendrës dhe ndotja e përqendroi më shumë kërkesën për banesa në zonat periferike ku ajri është më i pastër. Kërkesa për këto zona u rrit edhe pas tërmetit, sidomos për apartamente në pallate të ulëta. /Monitor/

Etiketa: apartamentecmimerritje

Lajme të lidhura

BOTA

Pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit, rriten sërish çmimet e naftës

15:43 : 15/07/2026
AKTUALITET

Raketat ndezin bursat në botë, nafta kërcen në 188 lekë për litër

18:14 : 13/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria destinacion turistik, por me çfarë kostoje?

22:25 : 09/07/2026
AKTUALITET

Nga ushqimet te qiratë/ Jetesa në Shqipëri e papërballueshme, inflacioni në nivelin më të lartë

13:42 : 08/07/2026
AKTUALITET

Ligji i ri për pronat, përgjysmohet taksa për shtëpinë e parë

20:12 : 17/06/2026
AKTUALITET

Barnat më shtrenjtë se rajoni, analiza nxjerr diferenca të forta në çmimet e medikamenteve

21:23 : 09/06/2026
Para
Ilustruese

Aksident i 3-fishtë, humb jetën 1 person dhe plagosen 2 të tjerë/ Detajet

TË GJITHA

Alarm te Liqeni Artificial! Gjarpërinj helmues pranë këndit të lojërave

15:52 : 22/07/2026

Banesa merr flakë në Kuçovë, komshinjtë shpëtojnë 90-vjeçaren që jetonte e vetme

15:40 : 22/07/2026

Spanja, vendi me zonat më të mëdha të djegura këtë vit në Evropë

15:27 : 22/07/2026

Nga Bovilla në Adriatik: Ujërat në Shqipëri në “pushtetin” e ndotjes

15:23 : 22/07/2026

Gjendet i vdekur në Paris Daniel Siad, i dyshuar se rekrutonte vajza të reja për Epstein

15:07 : 22/07/2026

SHBA-ja dhe Ukraina arrijnë marrëveshjen e rëndësishme për dronët

15:02 : 22/07/2026

Facebook, Instagram dhe Messenger jashtë funksionit për shumë përdorues!

14:52 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet