• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pronësia e një apartamenti, huatë dhe dhurimet, ja problemet me pasurinë e deklaruar të Lindita Nikollës

15:08 : 22/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministrja e Arsimit në vitet 2013-2018, Lindita Nikolla deklaron pasuri familjare me vlerë 26 milionë lekë, të investuara kryesisht në pasuri të patundshme dhe likujditete bankare.

Lindita Nikolla u zgjodh ministre e Arsimit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e ushtoi detyrën deri në dhjetor 2018, kur u largua nga qeveria pas protestave maratonë të studentëve.

Lindita Nikolla ka përfunduar studimet për Matematikë në fakultetin e Shkencave të Natyrës në vitin 1989 si dhe studimet Mastër për Administrim Publik në universitetin jo-publik, Albanian University.

Znj. Nikolla është përfshirë në politikë në vitin 2003 si këshilltare e Këshillit të njësisë bashkiake nr. 1 në Tiranë dhe në zgjedhjet lokale të vitit 2007 u zgjodh si kryetare e kësaj njësie për dy mandate radhazi.

Në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, Znj. Nikolla u zgjodh deputete në qarkun e Tiranës dhe në shtator 2013 iu besua posti i ministres së Arsimit. Znj. Nikolla u pasua në këtë detyrë nga Besa Shahini dhe më pas nga ministrja aktuale, Evis Kushi.

Lexo edhe:

KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Mirela Zavalani

Dosja “Partizani”/ Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë lirim të pasurive të sekuestruara nga SPAK

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministres Lindita Nikolla nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministrja Lindita Nikolla nga viti 2007 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2007, Lindita Nikolla deklaronte pasuri familjare me vlerë 18.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018 pasuria familjare kap vlerën e 26 milionë lekëve.

Znj. Nikolla zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 16.1 milionë lekë, likujditete bankare prej 7.3 milionë lekësh, automjet me vlerë 1.9 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 400 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 45.4 milionë lekë, nga të cilat 37% burojnë nga paga e Znj. Nikolla dhe gati 50% nga pagat e familjarëve. Rreth 12% e të ardhurave kanë si burim honoraret nga botimet si dhe një bursë studimi të bashkëshortit të Znj. Nikolla.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilat lidhen me të dhënat e paqarta për pronësinë e një apartamenti, dhurimet si dhe një huamarrje.

Më konkretisht në vitin 2007, Znj. Nikolla dhe bashkëshorti i saj deklarojnë marrjen e një kredie me vlerë 3 milionë lekë për blerjen e një apartamenti në Golem të Kavajës, por apartamenti dhe çmimi i tij i plotë nuk janë deklaruar në kategorinë e aseteve.

Në vitin 2012, bashkëshorti i Znj. Nikolla deklaron se ka përfituar 182m2 tokë arë përmes dhurimit. Ndërsa në vitin 2013, ai deklaron marrjen e një hua prej 6 mijë eurosh tek një mik, shumë e cila rezulton e pakthyer deri në fund të vitit 2018.

Ndërkohë në vitin 2014, bashkëshorti i Znj. Nikolla deklaron se ka përfituar një bursë studimi prej 24 mijë eurosh nga Ecole Des Hautes Etudes, por nuk ka të dhëna mbi kosto apo shpenzime të tjera për studime jashtë shtetit.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata Pas largimit nga Funksioni   /BIRN/

Etiketa: deklarimeLindita Nikollapasuri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Mirela Zavalani

11:01 : 24/10/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë lirim të pasurive të sekuestruara nga SPAK

11:50 : 23/10/2025
AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani

09:03 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj miliona euro pasuri, me 5 dënime dhe fisin me punë në bashki

22:43 : 15/10/2025
SHOW BIZ

Pas betejës ligjore për trashëgiminë, vajza e Michael Jackson përfiton 55 milionë euro

22:09 : 15/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Dy shtete europiane kërkojnë ndarjen e pasurive të konfiskuara, duhet ndryshuar ligji

17:49 : 14/10/2025
Para

Studentët: Kërkojmë rikthim në auditore, në të kundërt protesta

TË GJITHA

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

18:35 : 26/10/2025

Real Madrid fiton “El Clasico-n” dhe nis shkëputjen nga Barcelona (Video)

18:27 : 26/10/2025

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

18:02 : 26/10/2025

Foto-Emri/ E rëndë në Itali, 19-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesë nga i vëllai!

17:54 : 26/10/2025

Skandal me sigurinë ushqimore në Tiranë, pas makaronave dhe çokollatat dalin me krimba!

17:43 : 26/10/2025

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

17:26 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com